19 February 2024, 18:30
Nga S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Çmimi që paguajnë fëmijët për trazirat dhe luftërat që shpërthejnë nëpër botë është i rëndë. Nga viti 2010 e deri më sot, numri i fëmijëve të zhvendosur për shkak të luftërave është dyfishuar, duke kaluar 50 milionë.
Më shumë se dhjetë milionë fëmijë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre vetëm vitin e kaluar, sipas një raporti të Save The Children. Në total bëhet fjalë për më shumë se 50 milionë fëmijë të zhvendosur, numri më i madh në histori me të dhënat në fakt më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2010, thonë mediat e huaja.
Në vitin 2023 gati 29 mijë fëmijë në ditë ose u zhvendosën brenda vendit ose u detyruan të iknin në një vend tjetër. Shifrat e mësipërme kanë të bëjnë kryesisht me fëmijët nga Sudani dhe Somalia.
“Një fëmijë i zhvendosur ka të ngjarë të ketë përjetuar llojin e dhunës apo edhe shkatërrimin që asnjë fëmijë nuk duhet ta shohë kurrë përpara se të detyrohet të lërë pas gjithçka që di. Kur fëmijët humbasin shtëpinë e tyre, ata humbasin pothuajse gjithçka: aksesin në kujdesin shëndetësor, arsimin, ushqimin dhe sigurinë”, thotë një përfaqësues i Save the Children.
Lufta në Gaza, e cila shpërtheu në fund të vitit 2023, e bëri shkallën e popullsisë së zhvendosur një nga më të lartat në botë në vetëm dhjetë javë.
Save The Children thekson nevojën për mbështetje për fëmijët në mbarë botën dhe thekson se fëmijët kanë nevojë për furnizime jetike, por edhe për siguri, arsim, mbrojtje, shëndet.
save the children
Bota
19 February 2024, 18:00
S.B
pamje nga shkrepjet e fotografit
BRITANI- Një "gabim i jashtëzakonshëm" bëri që një fotograf i kafshëve të egra t&e...
Bota
19 February 2024, 18:12
E.d
foto ilustruese
SELANIK- Gjatë një diskutimi me nxënësit ata i kanë rrëfyer mësues së tyre një ak...
Bota
19 February 2024, 18:15
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Për herë të parë SHBA-ja i ka propozuar OKB-së një rezolutë për armëpushim të pë...
Bota
19 February 2024, 17:50
S.N
Wang Yi
KINË- Kryediplomati kinez Wang Yi u ka dërguar një mesazh homologëve të tij evropianë duke u thënë se pavar...
Bota
19 February 2024, 17:49
N.F
James O’Brien dhe Spajiç
MAL I ZI- Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Mali i Zi është ...
Bota
19 February 2024, 17:37
E.d
Shtëpitë e përmbytura
AMERIKA E JUGUT- Qindra qytete dhe fshatra në Bolivi janë vënë në alarm pasi shirat e...
Bota
19 February 2024, 17:33
N.F
Alexei Navalny
RUSI- Trupi i pajetë i Alexei Navalny i cili vdiq pak ditë më parë në rrethana misterioze do të mbahet n...
Bota
19 February 2024, 17:14
E.d
Ushtria meksikane
MEKSIKË- 12 persona të armatosur u vranë nga trupat meksikane në një përleshje në Tamaulipas. T&e...
Bota
19 February 2024, 17:24
S.N
Benny Gantz
IZRAEL- Izraeli ka parlajmëruar se do të zgjerojë opeacionet ushtarake në Rafah nëse pengjet e mbajtur...
Bota
19 February 2024, 17:22
N.F
Minatorët e Trepçës
KOSOVË- Krim e kishte konsideruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mungesën e investimeve në k...