17 August 2024, 21:34
Nga E. D
fotot ilustruese
MOSKË- Dy gazetarë italianë të cilët shkaktuan zemërimin e Moskës pas një raportimi televiziv nga zonat e kontrolluara nga forcat ukrainase në rajonin rus të Kursk-ut do të kthehen në Itali, tha rrjeti RAI të shtunën.
Ministri i Jashtëm rus thirri ambasadorin italian të premten mbi atë që e cilësoi kalim të paligjshëm të kufirit nga ana e ekipit të gazetarëve të RAI-t.
“Kompania vendosi që gazetarja Stefania Battistini dhe kameramani Simone Traini të kthehen përkohësisht në Itali, për arsye të sigurisë së tyre personale”, tha Rai.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve njoftoi se Shërbimin Federal i Sigurisë, FSB, kishte hapur hetime ndaj gazetares dhe kameramanit.
Ekipi televiziv i rrjetit RAI, prej 4 anëtarësh, të shoqëruar nga ushtria ukrainase, ishin të parët nga mediat e huaja që raportuan nga qyteti rus Sudzha, i dëmtuar nga lufta, i cili u more nën kontroll gjatë sulmit të papritur ukrainas në rajonin Kursk.
Dy gazetarët pritet të kthehen në Milano të dielën.
As gazetarja Battistini, e cila raportoi drejpërdrejt nga Kievi të shtunën për programin “TG1News” dhe as kameramani Traini, nuk iu përgjigjën një kërkese për të komentuar.
Ministria e Jashtme e Italisë tha se ambasadorja Cecilia Piccioni u kishte shpjeguar autoriteteve ruse se RAI dhe ekipi i gazetarëve vepruan në mënyrë të pavarur.
"Gazetaria nuk është krim. Mundësia që autoritetet e Moskës të hapin çështje gjyqësore ndaj Stefania Battistinim dhe Simone Trainim është e papranueshme. Raportimi nuk bëhet me autorizime paraprake”, thanë në një deklaratë të përbashkët sindikata e RAI-t dhe sindikata kombëtare e shtypit italian./VOA
Bota
17 August 2024, 20:53
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Gjërat po duken më mirë për demokratët, sipas një sondazhi të fundit të k...
Bota
17 August 2024, 20:45
E. D
pamje nga zjarret
TURQI- Ministria turke e bujqësisë publikonte sot pamje të përpjekjeve kundër flakëve shkatërrimtare q...
Bota
17 August 2024, 20:22
E. D
Aleksandar Vuli
MITROVICË- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se është shumë e rrezikshme të hap...
Bota
17 August 2024, 20:02
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Ushtarët e KFOR-it kanë kryer patrullime ditën e sotme në vijën kufitare Kosovë–Serbi. Si...
Bota
17 August 2024, 19:49
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Besnik Boletini ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të Radio Televi...
Bota
17 August 2024, 19:20
E. D
pamje nga aksidenti
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën tre të...
Bota
17 August 2024, 18:19
I.A
Berat Buzhala
KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala i është përgjigjur mesazhit të Presidentes Vjosa Osmani në lidhje me vrasje...
Bota
17 August 2024, 18:16
E.d
foo ilustruese
FERIZAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Ferizaj, ku mbeti i vrarë 89-vjeçari Sadr...
Bota
17 August 2024, 18:07
E. D
fotot ilustruese
FERIZAJ- Prokuroria e Ferizajt njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së parabu...
Bota
17 August 2024, 17:58
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe ish Presidenti Donald Trump shpalosën kët&eu...