21 March 2024, 17:43
Nga E. D
foto ilustruese
FRANC- Senati francez votoi të enjten kundër ratifikimit të marrëveshjes tregtare BE-Kanada (CETA) ndërsa fermerët vazhdojnë protestat e tyre. Votimi ishte vënë në rendin e ditës nga senatorët komunistë në një përpjekje për të vrarë paktin e tregtisë, diçka që ata janë përpjekur ta bëjnë prej vitesh. Senatorët e krahut të djathtë nga Les Républicains votuan gjithashtu kundër marrëveshjes.
Në një vërejtje ndaj Presidentit Emmanuel Macron, një shumicë dërrmuese hodhi poshtë CETA, me 243 senatorë që votuan për të vrarë marrëveshjen dhe vetëm 26 për ta shpëtuar atë pas një debati parlamentar një-ditor.
"Nuk është falë CETA-s që vera dhe djathi francez blihet në Kanada, është reputacioni gastronomik i Francës që na bën të eksportojmë verërat dhe djathrat tanë në të gjithë botën," tha Cécile Cukierman, senatorja komuniste franceze.
Marrëveshja ka qenë përkohësisht në fuqi që nga viti 2017, edhe pse 10 vende të BE-së ende nuk e kanë ratifikuar atë. Muajin e kaluar Komisioni Evropian u kërkoi përsëri vendeve të BE-së që t'i jepnin dritën jeshile.
Opozita politike franceze e ka kundërshtuar CETA-n prej vitesh, duke e paraqitur atë si një kërcënim për fermerët francezë.
"Sot është një ditë shumë e keqe për ekonominë tonë, për biznesin tonë, për eksportuesit tanë, për fermerët tanë," u tha senatorëve pas votimit ministri i tregtisë së vendit, Franck Riester.
cécile cukierman franck riester
Bota
21 March 2024, 17:48
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Një raketë lundrimi supersonike u testua për herë të parë nga Forcat Ajrore të SHBA-së, në...
Bota
21 March 2024, 17:41
S.N
Foto Ilustrim
KOSOVË- Si Marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ashtu edhe bisedimet e nivelit t&e...
Bota
21 March 2024, 17:28
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- UNICEF, teksa i bën thirrje Rusisë që ti japë fund sulmeve të saj thotë se Lufta në U...
Bota
21 March 2024, 17:19
S.N
Foto Ilustrim
EGJIPT- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enjten me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi në Kajro, gjat&...
Bota
21 March 2024, 17:15
E. D
Tedros Adhanom Ghebreyesus
GAZA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se uria në Gaza mund të parandaloh...
Bota
21 March 2024, 17:18
S.B
Antonio Guterres
BRUKSEL- Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) u është kërkuar të enjten ta respektojnë ligjin ndërk...
Bota
21 March 2024, 17:01
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Nënkryetari i Dumës Shtetërore ruse, Pyotr Tolstoy tha se ushtarët rusë do të eliminojnë t&...
Bota
21 March 2024, 16:51
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi kundër kompanisë Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë pë...
Bota
21 March 2024, 16:50
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha të enjten se forcat e saj kishin vrarë 50 palestinezë të tjerë në dhe rreth spit...
Bota
21 March 2024, 16:31
e.d
fotot ilustruese
GAZA- Mijëra Refugjatët palestinezë që kanë ikur nga sulmet ajrore izraelite nuk kanë ushqim të m...