Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Pajisjet dhe teknologjia e tij ushtarake kanë qenë vendimtare gjatë fazës së parë të përpjekjeve luftarake të Moskës kundër Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është e ndërlidhur me konfliktin e Shteteve të Bashkuara me Iranin, duke shtuar se Moska është “shumë e kënaqur” që vëmendja e Uashingtonit po zhvendoset nga lufta në Ukrainë drejt Lindjes së Mesme.
“Rusia i dha dronë Iranit”, tha Zelensky në një intervistë për Fox News, një pjesë e së cilës u publikua më 31 korrik, duke shtuar se Teherani i kishte përdorur këto armë me të cilat Moska e furnizoi për të sulmuar vende në Lindjen e Mesme.
“[Copëzat] janë ruse në dronët e shkatërruar... Të gjithë e panë këtë”, tha ai.
Irani që një kohë të gjatë është aleat i Rusisë. Pajisjet dhe teknologjia e tij ushtarake kanë qenë vendimtare gjatë fazës së parë të përpjekjeve luftarake të Moskës kundër Ukrainës. Sipas vlerësimeve të Kievit, ushtria ruse ka përdorur dhjetëra mijëra dronë Shahed për të sulmuar Ukrainën që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.
Tani, në një kohë kur Teherani ka nevojë për mbështetje, presidenti ukrainas shtoi se ishte “absolutisht” i bindur se Moska i kishte siguruar Iranit imazhe satelitore të bazave ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Rusia është shumë e kënaqur që nuk ka një përfundim të luftës, një përfundim real të luftës në Lindjen e Mesme... Sepse ata e kuptojnë se, meqë SHBA-ja është e përfshirë në këtë luftë, ajo nuk mund ta ndihmojë Ukrainën në të njëjtin nivel si më parë”, tha Zelensky.
Pjesa e kësaj interviste u publikua disa ditë pasi Zelensky u kthye nga Shtetet e Bashkuara, ku tha se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte rënë dakord t’i siguronte Kievit licenca për raketat Patriot.
Ukraina ka kërkuar me ngulm të sigurojë më shumë kapacitete të mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet e përditshme ajrore të Rusisë dhe për t’u përgatitur për një tjetër dimër, gjatë të cilit Moska mund të intensifikojë sërish sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, duke lënë mijëra njerëz pa ngrohje ose energji elektrike gjatë acarit./REL
Donald Trump SHBA- Amerikanët jashtë Uashingtonit së shpejti do të jenë në gjendje të marrin pasaporta koleksioni me emr...
Pamje UKRAINË- Ushtria ruse ka kryer një sulm të ri ndaj infrastrukturës portuale në qytetin ukrainas të Odesës, duke go...
Pamje nga Ceuta SPANJA- Më shumë se 37,500 migrantë janë kthyer tashmë në Marok, nga afërsisht 60,000 q&e...
Zona 51 SHBA- Zjarri pranë Zonës 51, objekti sekret i Forcave Ajrore të SHBA-së në Nevada, është përhapur me shpejt...
Protestë e mbajtur në Pogdoricë nga rusët që e kundërshtojnë luftën në Ukrainë. Shkurt 2024. Shtetasi rus...
Foto ilustruse IZRAEL- Një zyrtar izraelit ka deklaruar se Izraeli nuk do të tërheqë forcat e tij nga "Linja e Verdhe" aktuale para &cc...
Donald Trump SHBA- Imazhet e mijëra emigrantëve që hyjnë në enklavën spanjolle të Ceutës janë një pa...
Shtetasi rus, Ilya Perekopsky, nënkryetar i aplikacionit Telegram, nuk do ta marrë shtetësinë e Bosnje e Hercegovinës. Propozimi p&e...
Itamar Ben-Gvir IZRAEL- Draft-marrëveshja e paqes me Hamasin po shkakton reagime të forta nga politikanët kryesorë izraelitë,...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish për luftën në Iran. Duke folur me gazetaren e Shtë...