Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në terren, beteja me flakët vazhdon me intensitet në Peloponez, në ishullin Paros, në Mitilini dhe në Kretë, ku zjarri është përhapur në një front prej më shumë se 15 kilometrash, mes Rethymnos dhe Hanias.
GREQI- Zjarret apokaliptike kanë "pushtuar" Greqinë. Vatrat masive janë shtrirë anembanë vendit fqinj. Mediat greke bëjnë me dije se tre zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë betejës me flakët. Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, dy anëtarë të forcave zjarrfikëse të Kretës, 25 dhe 58 vjeç, humbën jetën në zonën e Rethymnos, gjatë luftës me flakët.
Dy zjarrfikësit po operonin në një zonë të izoluar, kur u rrethuan nga flakët, duke humbur jetën në vend. Policia gjeti më vonë edhe automjetin e tyre tërësisht të djegur. Ndërsa, dy zjarrfikës të tjerë pësuan dëmtime të rënda dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Viktima e tretë u shënua në zjarrin në zonën e Gjithios, në Peloponez. Ai është shefi i zyrës rajonale të zjarrfikësve në Lakoni. Policia njoftoi se zjarrfikësi 30-vjeçar humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak, të shkaktuar nga lodhja dhe tensioni i madh fizik gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, i cili prej 24 orësh ka përfshirë qindra hektarë në atë zonë.
Në terren, beteja me flakët vazhdon me intensitet në Peloponez, në ishullin Paros, në Mitilini dhe në Kretë, ku zjarri është përhapur në një front prej më shumë se 15 kilometrash, mes Rethymnos dhe Hanias. Në terren po operojnë qindra zjarrfikës dhe vullnetarë, por kushtet atmosferike mbeten tepër të vështira, me temperatura rreth 40 gradë Celsius dhe erëra që arrijnë deri në 8 ballë të shkallës Bofor.
Në zonën e Hanias, rreth 2 mijë turistë dhe banorë u evakuuan përmes detit me anije dhe skafe private, pasi autoritetet nuk mundën t’u siguronin një rrugë të sigurt evakuimi nga toka. Situata alarmante pritet të zgjasë edhe për 48 orët e ardhshme. Mbrojtja Civile ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në disa zona të vendit dhe u ka bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë me rigorozitet urdhrat e autoriteteve, nëse kjo do të jetë e nevojshme.
Foto ilustruese IRAN- Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) njoftoi se ka ndaluar tre cisterna nafte që po lundronin në Ngushticën e Hormuzit,...
Viktima GJERMANI- Personi i dyshuar për sulmin me automjet gjatë aktivitetit Berlin Pride është qëlluar për vdekje nga polici...
Pamje në Japoni JAPONI- Japonia jugperëndimore vijon të përballet me pasojat e një tërmeti të fuqishëm që godi...
Anthony Fauci SHBA- Ish-drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka refuzuar t&rsqu...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar kundërpërgjigje të ashpër pas sulmit me raketë balistike...
Foto ilustruese KINË- Anijet luftarake kineze dhe ruse përfunduan patrullimet e tyre të përbashkëta të cilat z...
Angli ANGLI- Më shumë se gjysma e Anglisë është shpallur gjendje thatësire, me korrikun muajin më të...
Foto ilustruse IRAN- Teherani ka hedhur poshtë propozimin e Omanit për menaxhim të përbashkët rajonal të Ngushticës...
Foto ilustruese IRAN- Teherani po shmang me vetëdije karakterizimin e ndërprerjes së përkohshme të operacioneve ushtarake si&...
Raketa "Patriot" SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump një paketë dim&e...