LIVE UPDATES
Bota

Ushtria e detyrueshme/ DW: Të rinjtë në Beograd, Prishtinë dhe Berlin pikëpamje të ndryshme për kthimin e shërbimit!

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ka qenë temë e debatit dhe e pikave politike në Serbi prej vitesh.

30 January 2024, 08:42 Nga N.F
Ushtria e detyrueshme/ DW: Të rinjtë në Beograd, Prishtinë
Foto ilustruese

GJERMANI- Të rinjtë në Beograd, Prishtinë dhe Berlin kanë pikëpamje të ndryshme për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Gjithnjë e më shumë po flitet për të, por ka probleme serioze.

"Konfliktet ndodhin në botë dhe vendi duhet të mbrohet nëse ndodh një konflikt," thotë një i ri në rrugët e Beogradit, i pyetur nga DW nëse e mbështet rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ai e mbështet, thotë ai, sepse vendi duhet të jetë më i përgatitur. Të tjerë i thanë DW-së, se burrat sot janë "shumë të feminizuar”, "të paaftë” që ushtria duhet t'i sjellë në linjë, si "të parët tanë”.

Një i ri thotë se i gjithë diskutimi është "morbid" pas dy vrasjeve masive majt e kaluar në Serbi. "Nuk ka kaluar as një vit që nga ajo kohë dhe tashmë të rinjtë dhe fëmijët po përballen me vringëllimën e armëve mbi kokë, gjë që nuk është në përputhje me arsyen e shëndoshë.

Ushtritë kanë mangësi

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ka qenë temë e debatit dhe e pikave politike në Serbi prej vitesh. Mirëpo, në fillim të vitit u duk se u aktualizua, pasi Shtabi i Përgjithshëm i propozoi "komandantit suprem” Aleksandar Vuçiç që të rinjtë të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Nuk dihet ende se çfarë lloji të ushtrisë dhe sa kohë, kjo ende duhet të diskutohet.

"Na duhet të na jepet një periudhë e caktuar kohore që qendrat tona të rekrutimit të punojnë me kapacitet të plotë”, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç. "Kanë kaluar 13 vite nga pezullimi, nga ajo periudhë kemi 13 gjenerata që nuk janë as pjesë e reparteve rezervë. Pyetja kryesore mbetet, a duam një ushtri më të fortë apo më të dobët?"

Nga ana tjetër, ekspertët i përshëndetën njoftimet me komente të ndryshme. Ata thonë se ushtria profesionale po bie. Ashtu si në shumë vende evropiane, ushtria nuk ka mjaftueshëm njerëz.

"Oficerët në mbarë Evropën thonë se të rinjtë janë gjithnjë e më pak të interesuar për ushtrinë, për armët dhe luftën”, tha për DW analisti ushtarak Vlade Raduloviç.

"Edhe ata që aplikojnë në shërbimin profesional, për shkak të filmave dhe lojërave, kanë menduar se do të jenë si Rambo. E më pas përballen me realitetin në kazermë që dallon shumë nga marketingu. Zhgënjimi ndodh shpejt tek një pjesë e të rinjve dhe ata nuk e gjejnë veten në ushtri”, shton ai. Në Serbi, thotë ai, ushtarët profesionistë, nënoficerët dhe oficerët përballen me pyetje banale - a kanë të drejtë për një fundjavë falas, pushime, sa është orari i punës dhe sa është paga, a mund të avancojnë nëse nuk kanë lidhje të mira etj? E gjithë kjo shpesh i bënte të vendosnin të punonin në sektorin privat për para më të mira dhe jo në ushtri.

Trendi në rajon dhe Evropë

Edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka paralajmëruar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pas mbarimit të shkollës së mesme. Debati në Kroaci është i ngjashëm me atë në Serbi. Njoftime vijnë edhe nga Lëvizja "Vetëvendosje” e Albin Kurtit në Kosovë.

"Do të ishte mirë që çdo i ri të jetë i gatshëm për çdo gjë, nëse vendi përballet me ndonjë lloj konflikti”, na thotë një i ri në Prishtinë. Një tjetër thotë: "Unë mendoj se do të ishte më e arsyeshme nëse të gjithë do të kishin një zgjedhje të lirë, dhe jo nëse ushtria është me detyrim apo e imponuar".

Siç ka shkruar tashmë DW, një sërë vendesh evropiane kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në dhjetë vitet e fundit. Ukraina dhe Lituania e bënë këtë pas aneksimit të Krimesë, Suedia që nga viti 2018, Letonia që nga ky vit. Në Norvegji dhe Danimarkë, ushtria është e detyrueshme, por ka mjaft vullnetarë për të rimbushur forcat, kështu që askush nuk detyrohet të shkojë në fund. Edhe në Gjermani ka një diskutim të gjallë për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Një sondazh i fundit tregon se 52 për qind e gjermanëvee mbështesin shërbimin e detyrueshëm, ndërsa 32 për qind janë kundër tij. Megjithatë, sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më të zjarrtë janë ata që mbështesin shërbimit ushtarak. Të rinjtë në rrugët e Berlinit japin përgjigje të ndryshme në një sondazh të DW: "Mendoj se të gjithë duhet të bëhen ushtarë që nga mosha 18-vjeçare e tutje, sepse aktualisht kemi shumë pak ushtarë këtu”, thotë një i ri.

Një tjetër shprehet se është çmenduri që njerëzit i bashkohen ushtrisë vetëm për të vrarë më vonë veten në luftërat e organizuara nga dikush që rri komod në zyrë. "Ndoshta duhet të fusim sërish duele me armë? Lërini ata (ata nga zyrat) të vrasin njëri-tjetrin dhe të tjerët të jetojnë të lirë”, thotë ai.

Vlade Raduloviç thotë se, përpos problemeve reale, arsyeja e bisedimeve të vazhdueshme për shërbimin ushtarak duhet kërkuar edhe në politikë. "Shpesh është një marketing i lirë, veçanërisht në rajonin e Ballkanit. Është bukur të shtrosh temat e armëve dhe ushtrisë, sepse ndez emocionet e votuesve”.

Sipas sondazheve të deritanishme, mbi dy të tretat e njerëzve në Serbi mbështesin futjen e shërbimit të obligueshëm ushtarak. Edhe shumica e të rinjve e mbështesin këtë. Disa vite më parë qarkulloi një sondazh i agjencisë House of Wine, sipas të cilit 72.5 për qind e të rinjve (nga 17 deri në 30 vjeç) u deklaruan për ushtrinë e detyrueshme.

Analisti ushtarak Raduloviç thotë se kornizat mediatike në Serbi po përsëriten: vazhdimisht thuhet se edhe të rinjtë e mbështesin shërbimin e detyrueshëm. "Por pyesni ata konkretisht nëse do të shkojnë për të shërbyer? Ose, kur dikush është 27 vjeç, pyesni pse nuk ka shërbyer vullnetarisht, kur ka mundur?"

Ai mendon se ekziston një frikë reale se disa të rinj mund të shmangin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Duke marrë një alibi nga mjeku, gjë që bëhej më parë, apo edhe duke emigruar nga vendi. Prandaj, sipas Raduloviqit, duhet pasur kujdes dhe të veprohet gradualisht në ngritjen e reputacionit të ushtrisë, për të tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj që të shërbejnë vullnetarisht, para se të futet ndonjë detyrim.

Së fundi, çfarë do të thotë ideja e rikthimit të rekrutimit në rajon, a po vjen era konflikte të reja? "Kur jeton në një rajon të paqëndrueshëm dhe ke edhe një kontekst të paqëndrueshëm gjeopolitik, kur ke edhe njoftime nga fqinjët që përmendin edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak... e gjithë kjo sugjeron se ka përgatitje për konflikte të mundshme”, thotë Raduloviq. Megjithatë, ai shton: "Por kjo nuk është çështja. Qendrueshmëria afatgjatë e sistemit të mbrojtjes është thelbësore. Çfarë ndodh nëse vazhdon të ulet numri i njerëzve në ushtri?"

Marrë nga DW

 

ushtri prishtine beograd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin