22 November 2022, 15:26
Nga e.k
Momenti kur Policia gjen trupin e pajetë të vajzës brenda valixhes
INDI- Policia në Indi ka arrestuar prindërit e një vajze 22 vjeçare pasi dyshohet se e kanë vrarë dhe e kanë hedhur trupin e saj pranë një autostrade. Trupi i vazjës u gjet në anë të autostradës i futur në një valixhe të kuqe pranë qytetit Mathura në shtetin verior të Uttar Pradesh. Të akuzuarit, babai i saj Nitesh Kumar Yadav dhe nëna Brajbala, nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë.
Policia thotë se po e trajton rastin si “vrasje nderi.” Vrasjet për nder, ose krimet e kryera kundër njerëzve që thyejnë traditat e vjetra, raportohen rregullisht në Indi. Viktimat janë kryesisht të rinj dhe të reja që bien në dashuri ose martohen kundër dëshirës së familjeve të tyre jashtë kastës së tyre ose brenda nënkastës së tyre.
Viktima, Aayushi Chaudhary, ishte duke studiuar në një kolegj privat në Delhi, ku jetonte me familjen e saj, tha policia. Në një deklaratë të detajuar për shtyp të hënën, policia pretendoi se babai i 22-vjeçares e vrau atë më 17 nëntor pas një sherri për martesën e saj me një burrë nga një kastë tjetër. Sipas policisë, prindërit e paketuan trupin në një valixhe dhe e lanë pranë autostradës Yamuna gjatë natës. Pasi kufoma u zbulua një ditë më vonë, u krye autopsia e cili zbuloi shenja lëndimi në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit të gruas, tha policia, duke shtuar se ajo vdiq pasi u “qëllua dy herë në gjoks”. Ata kanë sekuestruar armën me leje të babait dhe makinën që dyshohet se është përdorur në krim.
indi
Bota
22 November 2022, 15:33
d.a.
Price
SHBA- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndër...
Bota
22 November 2022, 15:22
d.a.
Kurti dhe Kovacevski
MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup të Maqedonisë së Veriut është mbajtur ditën e sotme Forumi S...
Bota
22 November 2022, 14:35
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha gjatë një konference për media se serbët duan vetëm...
Bota
22 November 2022, 14:24
I.A
Foto Ilustruese
TURQI- Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, me synimin ...
Bota
22 November 2022, 13:16
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Të 30 anëtarët e aleancës mbështetën propozimet e delegacionit ukrainas në Asambl...
Bota
22 November 2022, 12:24
I.A
Gjykata
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar t’i pranojë masakrat që u kryen nga forcat serbe në Kosovë ...
Bota
22 November 2022, 12:17
I.A
Jorn Rohde
KOSOVË- “E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për s...
Bota
22 November 2022, 11:00
A.B
Macron
FRANCË- Presidenti i Francës bëhet sërish protagonist i një ngjarje të pakëndshme në publik. ...
Bota
22 November 2022, 11:50
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për ...
Bota
22 November 2022, 10:10
a.l
Protesta në Iran
IRAN- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka reaguar për protestat e përgjakshme q&eum...