Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Zbulimet në brigjet e Zelandës së Re habisin shkencëtarët, gjenden mbi 100 gjallesa të reja detare
Ekziston gjithashtu një specie, e cila duket si një lulelakër gri që po 'turbullon' biologët detarë.
12 March 2024, 15:09Nga S.B
gjallesat e reja të zbuluara
ZELANDË E RE- Miliona specie ende po gjenden në oqeanet e Tokës, të cilat mbulojnë 70 përqind të planetit. Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë zbuluar 100 të tjerë, pas një ekspedite në Bounty Trough, në brigjet lindore të ishullit jugor të Zelandës së Re.
Llojet e reja të identifikuara atje përfshijnë dhjetëra molusqe, tre peshq, një karkalec, një cefalopod dhe një gjini të re koralesh. Ekziston gjithashtu një specie, e cila duket si një lulelakër gri që po 'turbullon' biologët detarë.
lulelakra gri e detit
Zbulimi që po huton ekspertët ka të ngjarë të jetë një lloj i ri oktokorali me tetë tentakula. Ekipi i udhëtimit fillimisht mendoi se mund të ishte një yll deti, një anemone deti ose një kafshë tjetër por deri më tani ka provuar se nuk është asnjëra prej tyre. Biologu britanik detar Profesor Alex Rogers, i cili bashkë-drejtoi ekspeditën, tha se ai ishte i impresionuar me biodiversitetin absolut që ata kanë zbuluar.
Udhëtimi tre-javor në anijen kërkimore mblodhi pothuajse 1,800 mostra nga thellësia deri në 4,800 metra nën ujë përgjatë Bounty Trough. Mostrat do të vendosen në Koleksionin Jovertebror dhe Muzeun Kombëtar të Zelandës së Re 'Te Papa Tongarewa', të dyja në Wellington.