22 September 2022, 08:06
Nga A.B

Rusia duhet të përballet “vetëm me ndëshkim” për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Përmes një videoje të incizuar paraprakisht, lideri ukrainas ka bërë thirrje për krijim të një tribunali special për luftën, dhe ka përmendur krimet e supozuara të luftës, të kryera nga Rusia.
Ai ka prezantuar edhe një “formulë” për paqe, që përfshin më shumë mbështetje ushtarake dhe ndëshkim të Rusisë në skenën ndërkombëtare.
Fjalimi i tij është përcjellë me duartrokitje nga shumë prej pjesëmarrësve të takimit.
Në deklaratat hyrëse, Zelensky ka akuzuar Rusinë për shkaktim të “turbulencave katastrofike” përmes “luftës së saj ilegale”.
Ai ka folur ditën e njëjtë, kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka thirrur rreth 300.000 rezervistë ushtarakë në detyrë, një vendim që ka nxitur protesta të rralla në rrugët e Rusisë.
Zelensky ka thënë se ky vendim ka treguar se armiku i tij nuk është serioz rreth bisedimeve për paqe.
Ai i ka dënuar planet e bëra publike së fundi nga pala ruse që të mbahen të ashtuquajturat referendume në disa qytete ukrainase që ka pushtuar Rusia, prej nisjes së luftës.
Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara kanë dënuar po ashtu diçka të tillë.
Zelensky ka thënë se një tribunal special do të ndihmonte që Moska të jepte përgjegjësi për vjedhje të territorit dhe vrasje të mijëra personave.
Ai ka përmendur zbulimin e 445 varrezave të reja në Izjum, qytet verilindor, kontrollin e të cilit e kanë kthyer forcat ukrainase, në kuadër të një kundërofensive të nisur në fillim të këtij muaji.
Zelensky ka përmendur edhe detaje tjera të krimeve të supozuara të luftës në këtë qytet, duke thënë se një burrit i janë hequr të gjitha organet mashkullore dhe më pas është vrarë.
“Pse ushtria ruse është kaq e obsesionuar me heqjen e këtyre organeve?”, ka pyetur ai.
Fjala “ndëshkim” është përmendur 15 herë në fjalimin e Zelenskyt, dhe ka qenë një prej pesë kushteve të panegociueshme për arritje të paqes.
Rusia duhet të përballet me pasoja për agresionin e saj, ka thënë ai, duke përmendur sanksione shtesë dhe që OKB-ja t’ia pezullojë Rusisë rolin e anëtares së përhershme në Këshillin e Sigurimit.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që të mbrohen jetët ukrainase, dhe që të respektohen kufijtë ndërkombëtarë të shtetit.
Si kushtin e katërt dhe pestë, ai ka kërkuar garanci të reja të sigurisë për Kievin, dhe që bota që bashkohet për të dënuar agresionin e armatosur të Moskës.
Më 21 shtator, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se shtetet e BE-së janë pajtuar të godasin Rusinë me sanksione të reja.
Borrell u ka thënë gazetarëve se kufizimet e reja do të shënjestrojnë individët rusë dhe sektorët ekonomikë shtetërorë.
I paraqitur me bluzën e gjelbër në video, Zelensky ka falënderuar 101 shtetet që kanë votuar në OKB, që prezantimi i tij të jetë përmes videos, në vend të prezencës fizike.
Ai ka kritikuar shtatë shtete, përfshirë Rusinë, që kanë votuar kundër paraqitjes së tij, ashtu sikurse vendet që janë duke mbajtur qëndrim neutral për konfliktin.
Pavarësisht sugjerimit të Zelenskyt se Rusia nuk është serioze për negociata, dy shtetet kanë kryer një këmbim të madh të të burgosurve të luftës më 21 shtator.
Ukrainës i janë kthyer 215 luftëtarë, përfshirë 10 të huaj, derisa Rusia ka pranuar 55 ushtarë dhe politikanin pro-rus, Viktor Medvechuk, i cili është përballur me akuza për tradhti në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
22 September 2022, 08:00
s.s
Protesta në Rusi
RUSI- Raportohet se policia ruse ka arrestuar qindra protestues që u mblodhën kundër vendimit të Kremlinit pë...
Bota
22 September 2022, 07:44
A.B
Nikolai dhe Dmitry Peskov
RUSI- Nikolai Peskov, djali i sekretarit të shtypit të presidentit rus Dmitry Peskov, iu përgjigj nj&eum...
Bota
22 September 2022, 07:07
s.s
Maska
KINË- Shkencëtarët në Kinë thonë se kanë zhvilluar një maskë fytyre të aftë për t&eu...
Bota
21 September 2022, 22:48
I.A
Besnik Tahiri
KOSOVË- Kryetar i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, thotë se zgj...
Bota
21 September 2022, 22:40
s.s
Joe Biden dhe Liz Truss
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministrja Liz Truss i kanë përshkruar deklaratat e fundit të Vladimir Puti...
Bota
21 September 2022, 22:20
I.A
Rebecca Gannon dhe ui dashuri
ANGLI- Motra dhe i dashuri i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, që humbi jetën në brigjet ...
Bota
21 September 2022, 22:10
I.A
Diana Atwine
UGANDË- Uganda shpalli një shpërthim të Ebolës pasi një rast i llojit relativisht të rrall&...
Bota
21 September 2022, 21:57
s.s
Shtetasi britanik Aiden Aslin qëndron pas hekurave në një sallë gjyqi në Donetsk, Ukrainë, në qershor
BRITANI- Pes&...
Bota
21 September 2022, 21:42
s.s
Maia Sandu
MOLDAVI- Maia Sandu, presidentja e Moldavisë, foli ballë për ballë me familjet në vendin e saj gjatë fjalimit t&eu...
Bota
21 September 2022, 21:39
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Kosova i përmbush standardet për të përfituar nga liberalizimi i vizave. Gazeta Express shkruan se ky wshtë q&eum...