Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
VIDEO/ Gjendet trupi i një gruaje brenda një krokodili 13 metra i gjatë në Florida
BBC bën të ditur se bëhet fjalë për një krokodil gjigand 13 metra i gjatë.
26 September 2023, 08:14Nga h.k
Pamje nga krokodili i vrarë
SHBA- Një krokodil ka ngrënë një grua në Florida. Policia e Floridas është përballur me një ngjarje të rëndë gjatë një hetimi, pas dëshmisë së një qytetari se kishte parë një krokodil në kanalin e Largos duke përtypur trupin e një gruaje. BBCbën të ditur se bëhet fjalë për një krokodil gjigand 13 metra i gjatë. Sherifi i Qarkut të Pinellas ka thënë zyrtarisht se krokodili është vrarë nga forcat policore dhe ekspertiza që ka arritur të identifikojë nga shtrat gruan e sulmuar për vdekje nga krokodili, 41 vjeç Sabrina Peckam.
Dëshmitari Jamarcis Bullard tha se ishte duke shkuar në punë kur vuri re krokodilin, që fillimisht iu duk sikur kishte një “manekin në gojën e tij”.
"Vura re se kishte një trup në gojën e tij dhe menjëherë vrapova drejt e në zjarrfikës. Ishte hera ime e parë që shihja një krokodil në jetën reale, kështu që m'u duk sikur ishte shumë bukur, por sapo pashë se çfarë kishte në gojën e tij u shokova,"-tha ai. Pas ngjarjes menjeherë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.