8 September 2026, 08:44
Nga E. D
pamjet
BOLIVI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bazë ushtarake në Bolivi, ku si pasojë shtatë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm në një bazë ushtarake në Bolivi. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, më 4 shtator, në një kazermë ushtarake në Viacha, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit La Paz.
Lajmi për bilancin e viktimave u konfirmua nga komandanti i Ushtrisë boliviane, Hector Alarcón, i cili deklaroi se ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 me kohën lokale, në një pjesë të bazës që përdorej për magazinimin e materialeve piroteknike.
Ende nuk ka një konfirmim përfundimtar mbi shkakun e shpërthimit. Megjithatë, presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz Pereira, tha se një prej pistave kryesore të hetimit është mundësia që ngjarja të jetë shkaktuar nga manipulimi i papërshtatshëm i lëndëve shpërthyese të ruajtura në objekt. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht se çfarë shkaktoi shpërthimin dhe nëse janë respektuar protokollet e sigurisë.
Ministrja e Shëndetësisë, Marcela Flores, bëri të ditur se pas shpërthimit janë trajtuar gjithsej 84 persona, ndërsa 31 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spitale. Presidenti Paz Pereira ka shpallur gjithashtu zi kombëtare në vend dhe ka urdhëruar rishikimin e protokolleve të sigurisë në Forcat e Armatosura./Dosja.al
bolivi
Bota
7 September 2026, 22:56
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Komisionit Evropian hartimin e një kuadri të përbashkët li...
Bota
7 September 2026, 22:52
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Rivali kryesor i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-shefi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gadi Eisenkot, e ...
Bota
7 September 2026, 22:02
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë shitjen e avionëve të kompanisë kanade...
Bota
7 September 2026, 19:19
I.A
Konsullata
RUSI- Rusia ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, në...
Bota
7 September 2026, 18:50
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Rusia ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, n&eum...
Bota
7 September 2026, 18:37
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Ukraina ka humbur rreth 1.2 miliardë dollarë gjatë vitit 2024 si pasojë e mashtrimit, shpërdorimit dhe keqme...
Bota
7 September 2026, 18:33
G.M
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Beograd, 25 tetor 2024.
Presidentja e Komisio...
Bota
7 September 2026, 18:09
G.M
Foto ilustruese
RUSI- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një ser...
Bota
7 September 2026, 17:57
I.A
SERBI- Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një...
Bota
7 September 2026, 17:47
I.A
Ellmedin Konakoviç
SARAJEVË- Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën s...