30 December 2022, 13:45
Nga a.l
Ismail Mashal, profesor në Kabul duke djegur diplomat e tij
IRAN- Një profesor i Kabulit grisi diplomat e tij drejtpërdrejt në televizion në Afganistan në shenjë proteste ndaj ndalimit të grave nga Talibanët për të ndjekur arsimin e lartë. Burri, i quajtur Ismail Mashal, është themelues i Universitetit privat Mashal në Kabul dhe gjithashtu një pedagog në Universitetin e Kabulit. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ai grisi diplomat gjatë një interviste në Tolo News të vendit të hënën.
“Nga sot nuk më duhen më këto diploma sepse ky vend nuk është vend për arsimim. Nëse motra ime dhe nëna ime nuk mund të studiojnë, atëherë unë nuk e pranoj këtë arsim”, tha ai.
Talibanët njoftuan më 20 dhjetor se arsimi universitar për të gjitha studentet femra ishte pezulluar. Kjo vjen pas ndalimit të qeverisë për vajzat nga ndjekja e shkollës së mesme në mars të këtij viti. Kjo vjen gjithashtu pas shumë kufizimeve të tjera të vendosura mbi liritë e grave, duke përfshirë aksesin e tyre në hapësirat publike. Në nëntor, gratë u ndaluan për të hyrë në të gjitha parqet në Kabul, shkruan CNN. Në të njëjtin muaj, një zyrtar taleban në Kabul njoftoi se gratë do të ndalohen të përdorin palestrat në të gjithë vendin. Grave u kërkohet gjithashtu të veshin hixhabin dhe të vishen në mënyrë modeste në publik sipas rregullave talebane./ Dosja.al
protesta ne iran ismail mashal
Bota
30 December 2022, 13:29
a.l
barrikada
KOSOVË- Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë. Mediat kosovare raportojn&eu...
Bota
30 December 2022, 13:32
A.B
Gazeta
Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" nën titullin "Në grindjen për barrikadat raundi i parë shkon për Beogradin, po...
Bota
30 December 2022, 13:23
a.l
Vuçiç me Nikola Nedeljkoviç, pasi bëri 6 muaj burg në Prishtinë
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu&cc...
Bota
30 December 2022, 13:00
a.l
Christopher Hill
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se ësht...
Bota
30 December 2022, 12:50
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar sot me Nikola Nedeljkoviçin, ...
Bota
30 December 2022, 12:24
a.l
barrikada
KOSOVË- Një shtetas shqiptar i cili jeton në Leposaviç ka raportuar në polici se është sulmuar fizikish...
Bota
30 December 2022, 12:07
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur sot konferencën e fundvitit, ku pas p&e...
Bota
30 December 2022, 11:54
a.l
barrikada
VLORË- Barrikada e vendosur në fshatin Zupq në Zubin Potok është larguar këtë të premte. Fshati Zupq...
Bota
30 December 2022, 11:39
a.l
profesori amerikan
KOSOVË- Profesori i njohur amerikan Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins n&eu...
Bota
30 December 2022, 11:28
a.l
Sulmi me rakun
SHBA- Një vajzë 5-vjeçare nga Connecticut u sulmua nga një rakun në verandën e familjes së saj. Fa...