LIVE UPDATES
Bota

Zelensky vjen në Serbi/ Analiza: Çfarë fiton Vuçiçi?

Presidenti i Ukrainës vjen në Serbi, një vend që vazhdon të refuzojë t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

7 August 2026, 19:11 Nga E.d
Zelensky vjen në Serbi/ Analiza: Çfarë fiton
Aleksandër Vuçiç dhe Volodymyr Zelensky

Për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, Volodymyr Zelensky mbërrin në Beograd. Presidenti i Ukrainës vjen në Serbi, një vend që vazhdon të refuzojë t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Zelensky dhe ukrainasit mendojnë se në këtë moment ekziston njëfarë mundësie që Serbia të dalë nga orbita e Federatës Ruse dhe, natyrisht, do të bëjnë përpjekje për ta shfrytëzuar këtë mundësi”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) Jasmin Mujanoviq, politolog nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ai vlerëson se kjo nuk do të ndodhë.

“Kjo është shfaqja e Vuçiqit për Ukrainën dhe Perëndimin politik, pas goditjes së rëndë që mori nga disa shtete evropiane kur bllokuan hapjen e një klasteri në rrugën evropiane të Serbisë”, shton ai.

Edhe për Nikolla Lluniqin, konsulent për gjeopolitikë dhe siguri, kjo nuk është një vizitë që ndryshon politikën e jashtme të Serbisë.

“Nëse Beogradi do të merrte vendime të tilla si vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, ndryshimi i marrëdhënieve energjetike apo harmonizimi i plotë i politikës së jashtme me atë të BE-së, atëherë do të mund të flisnim për ndryshim të kursit”, thotë Lluniq.

Serbia dhe Ukraina po zhvillojnë bashkëpunimin mes tyre, ndërkohë që të dyja janë vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht lidhjeve të Beogradit me Kremlinin.

Në vitin e pestë të pushtimit të plotë rus, Zelensky vjen me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Megjithëse Serbia e ka mbështetur disa herë në Kombet e Bashkuara integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, duke dënuar agresionin rus, ajo është i vetmi shtet evropian, përveç Bjellorusisë dhe Turqisë, që nuk u është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Ukraina, nga ana tjetër, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Lluniq thotë se ardhja e Zelenskyt përbën një ngjarje të rëndësishme diplomatike, sepse tregon se Serbia, pavarësisht lidhjeve tradicionalisht të ngushta politike, energjetike dhe të tjera me Rusinë, synon të ruajë komunikimin edhe me Ukrainën.

Duke folur për ftesën që Beogradi i bëri Zelenskyt, John O'Brennan, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Maynooth në Irlandë, thotë se kjo është pjesë e politikës së balancimit të Serbisë.

“Megjithatë, kjo vizitë tregon edhe një dobësi të re të regjimit të Aleksandar Vuçiqit, i cili është dobësuar nga ngjarjet në Novi Sad, një varg aferash të reja dhe revolta studentore.”

Autoritetet në Serbi janë përballur gjatë një viti e gjysmë të fundit me protesta masive kundër Qeverisë, pas vdekjes së 16 personave nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

A do të flitet për armë?

Profesori O'Brennan nuk beson se kjo vizitë do të ndodhte po të mos ekzistonte në Uashington dhe në vende të tjera perëndimore bindja se Ukraina ka arritur një pikë kthese në luftë.

“Zelensky vjen para së gjithash për të siguruar armatim, por potencialisht edhe për të ofruar sisteme të caktuara ukrainase të armatimit”, vlerëson O'Brennan për REL-in.

Autoritetet e Serbisë zyrtarisht thonë se vendi nuk eksporton drejtpërdrejt armë në Ukrainë, ndërkohë që Beogradi është akuzuar nga Rusia se këtë e bën përmes ndërmjetësve.

Disa hulumtime dhe raportime mediatike kanë ngritur mundësinë që municioni serb të përfundojë në Ukrainë përmes ndërmjetësve dhe vendeve të treta.

