Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Bota
VIDEO/ Tragjike, ishte nisur nga Spanja avioni privat rrëzohet në brigjet e Letonisë, raportohet për katër viktima
Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë. Sipas mediave të huaja, në bordin e avionit privat ndodhej një familje, ndërsa mes viktimave dyshohet se është edhe piloti.
5 September 2022, 09:05Nga s.s
Avion Privat
LETONI- Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë. Sipas mediave të huaja, në bordin e avionit privat ndodhej një familje, ndërsa mes viktimave dyshohet se është edhe piloti, një burrë një grua dhe vajza e tyre.
Aeroplani Cessna 551 i regjistruar në Austri po fluturonte nga Jerez në Spanjën jugore, nga ku u ngrit pa një destinacion të caktuar, sipas faqes FlightRadar24.
Të dhënat e fundit treguan se avioni po qarkullonte mbi Detin Baltik pranë qytetit portual të Letonisë Ventspils përpara se gjurmimi të humbiste rreth orës 19:44 me orën lokale. Tabloidi gjerman Bild citoi burime që pretenduan se piloti kishte raportuar më parë probleme me presionin e kabinës në aeroplan. Megjithatë shkaku i rrëzimit do duhet të përcaktohet nga kutia e zezë.