5 May 2025, 07:31
Nga r.ll
pamje nga vendi ku ndodhet burgu
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dhe agjencitë përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun famëkeq të Alcatrazit, në Gjirin e San Franciskos, në mënyrë që kriminelët më të dhunshëm të mund të dërgohen atje.
“Për një kohë shumë të gjatë, Amerika është përballur me një plagë kriminelësh, të egër, të dhunshëm, recidivistësh, llumin e shoqërisë që nuk sjellin asgjë tjetër përveç mjerimit dhe vuajtjes”, tha republikani nëpërmjet Truth Social.
"Kjo është arsyeja pse sot kam urdhëruar Byronë e Burgjeve, si dhe Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që të rihapin, zgjerojnë ndjeshëm dhe rindërtojnë Alcatrazin për të strehuar kriminelët më të rrezikshëm dhe të dhunshëm të Amerikës", vazhdoi ai.
Ai deklaroi gjithashtu në të njëjtin postim se qeveria e tij nuk do të mbahet “peng” nga gjyqtarët që e pengojnë atë të deportojë “kriminelë” dhe “banditë” që “erdhën në vendin tonë ilegalisht”, pa shpjeguar nëse, apo çfarë, urdhri i tij për të rihapur këtë burg ka të bëjë me politikën e tij anti-imigracion.
Sipas Presidentit Trump, rihapja e burgut, i cili u mbyll në mars të vitit 1963, do të jetë një "simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë".
Burgu i Alkatrazit, ku dikur mbaheshin bosët e mafias, më i njohuri Al Capone, u mbyll vetëm 29 vjet pasi u hap, për shkak të kostove të tepërta të funksionimit të tij, sipas Byrosë së Burgjeve të SHBA-së. Dy kilometra larg bregdetit, ish-burgu tani është një atraksion turistik në Gjirin e San Franciskos, Kaliforni. Republikani e ka bërë luftën kundër krimit një element kyç të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
burgu i alcatrazit donald trump
Bota
4 May 2025, 22:50
E. D
Mike Waltz
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkarkoi të enjten Mike Waltz nga detyra e këshilltarit të...
Bota
4 May 2025, 22:45
E. D
Susie Wiles
SHBA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pas...
Bota
4 May 2025, 22:39
I.A
IZRAEL- Izraeli ka urdhëruar një mobilizim masiv të rezervistëve për sulme edhe më të fuqishme në Gaza, njoftoi sot sh...
Bota
4 May 2025, 23:00
E. D
Mike Waltz
SHBA- Mike Waltz ishte zyrtari I sakrifikuar I Donald Trump për skandalin e mesazheve në Signal, ku u ndanë mesazhe që p&eum...
Bota
4 May 2025, 22:02
E. D
George Simion
RUMANI- Rumunët kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, gjashtë muaj pasi përpjekja e parë përfundoi me sk...
Bota
4 May 2025, 21:11
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se nuk beson se Rusia do t'i përmbahej një arm&e...
Bota
4 May 2025, 21:00
E. D
foto ilustruese
IRAN- Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, iu përgjigj kërcënimeve të qeverisë izraelite duke ...
Bota
4 May 2025, 19:44
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- AfD, Alternativa për Gjermaninë u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë ...
Bota
4 May 2025, 19:24
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tre...
Bota
4 May 2025, 19:15
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar kundërmasa ndaj rebelëve Houthi të Jemenit, pas lëshimi...