Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus, që po zgjat prej katër vjetësh e gjysmë, kanë ngecur muajt e fundit, teksa SHBA-ja e ka zhvendosur vëmendjen te lufta me Iranin.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se shpreson që t’i mirëpresë në Kiev të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, në ditët në vijim, për të rifilluar përpjekjet për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia më 2022.
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus, që po zgjat prej katër vjetësh e gjysmë, kanë ngecur muajt e fundit, teksa SHBA-ja e ka zhvendosur vëmendjen te lufta me Iranin.
“Presim që të dërguarit e presidentit të Amerikës të vijnë këtu, në Kiev. Kemi konfirmimin e tyre”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm.
“Ata do të kenë takime në Moskë dhe në Kiev. Ne presim që takimi të zhvillohet në ditët në vijim”, shtoi udhëheqësi ukrainas.
Të dërguarit e posaçëm të Trumpit, Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, kanë qenë të përfshirë në përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, duke udhëtuar disa herë në Moskë.
Ata nuk kanë qenë asnjëherë në Kiev.
Zelensky tha se “datat e mundshme janë caktuar” për vizitën e parë të të dërguarve në kryeqytetin ukrainas, i cili gjatë javës së fundit është përballur me sulme të intensifikuara ruse me dronë dhe raketa.
Në korrik, Zelensky njoftoi se kishte biseduar me Witkoffin dhe Kushnerin “për ta rigjallëruar diplomacinë dhe për ta sjellë më afër paqen”.
Pushtimi rus i Ukrainës është shndërruar në konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve dhe qindra mijëra ushtarëve./REL
foto ilustruese SHBA- Bota ka hyrë në një “zonë rreziku të motit ekstrem”, ndërsa ndikimet e El Niño kan&e...
Milojko Spajić MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, që parashikon heqjen e imunitet...
SERBI- Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ka...
Foto Ilustruese DANIMARKË- Agjencia e sigurisë dhe inteligjencës në Danimarkë (PET) ka lëshuar një paralajmërim t&...
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel. Një grup prej 11 shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian i kërkoi me shkrim Shërbimit ...
Rafineria e naftës e Gazprom Neft në Moskë ishte në shënjestër të dronëve ukrainas më 18 qershor. Teksa Ukrain...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka vendosur të lirojë pesë shtetas libanezë të arrestuar në jug të Libanit, pasi ka arri...
Howard Lutnick SHBA- Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, kërkoi falje pasi deklaroi se asnjë amerikan nuk kishte humbur jetë...
Emmanuel Macron dhe Andy Burnham ANGLI- Kryeministri britanik Andy Burnham dhe Presidenti francez Emmanuel Macron riafirmuan vullnetin për të the...
Stacioni hekurudhor BRUKSEL- Një burrë u arrestua në stacionin hekurudhor Gare du Midi në Bruksel, pasi oficerë...