LIVE UPDATES
Bota

Ushqimet mbajnë gjallë industrinë, nafta dhe kromi në rënie gjatë 2025

Rritja e prodhimit të çimentos, betonit, kabllove elektrike dhe produkteve ushqimore u shoqërua me një rënie të ndjeshme të vlerës së shitjeve të naftës bruto dhe xeherorëve të kromit.

29 September 2026, 07:28 Nga E. D
Ushqimet mbajnë gjallë industrinë, nafta dhe kromi në
foto ilustruese

TIRANË- Industria shqiptare shënoi rritje në prodhimin e disa prej produkteve kryesore gjatë vitit 2025, por rezultatet e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM) të INSTAT tregojnë një tablo të ndryshme për vlerën e shitjeve, veçanërisht në sektorët nxjerrës. Rritja e prodhimit të çimentos, betonit, kabllove elektrike dhe produkteve ushqimore u shoqërua me një rënie të ndjeshme të vlerës së shitjeve të naftës bruto dhe xeherorëve të kromit.

Prodhimi i çimentos Portland arriti në 1.99 milionë tonë në vitin 2025, duke u rritur me 2.5% krahasuar me një vit më parë. Edhe prodhimi i betonit të gatshëm u zgjerua me 3.5%, në 1.77 milionë tonë. Një tjetër industri me rritje të dukshme ishte ajo e sistemeve të fijeve elektrike të izoluara për automjete, prodhimi i të cilave arriti në rreth 263 milionë copë, 8.7% më shumë se në vitin 2024.

Rritje të konsiderueshme u regjistrua edhe në industrinë ushqimore. Prodhimi i bukës së freskët arriti në 67.2 mijë tonë, me një rritje prej 8.4%, ndërsa prodhimi i sallameve dhe produkteve të ngjashme me mish u rrit në 13.3 mijë tonë. Prodhimi i ujit mineral dhe ujit të gazuar u zgjerua gjithashtu, nga 4.98 milionë hektolitra në vitin 2024 në 5.09 milionë hektolitra në vitin 2025.

Megjithatë, rritja e prodhimit fizik nuk është përkthyer në mënyrë të njëtrajtshme në rritje të vlerës së shitjeve. Rasti më i dukshëm është nafta bruto. Prodhimi ra në 634.3 mijë tonë në 2025, ndërsa vlera e shitjeve u tkurr nga 29.9 miliardë lekë në 22.6 miliardë lekë. Në terma vjetorë, kjo përfaqëson një rënie prej 24.3% të vlerës së shitjeve.

Të njëjtin drejtim mori edhe industria e kromit. Prodhimi i xeherorëve dhe koncentrateve të kromit zbriti nga 588 mijë tonë në 502.8 mijë tonë në 2025, ndërsa vlera e shitjeve ra nga 14.9 miliardë në 11.35 miliardë lekë, ose 23.9% më pak se një vit më parë.

Në krahun tjetër, disa produkte të industrisë përpunuese dhe të ndërtimit kanë shënuar rritje të vlerës së shitjeve. Rritja më e madhe ndër produktet kryesore është regjistruar për llaçin e prodhuar në fabrikë, me 19.5%, dhe aluminin e lidhur të papërpunuar, me 15.4%. Shitjet e ujit mineral dhe ujit të gazuar u rritën me 8%, ndërsa ato të bukës së freskët me 11.1%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se struktura e industrisë shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te aktivitetet përpunuese. Prodhimi i produkteve ushqimore përbën 16.4% të vlerës totale të shitjeve të produkteve industriale, duke zënë peshën më të madhe ndër aktivitetet industriale. Pas tij renditet prodhimi i produkteve minerare jo metalike me 14.4%, ndërsa metalurgjia zë 8.4%.

Në vlerë absolute, nafta bruto vijon të jetë ndër produktet me vlerën më të madhe të shitjeve, me 22.65 miliardë lekë në vitin 2025, por distanca me produktet e tjera është ngushtuar për shkak të rënies së saj. Çimentoja Portland gjeneroi 19.37 miliardë lekë shitje, betoni i gatshëm 13.67 miliardë lekë, ndërsa xeherorët dhe koncentratet e kromit 11.35 miliardë lekë. Sistemet e fijeve elektrike për automjete arritën në 9.55 miliardë lekë, ndërsa uji mineral dhe i gazuar në 8.96 miliardë lekë./Monitor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin