LIVE UPDATES
Bota

Vrau 10 persona në një supermarket, prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje për 20-vjeçarin në SHBA

Payton Gendron, 20 vjeç, po vuan tashmë një dënim me burgim të përjetshëm, pa asnjë mundësi lirimi me kusht, mbi sulmin e kryer në vitit 2022. Ai u deklarua fajtor për akuzat shtetërore për vrasje dhe terrorizëm të mbrendshëm të motivuar nga urrejtja.

13 January 2024, 09:08 Nga I.A
Vrau 10 persona në një supermarket, prokurorët kërkojnë
Payton Gendron

SHBA- Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë të premten prokurorët federalë do të kërkojnë dënimin me vdekje kundër një supremacisti të bardhë, i cili vrau 10 afrikano-amerikanë, në një supermarket të qytetit Buffalo, të Nju Jorkut.

Payton Gendron, 20 vjeç, po vuan tashmë një dënim me burgim të përjetshëm, pa asnjë mundësi lirimi me kusht, mbi sulmin e kryer në vitit 2022. Ai u deklarua fajtor për akuzat shtetërore për vrasje dhe terrorizëm të mbrendshëm të motivuar nga urrejtja.

Nju Jorku nuk ka dënim me vdekje, por Departamenti i Drejtësisë ka mundësinë ta kërkojë atë në një rast të veçantë, të ngritjes së akuzave për krime me bazë urrejtjen në nivel federal. Gendron kishte premtuar se do ta pranonte fajin në atë rast, nëse prokurorët nuk do të kërkonin dënimin me vdekje.

Në njoftimin ku bëhej i ditur vendimi për të kërkuar dënimin me vdekje, Trini Ross, prokurori amerikan për Nju Jorkun perëndimor, shprehej se Gendron kishte zgjedhur supermarketin "për të maksimizuar numrin e viktimave mes njerëzve me ngjyrë".

Të afërmit e viktimave kanë shprehur pikëpamje të përziera lidhur me vendimin e prokurorëve federalë për të kërkuar dënimin me vdekje të autorit të sulmit.

“Do të isha më shumë i kënaqur nëse do të dija se ai do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg, rrethuar nga ajo pjesë e popullatës që ai u përpoq të vriste", tha Mark Talley, nëna 63-vjeçare e të cilit, u vra gjatë sulmit.

"Do të preferoja që ai të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg duke vuajtur çdo ditë", shtoi ai.

Kjo është hera e parë që Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland autorizon një kërkesë për dënim me vdekje. Nën udhëheqjen e tij, Departamenti i Drejtësisë është tërhequr dhe nuk ka kërkuar dënimit me vdekje në më shumë se 20 raste.

Familjarët e viktimave të tjera nuk kanë bërë ende ndonjë koment lidhur me vendimin e prokurorëve.

Departamenti i Drejtësisë i ka bërë rastet federale të dënimit me vdekje një gjë të rrallë që nga zgjedhja e Presidentit demokrat Joe Biden, i cili kundërshton dënimin me vdekje. Zoti Garland vendosi një moratorium për ekzekutimet federale në vitin 2021 në pritje të rishikimit të procedurave. Megjithatë moratoriumi nuk i pengon prokurorët të kërkojnë dënime me vdekje.

Më 14 maj 2022, Gendron sulmoi një supermarket në Buffalo, me një pushkë gjysmë automatike. Për të kryer sulmin ai udhëtoi më shumë se 320 kilometra, larg nga shtëpia e tij në fshatin Conklin, të Nju Jorkut.

Gendron e zgjodhi supermarketin nisur nga vendndodhja e tij, në një lagje ku mbizotëron komuniteti afrikano-amerikan dhe masakrën e transmetoi drejtpërdrejt me një kamerë të vendosur në një helmetë që mbante në kokë. Viktimat, ishin të moshës nga 32 në 86 vjeç. Tre persona mbetën të plagosur, por arritën të mbijetojnë.

Marrë nga VOA

payton gendron

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes