10 May 2023, 15:41
Nga m.s
Leanne Slater
BRITANI- Një grua është vënë në pranga, pasi kishte vjedhur lulet nga një varr. Leanne Slater, 39-vjeç, tronditi një familje kur vodhi lulet nga varrezat e Durham Road në Stockton-on-Tees më 7 qershor të vitit të kaluar. Ndonëse kishte pamje që të faktonin se kishte vjedhur lulet, ajo e mohoi.
Gjykata e Magjistraturës Teesside dëgjoi se ajo kishte ndërmend të shiste lulet. Nëna e pikëlluar Donna Dixon, 45-vjeç, kishte vizituar varrezat për të nderuar djalin e saj Keiran, i cili vdiq papritur në vitin 2012 në moshën 14 vjeçare.
Ajo me të familjarët e saj, vendosën lule të freskëta për të shënuar dhjetë vjet nga vdekja e tij.
Por shoqja e fëmijërisë së Keiran, Jessica Hart, i tha gjykatës se ajo mori një mesazh në Facebook jo shumë kohë më vonë, që përmbante një foto të Slater-it që mbante dy nga buqetat që i kishin lënë.
"Donna Dixon më pas ndoqi vendndodhjen dhe gjeti Leanne Slater, dhe e ndaloi derisa mbërriti policia. Ajo mbante veshur të njëjtat veshje si femra e fotografuar duke dalë nga varrezat", shkruan "Mirror".
Duke dhënë dëshminë, Dixon tha se kur pa foton, ajo mori makinën e saj dhe kërkoi të pandehurën. Ajo tha: "E pashë të veshur me të njëjtën pallto dhe dola dhe u përballa me të. Ajo thjesht mohoi se kishte qenë diku afër".
Të martën, Slater debatoi me gjykatësin dhe qau, ndërsa gjykata dëgjoi se ajo ishte gjithashtu në shkelje të një dënimi me kusht nga një vepër e mëparshme.
Prokurori Uzma Khan tha se Slater ishte përpjekur gjithashtu të vidhte çantën e një gruaje të moshuar, ndërsa ishte duke bërë pazar në Hartlepool më 10 prill.
Slater u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg për vjedhjen e luleve, tentativën për grabitje dhe shkeljen e urdhrit të dënimit me kusht. /Dosja.al
lule vjedhje britani leanne slater
Bota
10 May 2023, 15:45
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Nëse ata që shohin serialet turke dinë diçka; seksi është... frut i ndaluar. Gjithçka që...
Bota
10 May 2023, 15:40
A.B
Momenti i mberritjes ne gjykate
GREQI- Dhjetë të arrestuarit për çështjen e kapjes së 105 kilogramëve kokain...
Bota
10 May 2023, 15:45
a.l
Lufta në Sudan
SUDAN- Luftimet në kryeqytetin e Sudanit janë përshkallëzuar në sulme ajrore, ndërsa delegacionet e...
Bota
10 May 2023, 15:36
a.l
Tunizi
TUNIZI- Një sulm me armë jzarri është raportuar në Tunizi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në is...
Bota
10 May 2023, 15:36
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Diagnostikimi i hershëm i kancerit rrit shanset e pacientit për shërim të suksesshëm, ndaj dhe kjo ësht...
Bota
10 May 2023, 15:32
a.l
Japoni, NATO
JAPONI- Ministri i Jashtëm i Japonisë deklaron se Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë...
Bota
10 May 2023, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Një kundërshtar i papritur duket se do të përballet me Rexhep Tajip Erdogan përpara zgjedhjeve në Turq...
Bota
10 May 2023, 15:25
a.l
RIshi Sunak
BRITANI- 174 grupe të të drejtave të njeriut dhe organizata bamirëse i bëjnë thirrje Sunak të heqë dor...
Bota
10 May 2023, 15:18
a.l
Parada e ushtarëve rusë
BRITANI- Sipas ekspertëve britanikë të inteligjencës, parada e Ditës së Fitores ...
Bota
10 May 2023, 15:10
a.l
Zgjedhjet në Turqi
TURQI- Më datë 14 maj në Turqi do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Mbështetësit e presidentit t&eu...