“Rëndësi të veçantë ka fakti që Serbia prodhon municion të kalibrave të ndryshëm, përfshirë kalibra të përputhshëm me sistemet me origjinë sovjetike, të cilat vazhdojnë të përdoren në numër të madh në fushëbetejën ukrainase”, thotë Nikolla Lluniq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka qëndruar pretendimit se Serbia nuk u eksporton armë drejtpërdrejt palëve në konflikt dhe se nuk mund ta kontrollojë plotësisht se ku përfundojnë ato pasi shiten.

Megjithatë, në mesin e vitit 2024, atëherë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien, deklaroi se Serbia, “duke vënë në dispozicion armët e saj, po e ndihmon Ukrainën të mbrojë një parim themelor të së drejtës ndërkombëtare”. 

Çfarë i lidh Serbinë dhe Ukrainën?

Yevhen Mahda, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Instituti për Politikë Botërore (IWP) me seli në Kiev, është i bindur se në tryezë do të jenë edhe çështjet ekonomike dhe bashkëpunimi humanitar.

Serbia i ka dërguar disa herë ndihmë humanitare Ukrainës, ndërsa Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron të rindërtojë një ose dy qytete apo një rajon më të vogël në Ukrainë.

“Ukraina, pavarësisht rrjedhës dhe kohëzgjatjes së luftës, në planin afatgjatë do të jetë një nga tregjet më të rëndësishme evropiane për rindërtimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, ndërsa Serbia dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi”, thotë Nikolla Lluniq.

Ai shton se qëndrimi ndaj Ukrainës është bërë gjithashtu një nga çështjet e rëndësishme në procesin e harmonizimit të Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

“Ruajtja e dialogut politik me Kievin tregon se Serbia dëshiron të vazhdojë komunikimin me partnerët evropianë edhe për çështje që janë me rëndësi kyçe për sigurinë evropiane”, thotë ai.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në procesin e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021.

Mosharmonizimi me politikën e jashtme të BE-së është një nga arsyet për këtë, krahas problemeve me sundimin e ligjit dhe gjendjen e medias.

“Realizmi politik” i Zelenskyt

Vetëm disa javë më parë, Zelensky mori në Kiev “jo”-në e Vuçiqit, kur presidenti serb nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët në samitin e Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore.

“Kur ta shihni tekstin e deklaratës, do ta kuptoni pse isha i vetmi që nuk e nënshkrova”, ishte shpjegimi që Vuçiq u dha gazetarëve në Kiev.

Edhe në vitet e kaluara Serbia nuk i ka nënshkruar deklaratat nëse në to kërkohej vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë apo, si kësaj here, ushtrimi i presionit shtesë ndaj Moskës.

Lluniq konsideron se Zelensky, me këtë vizitë, po tregon realizëm politik.

“Ruajtja e kanaleve të komunikimit me Serbinë, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe demonstrimi se Ukraina dëshiron të bisedojë edhe me shtete që nuk janë plotësisht të harmonizuara me politikën e saj apo me atë të BE-së”, thotë ai.

Edhe Yevhen Mahda nga IWP-ja në Kiev vlerëson se ka pak gjasa që Serbia të ndryshojë politikën e saj të balancimit mes Rusisë dhe Perëndimit, por se është e domosdoshme të zhvillohet dialog me palë të ndryshme.

“Vizita e Zelenskyt në Beograd tregon se Ukraina po kërkon mënyra për dialog. Para së gjithash, me shtete që mund të shërbejnë si ndërmjetës në bisedimet me Kremlinin”, vlerëson ai.

Ai thotë se kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti se Ukrainën në Serbi aktualisht e përfaqëson ish-shefi i shërbimit të inteligjencës, Oleksandr Litvinenko.

Zelensky “mes” Serbisë dhe Putinit
Autoritetet serbe do ta presin Zelenskyn në Beograd, ku, para luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kishin dalë për të pritur presidentin rus, Vladimir Putin.

