27 October 2022, 10:23
Nga A.B
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen për vizitën e saj në Kosovë. Në një konferencë për mediat, Osmani falenderoi Von Der Leyen që nuk e ka lënë vetëm Kosovën dhe ka vijuar me mbështetje. Mirëpo ajo u shpreh se Kosova po trajtohet me një standart tjetër për sa i përket çështjes së vizave.
'Kosova për fat të keq sa i përket vizave vazhdon të trajtohet me një standard tjetër. Qytetarët e Kosovës mbesin të izoluar në zemër të Evropës edhe pse kemi bërë reforma në sundimin e ligjit. Përkundër plotësimit të të gjitha kritereve, akoma nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, deklaroi ajo para mediave.Realiteti qëndron që shtetet anëtare të BE-së ende nuk e kanë marrë vendimin brenda Këshillit, prandaj shpresojmë që kjo padrejtësi e madhe të përfundojë pa kritere të reja teknike që do ta bllokonin vendimmarrjen politike”.
Më tej, Osmani shtoi se vizita e Von der Leyen rikonfirmon përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
“Është vendimtare që BE-ja të na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë në përballje me krizat me të cilat po ballafaqohemi. Shpresojmë që nëpërmjet një bashkëpunimi të afërt do të identifikojmë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjes me rritjen e çmimeve të energjisë, investime në projekte në burime të ripërtërishme të energjisë, investime në përmirësimin e infrastrukturës së energjisë dhe në masa të eficiencës së energjisë”.
Sipas saj, ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.
“E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe mendoj se vizita juaj është dëshmi për këtë”.'- tha Osmani.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen po kryen një tur ballkanin. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të vijë në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
vjosa osmani ursula von der leyen
Bota
27 October 2022, 10:11
F.M
Kinë
KINË- Kina po futet sërish në ‘lockdown’ pasi një tjetër valë e Covid-19 pritet të mbërthej&e...
Bota
27 October 2022, 10:03
A.B
Letra
ITALI- Një i moshuar në Itali ka rënë pre e grabitjes. Autorët i kanë marrë mjetin e tij, brenda së cilit ish...
Bota
27 October 2022, 09:37
e.k
Pamje nga lufta në Ukrainë
UKRAINË- Lufta në Ukrainë sa vjen e bëhet e ashpër. Rusia ka nisur një ofensive në ...
Bota
27 October 2022, 09:50
A.B
Makina
KOSOVA- Vetëm 20 qytetarë serbë të Kosovës kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës, duke i heq...
Bota
27 October 2022, 09:09
e.k;f.g
Pallati ku ndodhi ngjarja
SELANIK- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Selanikun. Një 41-vjeçar identit...
Bota
27 October 2022, 08:41
e.k
Sahar Tabar
IRAN- Fatima Krishwand ose siç njihet tashmë në rrjetet sociale dhe mediat e huaja "Sahar Tabar", është va...
Bota
27 October 2022, 08:37
A.B
Rojet e nderit
SHBA- Kina ka ushtruar presion mbi Tajvanin duke përfshirë mundësinë e 'përdorimit të forcës' për t&...
Bota
27 October 2022, 08:37
A.B
Blinken dhe Xhacka
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas takimit ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaç...
Bota
27 October 2022, 08:29
e.k
Joe Biden dhe Xi Jiping
KINË- Presidenti kinez Xi Jiping tha se Kina dhe SHBA duhet të "gjejnë mënyra për t'u marrë vesh" p&e...
Bota
27 October 2022, 08:24
A.B
Jens Stoltenberg
SHBA-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se NATO nuk do të lejojë që Putini t&e...