LIVE UPDATES
Bota

Zelensky kërkon 30 miliardë euro nga BE: Po punoj me francezët dhe gjermanët

Buxhetit ukrainas të mbrojtjes i mungojnë miliarda, sipas Presidentit Volodimir Zelenski. Ukraina ka nevojë për mbështetje shtesë sidomos për ushtarët dhe për prodhimin e dronëve.

24 August 2026, 08:28 Nga I.A
Zelensky kërkon 30 miliardë euro nga BE: Po punoj me francezët
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Ukraina pret 30 miliardë euro  nga Bashkimi Evropian (BE) për të financuar  mbrojtjen e saj. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski para gazetarëve në Kiev: "Ato duhen për mbrojtjen e gjithë vendit." Sot buxheti i mbrojtjes ka një hendek prej rreth 23 miliardë eurosh.

Paratë duhen për pagat e ushtarëve, për dëmshpërblimet e familjeve të të rënëve dhe për shpenzime të tjera. Veç kësaj, Ukrainës i nevojiten para edhe për prodhimin e dronëve. "Kërkohet një shumë e konsiderueshme. Për këtë çështje po punoj me francezët dhe gjermanët", tha Zelenski.

Zelenski njofton përparime në terren

Njëkohësisht Presidenti vuri në dukje sukseset në front. Që nga fillimi i vitit forcat e armatosura kanë rimarrë 820 kilometra katrorë. Rajoni i Dnipropetrovskut ndodhet tashmë gati plotësisht nën kontrollin ukrainas. Vetëm rreth dhjetë kilometra katrorë me tri vendbanime janë ende jashtë kontrollit të plotë të Kievit. Këto të dhëna nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Zelenski pranoi po ashtu se Rusia ka pushtuar rreth 990 kilometra katrorë territor ukrainas që nga fillimi i vitit. Ai beson se trupat ukrainase do të rimarrin edhe zona të tjera deri në fund të vitit. Një dorëzim vullnetar të Donbasit ai e përjashtoi sërish. Moska kishte kërkuar tërheqjen nga ky rajon lindor si kusht për armëpushim.

Paralajmërim për zgjedhje gjatë luftës

Ministri i Mbrojtjes, Mihajlo Fedorov, u shkarkua në korrik dhe kërkoi zgjedhje qysh gjatë luftës. Zelenski e hodhi poshtë me ashpërsi këtë kërkesë. "Zgjedhjet në këtë moment do të ishin si një cunam për shtetin dhe do ta përçanin Ukrainën", tha Presidenti. "Prandaj strategjia ime është ta udhëheq vendin deri në fund të luftës dhe të ruaj një shtet të pavarur e sovran."

Rreth një muaj pas largimit, Fedorovi bëri thirrje të gjendet një "mekanizëm ligjor, i sigurt dhe realist" për zgjedhje, pavarësisht pushtimit rus. "Demokracia nuk duhet të mbahet peng nga Rusia", tha 35-vjeçari në një mesazh video. Një plan konkret ai nuk paraqiti.

Miliona njerëz do ta kishin të vështirë të votonin

Një zgjedhje në kohë lufte ngre probleme praktike. Si do të votojnë ushtarët në front, miliona refugjatë ukrainas jashtë vendit dhe njerëzit në zonat e pushtuara nga Rusia? Kësaj i shtohet edhe rreziku i dezinformimit rus. Zelenski tha se deri tani askush nuk ka shpjeguar si mund të organizohen zgjedhje të sigurta në këto kushte.

Që nga nisja e pushtimit rus në shkurt 2022 në fuqi është ligji i luftës. Ai i mban zgjedhjet të pezulluara. Mandati i rregullt i Zelenskit si president përfundoi në maj 2024. Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev zhvilloi një sondazh në korrik dhe gusht. Vetëm 15 për qind e të pyeturve mbështetën zgjedhjet para përfundimit të luftës.

Fedorovi u shkarkua më 15 korrik gjatë një riformatimi të qeverisë, pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë. Largimi i tij nxiti protesta disaditore. Vetëm në Kiev dolën në rrugë mijëra njerëz. Disa mbështetës të tij u distancuan më pas nga nisma e tij për zgjedhje.

"Koalicioni i të vullnetshmëve" diskuton ndihmën e mëtejshme

Të hënën mblidhet sërish "Koalicioni i të vullnetshmëve" (grupi i shteteve që mbështetin ushtarakisht Ukrainën). Takimi bie në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe zhvillohet në format hibrid. Në krye të tij janëkancelari gjerman Friedrich Merz , presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Andy Burnham. Merr pjesë edhe Zelenski.

Bisedimet do të përqendrohen te forcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe te vijimi i punës për garancitë e sigurisë. Këto duhet të ndihmojnë për një paqe të qëndrueshme në rast armëpushimi./DW

volodymyr zelensky

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa