1 August 2022, 19:05
Nga I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për "situatën më të keqe" në lidhje me furnizimet me gazin rus.
“Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për El Mundo, gazetë në gjuhën spanjolle.
Rusia ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të Bashkimit Evropian.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t'i dorëzohet "shantazhimit" të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.
Gazsjellësi, i cili bart gazin nga Rusia në Gjermani, ka dërguar gaz nën kapacitetin që ka tash e sa javë.
Muaj më parë, Gazpromi veçse ka ndalur furnizimet me gaz për Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Holandën dhe Poloninë, pas refuzimit të tyre që të zbatojnë urdhrin e Kremlinit për të paguar faturat në rubla, dhe jo në dollarë apo euro.
Shqetësimet në rritje për reduktimin e dërgesave të gazit nga Rusia e kanë shtyrë bllokun javën e kaluar të binte dakord për një plan urgjent për të frenuar konsumin e gazit.
Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 26 korrik se shtetet duhet që vullnetarisht të zvogëlojnë përdorimin e gazit për 15 për qind, nga gushti deri në muajin mars.
Von der Leyen e quajti këtë "një hap vendimtar" për të kundërshtuar kërcënimin e Rusisë për ndërprerjen e plotë të furnizimit me gaz.
Marrë nga REL
ursula von der leyen
Bota
1 August 2022, 18:55
k.m.
Zjarri në Heathrow
LONDËR- Një zjarr i madh pranë aeroportit Ndërkombëtar të Heathrow në Londër ka shkaktuar ...
Bota
1 August 2022, 18:43
I.A
Thomas Theiner
ITALI- Eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s, Thomas Theiner ka deklaruar se Presidenti serb Aleksandar Vu&ccedi...
Bota
1 August 2022, 18:37
I.A
Bllokimi i rruges
KOSOVË- Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç, ka konfi...
Bota
1 August 2022, 18:33
I.A
Richard Grenell
SHBA- Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, anëtari i Partisë Republikane në SHBA, Richard Grenell, ka th...
Bota
1 August 2022, 18:29
I.A
Blerim Vela
KOSOVË- Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar sot Bashkimi Europian duhet t’i sanksionojë...
Bota
1 August 2022, 18:25
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka kërkuar dialog me se...
Bota
1 August 2022, 18:07
I.A
Peter Stano
BRUKSEL- Bashkimit Evropian (BE) ndjek me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës, duke ftuar palët në Bruks...
Bota
1 August 2022, 17:58
I.A
Austrian Airlines
KOSOVË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Petrit Selimi ka deklaruar e fluturimet nga Austria në ...
Bota
1 August 2022, 17:51
I.A
Peter Petkoviç
SERBI- Barrikadat e krijuara nga serbët në veri të Kosovës për të bllokuar pikat kufitare “nuk ka...
Bota
1 August 2022, 17:38
I.A
Krystin Collier
SHBA- Dy gra janë duke u kërkuar për një sulm të tmerrshëm ndaj një djali tre vjeçar që ndod...