Pavarësisht izolimit ndërkombëtar dhe sanksioneve, Putin, sipas sondazheve, vazhdon të jetë udhëheqësi i huaj më popullor në Serbi.

Profesori John O'Brennan sheh si një nga qëllimet e vizitës së presidentit ukrainas edhe mundësinë për të dërguar një mesazh.

“Shikoni, Rusia po e humb mbështetjen madje edhe të aleatit të saj vëllazëror në Beograd”, thotë ai.

Duke folur për motivet e Vuçiqit, politologu Jasmin Mujanoviq thotë se bëhet fjalë për një përpjekje për ta ndryshuar perceptimin për Serbinë në Perëndim, por jo për ndonjë ndryshim thelbësor të politikës.

“Ky është i njëjti njeri që ka qenë gjithmonë. Ky nuk është ndonjë Aleksandar Vuçiq i ri, nuk është ndonjë politikë e re e jashtme e Serbisë. Është një shfaqje mjaft e lirë që, besoj, do të harrohet brenda pak muajsh”, thotë Mujanoviq.

Çfarë do të thonë Moska, Brukseli dhe Uashingtoni?

Megjithëse Beogradi zyrtar vazhdon të këmbëngulë se anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i vendit, ai nuk heq dorë nga lidhjet me Rusinë, nga e cila Serbia varet në masë të madhe për furnizimin me gaz.

Konsulenti për gjeopolitikë dhe çështje ushtarake, Nikolla Lluniq, konsideron se Moska do ta shohë me mosbesim ardhjen e Zelenskyt në Beograd, por nuk pret ndonjë reagim radikal.

“Rusia nuk ka interes që, përmes presionit të tepruar, ta shtyjë edhe më shumë Beogradin drejt Kievit dhe Perëndimit. Për këtë arsye, ka më shumë gjasa që të balancojë mes kritikave dhe ruajtjes së marrëdhënieve me Serbinë”, thotë ai.

Por ai vëren se reagimi i Moskës do të varet shumë edhe nga rezultatet konkrete të vizitës.

“Nëse nuk publikohen vendime që do të nënkuptonin ndryshim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë, Moska me gjasë do të përpiqet ta minimizojë rëndësinë politike të takimit”, shton Lluniq. 

Nga ana tjetër, sipas Lluniqit, BE-ja dhe Uashingtoni do ta vlerësojnë pozitivisht vizitën.

Megjithatë, ai thekson se BE-ja do të vazhdojë ta bëjë vlerësimin e përgjithshëm për Serbinë duke marrë parasysh një kontekst më të gjerë: shkallën e harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, qëndrimin ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe reformat që lidhen me rrugën evropiane.

“Edhe Uashingtoni do ta vlerësojë pozitivisht çdo kontribut praktik të Serbisë për sigurinë e Ukrainës, veçanërisht në fusha si municioni apo bashkëpunimi i mundshëm teknologjik”, shton ai.

Por, vëren Lluniq, hapa të tillë, në vetvete, nuk do të nënkuptojnë ndryshim të vlerësimit të përgjithshëm të politikës amerikane ndaj Beogradit.

As profesori John O'Brennan nuk mendon se, pas largimit të Zelenskyt nga Beogradi, imazhi ndërkombëtar i Serbisë do të ndryshojë në mënyrë thelbësore.

“Ajo do të vazhdojë të shihet si një shtet gjysmë i izoluar në Evropë, i drejtuar nga ultranacionalistë që refuzojnë të marrin përgjegjësinë për luftërat e viteve ’90”, thotë ai.

Serbia, dikur ndër vendet lidere në procesin e integrimit evropian, tani praktikisht ndodhet në fund të këtij procesi.

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet me administratën e Donald Trumpit, sipas deklaratave të Vuçiqit gjatë dimrit, nuk po zhvillohen sipas pritjeve të Beogradit.

Ky perceptim është përmirësuar me nisjen së fundi të Dialogut Strategjik mes dy vendeve./REL

volodymyr zelensky serbi takim

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin