13 February 2024, 08:06
Nga r.ll
pamje nga sulmi
SHBA- Një turmë njerëzish sulmuan një makinë pa shofer, duke i vënë flakën në San Francisko mbrëmjen e së shtunës. "SUV"-i i bardhë, i prodhurar nga kompania e automjeteve autonome Waymo, u rrethua dhe u sulmua ndërsa ndodhej në lagjen Chinatown të qytetit , tha një zëdhënës i kompanisë.
Në videot e postuara nga dëshmitarët shihen njerëz duke thyer xhamat dhe në fund shihet automjeti duke u djegur. Një nga dëshmitarët tha për Reuters se njerëzit hidheshin mbi kapuçin e SUV-së dhe thyen xhamin e përparmë, ndërsa disa nga turma duartrokisnin në shenjë miratimi.
Një zëdhënës i Waymo tha se automjetit iu vu zjarri nga një fishekzjarre që u hodh brenda. Automjeti nuk po transportonte asnjë person dhe nuk raportohet për të lënduar.
Departamenti i Zjarrfikësve të San Franciskos postoi fotografi të pasojave në mediat sociale , duke pretenduar se zjarri nisi nga një fishekzjarrë. Megjithatë, ajo tha gjithashtu se ishte ende duke hetuar shkakun e zjarrit dhe nuk përmendi nëse janë bërë arrestime.
Automjeti, një Jaguar I-Pace, është i pajisur me 29 kamera dhe sensorë të tjerë. Incidenti i së shtunës mbrëma shënoi sulmin më shkatërrues deri më tani ndaj automjeteve pa shofer në SHBA.
shba
Bota
13 February 2024, 07:44
N.F
WhatsApp
SHBA- Brenda pak javësh WhatsApp nuk do të jetë më e njëjtë për shkak të disa përditësimeve t&eu...
Bota
13 February 2024, 07:34
N.F
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrta...
Bota
13 February 2024, 07:36
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Rritja e prodhimit ushtarak ka qenë një politikë qendrore që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 20...
Bota
13 February 2024, 07:33
r.ll
joe biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore n&eum...
Bota
13 February 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Policia e Nju Jorkut tha të hënën se gjashtë persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion ...
Bota
12 February 2024, 22:51
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit t&eu...
Bota
12 February 2024, 22:38
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Një grua një Teksas hyri në një kishë të madhe të dielën pasdite me armë, ndërsa s&...
Bota
12 February 2024, 22:31
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Franca, Polonia dhe Gjermania e kanë akuzuar të hënën Rusinë se po e përgatit një rrjet të...
Bota
12 February 2024, 21:39
S.N
Josep Borell
BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, nëpërmjet asaj që ka thënë ditë...
Bota
12 February 2024, 20:59
S.N
John Kirby
SHBA- Shtëpia e Bardhë i ka bërë presion Izraelit që të bëjë një pauzë të konfliktit n&eu...