15 December 2022, 16:24
Nga F.M
Veri
KOSOVË- Një grua në Mitrovicën Veriore ka pësuar sulm në zemër të mërkurën pasi djali i saj u torturua nga dy persona të maskuar. Lajmin e ka bërë me dije një vajzë, e identifikuar si Vesena Bozhoviq e cila është prezantuar si mbesa e saj. Në një postim në Facebook të shpërndarë nga mediat e Kosovës, Bozhoviq thotë se asaj nuk i është lejuar të kalojë barrikadat nga serbët që kanë bllokuar rrugën në Zveçan dhe tezja ka ndërruar jetë.
“Tezja ime, e cila jeton në Kosovë, ka pësuar sulm në zemër sot pasi djali i saj u torturua nga dy majmunë të maskuar. I gjori duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Nuk arrij dot as në Rashkë. Sonte ata janë në mëshirë të fatit. Poshtë në Kosovë, duke luftuar me Albin Kurtin, lufta me barrikada kthehet në luftë kundër vetë serbëve,”- shkruan ajo.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu e ka konfirmuar gjithashtu.
“Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, ne krye me Radojiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vetë serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur. Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk i dimë? A e di EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!”, shkroi ai në Facebook.
Policia e Kosovës po vijon patrullimin nëpër zonat në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Për të, EULEX-i dorëzoi disa medikamente që i nevojiteshin për problemet e tij me zemrën.
tensione në veri të kosovës
Bota
15 December 2022, 15:47
I.A
Gabriel Escobar dhe Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik dhe të mbetet i përkushtua...
Bota
15 December 2022, 15:29
I.A
Aleksander Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarës...
Bota
15 December 2022, 15:00
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Trupat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në Bahmut dhe Avdivivka, në rajonin ukrainas të Donjeckut, tha Shtab...
Bota
15 December 2022, 14:47
d.a.
KFOR
Nga Le Monde
Zakonisht në Kosovë 'baleti' i krizave diplomatike apo politike është i vendosur mirë. Kur tensioni rritet, mja...
Bota
15 December 2022, 14:36
d.a.
Putin
RUSI- Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të përpiqet të kapërcejë ndikimin financiar të sanksionev...
Bota
15 December 2022, 14:25
d.a.
Tedros Adhanom Ghebreyesus
GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se shpresonte që COVID-...
Bota
15 December 2022, 14:06
a.l
Abazovic dhe Escobar
MAL I ZI- Pas një takimi me kryeministrin e qeverisë malazeze, Dritan Abazoviç në Podgoricë, i dë...
Bota
15 December 2022, 14:14
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza udhëtojnë në vendet ...
Bota
15 December 2022, 14:07
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur nga Çekia pasi dorëzoi aplikimin për të marrë statusin kandi...
Bota
15 December 2022, 14:00
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një qytetare serbe ka thënë se të mërkurën tezja e saj ka pësuar atak kardiak...