9 November 2023, 23:00
Nga I.A
Shperthimet
IRAK- Forcat amerikane në Irak ishin objektiv i tre sulmeve të enjten, por pa pësuar dëmtime, sipas disa burimeve të sigurisë. Sulmet e sotme kundër interesave amerikane janë ndër më të përhapurat gjeografikisht në një ditë të vetme që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.
Ambasada amerikane në Bagdat dhe forcat e koalicionit në Irak nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Një patrullë e përbashkët, e forcave amerikane dhe shërbimit irakian kundër terrorizmit, u vu në shënjestër nga një mjet shpërthyes pranë qytetit verior të Mosulit të enjten, duke shkaktuar dëme në një automjet, por jo viktima, thanë dy burime të sigurisë.
Dronë të armatosur vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku strehohen forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u eliminuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk pati viktima, thanë burimet e sigurisë.
Një deklaratë nga shërbimi kundër terrorizmit i Kurdistanit të Irakut tha se sulmet me dronë ndaj bazës ajrore al-Harir shkaktuan një zjarr në një nga depot e karburantit, duke shtuar se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ishin evakuuar nga baza më 20 tetor.
Trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit, pas rrethimit të Gazës nga Izraeli si hakmarrje për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dyzet e pesë ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime.
Shtetet e Bashkuara fajësojnë për sulmet grupet e mbështetura nga Irani duke thënë se përfundimisht Teherani është përgjegjës, pretendim që Teherani e mohon, duke thënë se grupet e përfshira në sulme po vepronin me vullnetin e tyre.
Grupe të armatosura në Irak që mbështeten nga Irani kanë deklaruar publikisht se interesat amerikane do të vazhdojnë të jenë në shënjestër për sa kohë që Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën në Gazë.
Marrë nga VOA
forcat amerikane ne irak
Bota
9 November 2023, 22:56
I.A
Taseem Amro
PALESTINË- Gazetarja palestineze Taseem Amro thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e ...
Bota
9 November 2023, 22:44
A.TH
Joe Biden
SHBA- Gati gjysma e demokratëve nuk e miratojnë mënyrën se si presidenti Joe Biden po e trajton konfliktin Izrael-Hamas. Sipa...
Bota
9 November 2023, 22:40
A.TH
Sulmet
GAZA- 2.3 milionë banorëve të Gazës u mungon ushqimi dhe po përballen me urinë një muaj pasi Izraeli filloi sulmi...
Bota
9 November 2023, 22:27
A.TH
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi këtë të enjte se nuk ka asnjë mundësi që të ket&eum...
Bota
9 November 2023, 22:17
h.k
Kater te zgjedhurit
SHBA-Vedat Gashi nga Kosova, Violeta Berisha nga Puka, Edit Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në ...
Bota
9 November 2023, 22:00
h.k
Renia e Murit te Berlinit
GJERMANI-Më 9 nëntor 1989, Muri i Berlinit që kishte ndarë prej kohësh qytetin dhe banorët e tij u...
Bota
9 November 2023, 21:52
A.TH
Vladimir Putin
RUSI- Fuqia dhe emri nuk i ka vlejtur aspak presidentit rus, Vladimir Putin me një fëmijë, pacient në një spital n&...
Bota
9 November 2023, 21:41
h.k
Sulmi ne Banjske
SERBI-Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveç...
Bota
9 November 2023, 21:37
A.TH
Vullkani
JAPONI- Një vullkan nënujor shpërtheu në Japoni tre javë më parë, duke ofruar një pamje të rrallë...
Bota
9 November 2023, 21:03
I.A
Simon Boëers
TIRANË- Gazetari britanik, Simon Bowers ka shumë për përse është financuar Lulzim Basha nga rusët. I f...