25 July 2026, 10:25
Nga G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po shfaq gjithnjë e më shumë pakënaqësi për zgjatjen e konfliktit me Iranin, i cili tashmë ka hyrë në muajin e pestë. Trump kishte besuar se operacionet ushtarake do ta detyronin Teheranin të pranonte shpejt një marrëveshje, por luftimet kanë vijuar dhe përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme.
Situata po rrit gjithashtu presionin politik mbi administratën amerikane, ndërsa konflikti vazhdon të ndikojë edhe në ekonominë dhe opinionin publik. Në Shtëpinë e Bardhë raportohet se ka ndarje mbi mënyrën se si duhet të trajtohet kriza.
Një pjesë e këshilltarëve mbështesin vazhdimin e negociatave, ndërsa të tjerë argumentojnë se vetëm shtimi i presionit ushtarak mund ta detyrojë Iranin të rikthehet seriozisht në tryezën e bisedimeve. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar praninë dhe operacionet e tyre ushtarake në rajon, ndërsa përplasjet mes palëve vazhdojnë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, konflikti ka krijuar edhe tensione në marrëdhëniet e Uashingtonit me aleatët rajonalë, ndërsa presidenti Trump mbetet i vendosur se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore. Megjithatë, mungesa e përparimit diplomatik dhe vazhdimi i luftimeve po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje afatshkurtër./Dosja.al
shba irani donald trump
Bota
25 July 2026, 10:13
G.M
Foto ilustruese
RUMANI- Rumania ka rrëzuar një tjetër dron që hyri pa autorizim në hapësirën e saj ajrore, vetëm pa...
Bota
25 July 2026, 10:07
G.M
pamje
KROACI- Rënia drastike e nivelit të ujit në lumin Danub ka nxjerrë në pah një anije mallrash të mbytur që pre...
Bota
25 July 2026, 09:40
E. D
KOSOVË- Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, peizazhi i sigurisë...
Bota
25 July 2026, 09:19
E. D
pamjet
FRANCË- Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e afro 60 mijë banorëve pranë Bordeaux, duke e &c...
Bota
25 July 2026, 08:52
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani po zhvillojnë bisedime për t&rsquo...
Bota
25 July 2026, 08:38
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të ishte shumë keq nëse Rusia ose Kina do ...
Bota
25 July 2026, 08:15
E. D
Karim Khan
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e 125 shteteve anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votoi sot për shkarkim...
Bota
25 July 2026, 07:54
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është tallur me gazetarët në darkën e korrespondentëve t&eum...
Bota
25 July 2026, 07:28
E. D
pamjet
SPANJË- Zjarri në rajonin e Madridit ka arritur kulmin, deklaroi mbrëmjen e sotme kreu i shërbimeve të...
Bota
25 July 2026, 07:17
E. D
Më 28 qershor, Hlaitan, një cisternë e ngarkuar me gaz natyror të lëngshëm, u nis nga Freeport, në Teksas, drejt Francë...