1 March 2024, 07:49
Nga N.F
Alexei Navalny
RUSI- Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit lideri opozitar rus, Alexei Navalny i cili humbi jetën pak ditë më parë. Ngjarje e cila solli shumë reagime për shkak të dyshimeve se ai është vrarë dhe më pas nga peripecitë që kaloi nëna e Navalnyt për të parë trupin e pajetë të të birit. Ndonëse edhe pak orë kanë mbetur nga ceremonia mortore mësohet se ekipi i Navalnyt ka thënë se ata vazhdojnë të përballen me vështirësi. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë.
“Njerëz të panjohur po telefonojnë dhe kërcënojnë kompanitë e shërbimeve funerale nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha Yarmysh.
Varrimi është planifikuar të bëhet të sot në Maryino, në periferi të Moskës. Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën e Moskës në Kishën e Ikonës së Zojës, Shuaj Dhimbjet e Mia. Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye rreth orës 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny-t në YouTube. Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara.
Ekipi i tij -i cili ka inkurajuar njerëzit të marrin pjesë -ndau një hartë të itinerarit midis dy vendeve. Ata ndanë gjithashtu një listë të shteteve, nga Seuli në Romë, Montreal dhe Stokholm, ku njerëzit mund të bashkohen me shërbimet përkujtimore për Navalny. Është e paqartë se sa njerëz do të marrin pjesë në funeralin e kundërshtarit të ashpër të Putinit. Duke folur për BBC Newshour, ish-shefi i shtabit të Navalny, Leonid Volkov tha se ishte i shqetësuar për atë që mund të ndodhte gjatë ceremonisë në Moskë.
“Kam frikë se priten surpriza… sinqerisht, ndërsa flas tani, nuk e di nëse ato do t’i lejojnë njerëzit t’i thonë lamtumirë Alexeit,” tha ai. Ai shtoi se ekipi i Navalny-t ishte gjithashtu i shqetësuar se mund të lindnin probleme me kishën ku po mbahet shërbimi.
alexei navalny varrim kercenim
Bota
1 March 2024, 07:25
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Të enjten një gjykatës federal shpalli fajtore gazetaren investigative, Catherine Herridge për mospërfillje ...
Bota
1 March 2024, 07:20
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë e një këshilltareje të lartë politike të kryebash...
Bota
29 February 2024, 22:50
S.B
Ishulli i virgjër
KILI- Një ishull i madh i paprekur sa gjysma e Hong Kongut është në shitje momentalisht për 35 milion...
Bota
29 February 2024, 22:20
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Parlamenti Evropian (PE) ka thënë në një rezolutë që e miratoi të enjten se besueshmëria e...
Bota
29 February 2024, 22:01
S.B
Olaf Scholz
GJERMANI- Gjermania është akuzuar për një shpërdorim flagrant të inteligjencës pasi kancelari Olaf Scho...
Bota
29 February 2024, 21:35
S.N
Foto Ilustrim
GJERMANI- Një skenar filmi horror zbulohet përmes dosjeve sekrete ruse të nxjerra në dritë nga Financial Times,...
Bota
29 February 2024, 21:25
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bër...
Bota
29 February 2024, 21:10
S.N
Foto Ilustrim
FRANCË- Numri i të burgosurve në Francë tejkaloi më 1 shkurt çdo rekord të mëparshëm...
Bota
29 February 2024, 21:00
S.B
Gazsjellësi Trans-Adriatik
AZERBAJXHAN- Azerbajxhani do të fillojë furnizimin me gaz për Shqipërinë në vitin 2025 o...
Bota
29 February 2024, 20:47
S.N
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden tha sot se Washingtoni po kontrollon raportet sa i përket ushtarët izraelitë hapë...