LIVE UPDATES
Bota

Ukraina përgatitet për bisedime në Evropë, mes sulmeve vdekjeprurëse ruse

Në prag të takimeve, një sulm ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajonin përreth vrau të paktën dy persona dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët herët më 5 janar.

5 January 2026, 13:33 Nga I.A
Ukraina përgatitet për bisedime në Evropë, mes sulmeve
Foto Ilustruese

UKRAINË- Pas muajsh përparimi të pasigurt në procesin e paqes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi do të përqendrohet këtë javë te aleatët evropianë në dy takime, me shpresën për ta “përshpejtuar fundin” e luftës së Rusisë kundër vendit të tij.

Në prag të takimeve, një sulm ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajonin përreth vrau të paktën dy persona dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët herët më 5 janar.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës raportoi se sulmi shkaktoi zjarr në një institucion mjekësor në distriktin Obolon të Kievit, ku kishte një sallë operacioni. Pas shuarjes së zjarrit, brenda ndërtesës u gjet një trup i pajetë, shtoi shërbimi i emergjencave.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia kreu sulme gjatë natës me nëntë raketa, përfshirë balistike, dhe 165 dronë sulmues.

Ndërkohë, Ukraina do të presë më vonë gjatë 5 janarit një takim të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve evropiane, përfshirë ato të mbështetësve kryesorë të Kievit: Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Më 6 janar, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të organizojë në Paris një takim të udhëheqësve evropianë në një seancë edhe më vendimtare — në të cilën udhëheqësi francez ka premtuar se mbështetësit e Kievit do të bëjnë angazhime “konkrete” për sigurinë e Ukrainës.

Në prag të bisedimeve, Zelensky u zotua se vendi i tij është i përgatitur për të gjitha mundësitë.

“Do të ketë takime në Evropë që duhet të bëhen një tjetër kontribut për mbrojtjen tonë dhe për përshpejtimin e përfundimit të luftës”, tha ai më 4 janar në fjalimin e tij të përnatshëm me video.

“Ukraina do të jetë e përgatitur për të dyja rrugët e mundshme përpara — diplomacinë, të cilën po e ndjekim, ose vazhdimin e mbrojtjes aktive nëse presioni nga partnerët tanë ndaj Rusisë rezulton i pamjaftueshëm”, tha ai.

“Ukraina kërkon paqe. Por Ukraina nuk do t’ia dorëzojë forcën e saj askujt”, shtoi ai.

Një ditë më parë, Zelensky këmbënguli se nëse nuk mund të arrihet një përfundim diplomatik i luftës gjatë negociatave për paqe, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të plotë rus.

“Nëse Rusia i bllokon të gjitha këto — dhe siç thashë, kjo varet nga partnerët tanë — nëse partnerët tanë nuk e detyrojnë Rusinë të ndalë luftën, do të ketë një rrugë tjetër: të mbrohemi”, tha ai më 3 janar.

Trump në nëntor 2025 e shtyu Zelenskyn të pranonte një propozim paqeje me 28 pika, të cilin shumë e panë si dukshëm të favorshëm për Rusinë.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë — të udhëhequr nga Britania, Franca dhe Gjermania — u angazhuan me shpejtësi për të zhvilluar një kundërpropozim, duke paraqitur përfundimisht një plan me 20 pika që përfshinte më shumë interesat e Kievit, veçanërisht në lidhje me garancitë e sigurisë dhe integritetin territorial.

Në takimet e tij me evropianët, Zelensky pritet të theksojë nevojën për garanci sigurie — nga Evropa, por gjithashtu në koordinim me sigurime të forta të dëshiruara nga Shtetet e Bashkuara.

Macron ka folur për të ashtuquajturin Koalicioni i të Vullnetshmëve — një grupim joformal prej më shumë se 20 vendeve perëndimore që kanë shprehur mbështetje për Ukrainën — dhe ka sugjeruar se propozime konkrete mund të paraqiten në takimin e Parisit.

Zelensky ka shprehur skepticizëm lidhur me interesin real të presidentit rus, Vladimir Putin, për të arritur një marrëveshje paqeje.

Më 29 dhjetor, Rusia pretendoi se Ukraina kishte shënjestruar një nga rezidencat e Putinit dhe tha se Moska do të hakmerrej dhe do të rishikonte qëndrimin e saj në negociata.

Kievi e mohoi me forcë se kishte shënjestruar Putinin ose ndonjë nga rezidencat e tij, duke akuzuar Kremlinin se po e përdorte këtë si pretekst për të sulmuar zona civile.

Trump fillimisht la të kuptohej se mund t’i kishte pranuar pretendimet ruse. Por pasi CIA përfundoi se sulmi nuk kishte ndodhur kurrë, ai u duk se u rreshtua me Kievin dhe e përsëriti këtë qëndrim më 4 janar.

“Nuk besoj se ai sulm ka ndodhur”, u tha Trump gazetarëve. “Diçka ka ndodhur mjaft afër, por nuk kishte asgjë të bëjë me këtë”,

Më 4 janar, Zelensky tha se Rusia kishte kryer më shumë se 2.000 sulme ajrore ndaj Ukrainës gjatë javës së kaluar dhe përsëriti thirrjen e tij për ndihmë shtesë nga Perëndimi.

“Stabiliteti dhe parashikueshmëria e ndihmës për Ukrainën janë ato që vërtet mund ta shtyjnë Moskën drejt diplomacisë. Ne po llogarisim në ndihmë të mëtejshme mbrojtëse”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe Rusia kishte lëshuar më shumë se 1.070 bomba planuese, gati 1.000 dronë dhe gjashtë raketa kundër Ukrainës.

“Çdo raketë për sistemet e mbrojtjes ajrore që aktualisht ndodhet diku në depot e partnerëve mund të mbrojë realisht jetë njerëzish”, tha ai.

Krahas sulmeve të përnatshme ruse me dronë dhe raketa, Ukraina po lufton për të mbajtur pozicionet kundër pushtuesve rusë në lindje të vendit.

Më 4 janar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin marrë kontrollin e qytetit Podoly në rajonin verilindor të Ukrainës, Harkiv.

Ministria tha gjithashtu se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 57 dronë mbi rajonin e Moskës vetëm më 4 janar, nga gjithsej 437 të rrëzuar në të gjithë vendin gjatë asaj dite.

Këto pretendime nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase thanë se numri i viktimave nga një sulm rus mbi një zonë banimi në Harkiv më 2 janar ishte rritur në gjashtë, përfshirë një djalë 3-vjeçar, ndërsa të paktën 30 persona të tjerë u plagosën./REL

ukraina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin