Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
VD/ Me shpejtësi 500km/h, momenti kur kamioni që garonte me dy avionë shpërthen në flakë, humb jetën garuesi
Ai po ngiste një kamion të modifikuar me motorë reaktorë të fuqishëm dhe ishte në kulmin eshfaqjes së tij por që rezultoi të ishte e fundit dhe fatalja për të.
3 July 2022, 13:04Nga e.k
SHBA-Një shofer humbi jetën në momentin që kamioni i tij u përfshi nga flkakët kur ai po hapte parashutën dhe ishte në garë me dy avionë që lëviznin me shpejtësi mbi 500km/h.
Chris Darnell, 40-vjeç, humbi jetën tragjikisht në shafqjen e përvitshme ‘Battle Creek Air Shoë’ që mbahet në Michigan, SHBA. Ai po ngiste një kamion të modifikuar me motorë reaktiv të fuqishëm dhe ishte në kulmin e shfaqjes së tij por që rezultoi të ishte e fundit dhe fatalja për të.
‘Shoferi po kryente pjesën e tij të spektaklit. Ai humbi jetën kur shpërtheu kamioni i tij’, tha një dëshmitar.
Ky kamion përdoret tre motorë të avionëve Prat & Ëhitney J34-38, që zakonisht përdoren në mjetet fluturueses të ushtrisë amerikane ‘T2 Buckeys’, që do të thotë se prodhon mbi 36 mijë kuaj-fuqi dhe që mund të arrijë njuë shpejtësi deri në 580 km/h.
Darnell ishte një nga tre shoferët, përfshirë babain e tij, për ekipin Darnell Racing Enterprises, i cili zotëron tre kamionë reaktivë dhe performon në shfaqje në të gjithë vendin.