LIVE UPDATES
Bota

Zbulim i rrallë në Romë: Studiuesit irlandezë gjejnë poemën më të vjetër në gjuhën angleze

Brenda tij, ata zbuluan thesarin që kishin kërkuar: poemën më të vjetër të ruajtur në gjuhën angleze.

18 May 2026, 10:54 Nga E.d
Zbulim i rrallë në Romë: Studiuesit irlandezë gjejnë
Foto Ilistruse

Studiues në Irlandë mbetën të mahnitur teksa shfletonin në ekranin e kompjuterit faqet e digjitalizuara të një libri mesjetar, i cili ishte gjetur në një bibliotekë në Romë. Brenda tij, ata zbuluan thesarin që kishin kërkuar: poemën më të vjetër të ruajtur në gjuhën angleze.

“Ishim jashtëzakonisht të habitur. Mbetëm pa fjalë. Nuk u besonim syve kur e pamë për herë të parë,” tha Elisabetta Magnanti, studiuese e ftuar në shkollën e anglishtes të Trinity College Dublin, për agjencinë AP.

Madje, sipas saj, poema ndodhej brenda trupit kryesor të tekstit latin: “Ishte diçka e jashtëzakonshme.”

E shkruar në anglishten e vjetër nga një punëtor bujqësie nga Northumbria në shekullin VII, “Himni i Kedmonit” (Caedmon’s Hymn) gjendet në disa kopje të veprës “Historia Kishtare e Popullit Anglez”, shkruar në latinisht nga murgu dhe shenjti i njohur si Venerable Bede. Kjo vepër është një nga tekstet më të kopjuara të Mesjetës, me pothuajse 200 dorëshkrime.

“Rreth tre milionë fjalë të anglishtes së vjetër kanë mbijetuar gjithsej, por shumica dërrmuese e teksteve vijnë nga shekujt X dhe XI,” tha Mark Faulkner, profesor i letërsisë mesjetare në Trinity College. “Himni i Kedmonit është pothuajse unik si një tekst i ruajtur nga shekulli VII – ai na lidh me fazat më të hershme të anglishtes së shkruar.”

Faulkner e konsideron poemën e Kedmonit si fillimin e letërsisë angleze.

Një përkthim modern në anglisht i poemës thotë:

“Tani duhet të lavdërojmë rojtarin e mbretërisë qiellore,
fuqinë e krijuesit dhe qëllimin e tij,
veprën e Atit të lavdisë, sepse ai, Zot i përjetshëm,
vendosi fillimin e çdo mrekullie.
Ai së pari krijoi tokën për njerëzit,
qiellin si strehë, krijuesi i shenjtë,
pastaj krijoi tokën e mesme, mbrojtësin e njerëzimit,
Zotin e përjetshëm, i cili më pas krijoi
botën për njerëzit në tokë, Zotin e gjithëfuqishëm.”

Dorëshkrimi i gjetur nga Magnanti dhe Faulkner është një nga më të vjetrit dhe daton nga shekulli IX. Dy kopje më të hershme e përmbajnë poemën në anglishten e vjetër, por vetëm si shtesa anësore – të përkthyera nga latinishtja dhe të shkruara në margjina ose të bashkëngjitura jashtë tekstit kryesor.

Ky zbulim hedh dritë mbi përhapjen e hershme të gjuhës angleze, shumë më herët sesa mendohej më parë.

“Para zbulimit të dorëshkrimit të Romës, kopja më e hershme ishte nga fillimi i shekullit XII. Pra kjo është tre shekuj më e hershme. Kjo tregon rëndësinë që i kushtohej anglishtes që në fillim të shekullit IX,” tha Faulkner.

Zbulimi është pothuajse mrekulli. Thuhet se Kedmoni e krijoi poemën ndërsa punonte në abacinë e Whitby në Yorkshire-in Verior. Sipas tregimit, gjatë një gostie njerëzit recitonin poezi.

“I turpëruar sepse nuk dinte çfarë të recitonte, Kedmoni u largua nga gostia dhe shkoi të flinte,” tregoi Faulkner. “Në ëndërr iu shfaq një figurë që i kërkoi të këndonte për krijimin e botës, dhe ai e bëri mrekullisht, duke krijuar himnin me nëntë vargje.”

Rreth 1400 vjet më vonë, kjo kopje e poemës u rishfaq në bibliotekën kryesore publike të Romës, por jo para se të kalonte të paktën dy herë Oqeanin Atlantik dhe të ndryshonte shumë pronarë.

Murgjit e kishin kopjuar këtë version të historisë së Bedës në skriptoriumin e abacisë benediktine të Nonantolës, pranë qytetit modern të Modenës në veri të Italisë, një nga qendrat më të rëndësishme të kopjimit gjatë Mesjetës.

Në shekullin XVII, kur rëndësia e abacisë ra, koleksioni i dorëshkrimeve u zhvendos fillimisht në një abaci tjetër në Romë, më pas në Vatikan dhe në fund në një kishë të vogël.

Gjatë kësaj kohe disa tekste humbën dhe më vonë dolën në zotërim të koleksionistëve të njohur ndërkombëtarë.

Kjo kopje përfundoi tek antikuari anglez Thomas Phillipps, i cili më vonë e shiti. Libri u ble nga bibliofili zviceran Martin Bodmer dhe më pas përfundoi në Nju Jork në koleksionin e tregtarit të librave të rrallë H.P. Kraus.

Ministria italiane e Kulturës po kërkonte dorëshkrimet e humbura të abacisë së Nonantolës në mbarë botën dhe e bleu këtë kopje nga Kraus në vitin 1972. Që prej asaj kohe dorëshkrimi qëndroi në bibliotekën e Romës, por mori pak vëmendje.

Këtu hyri në skenë Magnanti, e cila kishte kaluar më shumë se katër vite duke studiuar historinë e Bedës dhe po përpilonte një katalog të kopjeve ekzistuese.

“E dija që libri figuron në katalogun e bibliotekës, ndaj isha pothuajse e sigurt se ndodhej ende aty,” tha ajo. “Për shkak të historisë shumë komplekse të këtij libri, asnjë studiues i Bedës nuk e kishte shqyrtuar seriozisht. Prandaj kishte mbetur pothuajse i pastudiuar.”

Ajo kontaktoi bibliotekën me email dhe pas tre muajsh mori imazhet digjitale të të gjithë dorëshkrimit.

Më shumë libra të rrallë po bëhen të qasshëm
Biblioteka ka digjitalizuar të gjithë koleksionin e Nonantolës dhe ai është i aksesueshëm falas në internet.

Ky është pjesë e një projekti të madh për të bërë mijëra libra dhe dorëshkrime të rralla të disponueshme për studiuesit në mbarë botën.

“Zbulimi i bërë nga ekspertët e Trinity College është vetëm një pikënisje – një dorëshkrim i vetëm që mund të hapë rrugën për zbulime të panumërta në fusha të ndryshme, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar,” tha Andrea Cappa, përgjegjës i sektorit të dorëshkrimeve dhe librave të rrallë në bibliotekë./Përktheu Piranjat News

romë bibliotekë irlandë

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa