LIVE UPDATES
Bota

VOA: Gjykata Kushtetuese, riçel seancën për Butrintin, shqyrton dokumentet dhe tërhiqet për vendim

Gjykata vendosi në janar për të riçelur seancën plenare, në mënyrë që, në dokumentat për shqyrtim të shtohej edhe Raporti i Misionit të Përbashkët UNESCO-ICOMOS për Butrintin.

21 March 2024, 18:47 Nga h.k

VOA: Gjykata Kushtetuese, riçel seancën për Butrintin, shqyrton

TIRANË-Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot një seancë të re seancë plenare në procesin e kërkuar nga një grup deputetësh për të shfuqizuar si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën, ku administroi provat, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe është tërhequr për vendimmarrje.

Gjykata vendosi në janar për të riçelur seancën plenare, në mënyrë që, në dokumentat për shqyrtim të shtohej edhe Raporti i Misionit të Përbashkët UNESCO-ICOMOS për Butrintin.

Gjykata e rinisi seancën e shqyrtimit dokumentar sot nga mëngjesi me dyer të mbyllura, ndërsa Zëri i Amerikës mësoi se Gjykata administroi provat, mbylli shqyrtimin gjyqësor mbi bazën e dokumentave dhe tashmë është tërhequr për të marrë vendim, i cili pritet të dalë brenda afateve ligjore.

Një grup prej 36 deputetësh e cilëson si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare ligjin mbi administrimin e një pjese të Parkut Kombëtar të Butrintit, bazuar në një marrëveshje mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Ata e vunë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, e cila pasi dëgjoi palët, kërkoi edhe raportin e UNESCO-s, i cili nuk ishte publikuar, pasi pala shqiptare nuk dha pëlqimin, por u ishte dorëzuar autoriteteve në shtatorin e kaluar.

Në maj të vitit 2022 qeveria dhe Kuvendi me shumicë socialiste vendosën që Parku Kombëtar i Butrintit të administrohet nga një fondacion i krijuar prej ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Veprimtarët e shoqërisë civile dhe deputetët opozitarë protestuan me dyshimet se kjo pasuri e vendit mund të dëmtohet nga kjo mënyrë e pazakonshme administrimi.

Në raportin e monitorimit nga UNESCO shprehet shqetësim i thellë për ndryshimin e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria shqiptare me heqjen e 600 hektarëve pa dijeninë dhe miratimin e organizatës. Ndërsa sipas një verifikimi të Zërit të Amerikës në dokumentetat zyrtare, jashtë kufijve të Parkut Kombëtar janë lënë 802 hektarë.

UNESCO-ja është kritike edhe për modelin e ri të menaxhimit të qytetit antik të Butrinit, të njohur si zona A-3 prej një Fondacioni të krijuar nga ministria e Kulturës dhe nga AADF-ja. Në raportin e monitorimit thuhet se administrimi vetëm i kësaj zone nuk përmbush kërkesat e UNESCO-s për menaxhim të integruar, që lidhet me natyrën, arkeologjinë dhe monumentet.

Misioni i UNESCO-s ka kërkuar që ministria e Kulturës të ruajë autoritetin e Shtetit Palë për Butrintin, ku organizata kërkon përgjegjësitë shtetërore në përputhje me standartet botërore të vendosura nga UNESCO.

“Marrëveshjet mes ministrisë se Kulturës, AADF-së dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë”, thotë misioni i monitorimit, nga UNESCO.

Qeveria publikoi pak ditë më parë raportin e saj drejtuar UNESCO-s lidhur me Parkun Kombëtar të Butrintit, ku angazhohet të përshtasë Planin e Veprimit drejt një marrëveshje, ku ministria përkatëse të ketë përgjegjësinë dhe autoritetin mbikëqyrës për Butrintin.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi një reagim të mërkurën, një ditë para seancës në Gjykatën Kushtetuese, ku theksoi se roli qendror i shtetit, jo vetëm nuk do të zbehet në formën e re administruese të një pjese të pasurisë universale, por do të jetë garantues i koherencës së mbrojtjes dhe zhvillimit të gjithë Parkut Kombëtar të Butrintit.

Por Shteti Palë nuk e ka më autoritetin për një periudhë dhjetëvjeçare në zonën A-3, ku gjendet qyteti antik, pjesa më e rëndësishme e Butrintit, pasi kjo zonë prej rreth 614,3 hektarësh do të administrohet nga një organizatë jofitimprurëse në formë fondacioni, bazuar në marrëveshjen mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Ministria premtoi ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit për të koordinuar dhe monitoruar zbatimin e strategjive dhe politikave të konservimit dhe administrimit të pasurisë universale të Parkut Kombëtar. Në reagim thuhet se grupet interesit dhe komunitetet vendore mund të përfaqësohen në Bord me statusin e vëzhguesit për të rritur transparencën.

“Roli qendror i shtetit dhe përgjegjësia e tij ndaj Konventës nuk cenohen as nga forma e re e administrimit të nën-zonës A3 të Parkut nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit dhe as nga Bordi i tij i drejtorëve, i cili me 100 për qind të votave punon për mbrojtjen, konservimin dhe zhvillimin e pasurisë kulturore e natyrore”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Por ministri i Kulturës ka vetëm një votë në Bordin e Drejtorëve të Fondacionit të përbërë nga 5 anëtarë, të cilët kanë fuqinë e tyre vendimmarrëse.

Ministria e Kulturës edhe Drejtorin ekzekutiv të Fondacionit e ka përzgjedhur një shtetas të huaj të panjohur më parë për rrethet e studiuesve, arkeologëve e restauratorëve, që kanë punuar në Butrint.

Konventa e UNESCO-s, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 1989, e sheh krijimin e fondacioneve nga Shteti Palë me qëllim që të ftojnë donacione për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por jo me rol të tyre në përfaqësimin e Shtetit Palë, administrues dhe menaxhues të pasurisë botërore.

Ashtu si në raportin e qeverisë shqiptare, që iu dorëzua UNESCO-s pak ditë më parë, as në reagimin e djeshëm të ministrisë nuk përmendet heqja nga qeveria e 802 hektarëve nga Parku i Butrintit, akt që i hapi rrugë menjëherë ndërtimeve. Në raportin e monitorimit përmendet fakti që një muaj pas ndryshimit të kufijve, u dha leja për ndërtimin e një resorti.

Ministria i referohet vetëm zhvendosjes së një pjese të territorit urban të Ksamilit nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit, por Plani i Menaxhimit parashikonte për këtë 50 deri në 150 hektarë dhe jo 802 hektarë.

Për herë të parë që nga viti 1997, kur Shqipëria u përfshi nga trazirat kaotike, Butrinti rrezikon sërish, sipas specialistëve të trashëgimisë, që të përfshihet në “Listën e Pasurive Botërore në Rrezik”.

Humbja e autoritetit të Shtetit Palë në administrimin e një pjese të pasurisë botërore, ndryshimi i kufijve të pronës pa dijeninë dhe miratimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe zhvillimi projekteve të shpejta urbane dhe të turizmit në zonën e hequr nga Parku i Butrintit pritet të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, që do të mblidhet në korrik të këtij viti në Indi./VOA

butrinti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin