LIVE UPDATES
Bota

Tahiri: Marrëveshjet hibride një gabim, i shërbejnë politikës ruse në Ballkan

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëri komente dhe rreth një dokumenti që ka qarkulluar këto ditë në shtyp, i cili duket se përmban një propozim të Francës e Gjermanisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që nuk parashikon njohje të ndërsjellë.

21 September 2022, 22:48 Nga I.A
Tahiri: Marrëveshjet hibride një gabim, i shërbejnë
Besnik Tahiri

KOSOVË- Kryetar i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, thotë se zgjidhja e vetme për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është arritja e një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të detyrueshme, e që do të mundësonte njohje reciproke. Gjatë një interviste me gazetaren e Zërit të Amerikës Menada Zaimi, zoti Tahiri thotë se ka elemente që kanë nxitur optimizëm për një kompromis të shpejtë, por gjithsesi të pamjaftueshëm sipas tij. Për zotin Tahiri nevojitet një angazhim shumë më i madh, me porosi shumë më të qarta për Beogradin zyrtar, nga ata që lehtësojnë dialogun e BE-së, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëri komente dhe rreth një dokumenti që ka qarkulluar këto ditë në shtyp, i cili duket se përmban një propozim të Francës e Gjermanisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që nuk parashikon njohje të ndërsjellë.

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri, duket se me fillimin e luftës në Ukrainë ka edhe një vëmendje të shtuar për një zgjidhje përfundimtare, për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas jush a janë shtuar, realisht mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje?

Besnik Tahiri: Zgjidhja e vetme për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është realizimi i një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme, e cila do të krijojë një njohje reciproke në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të përmbyllet saga më e madhe rreth dialogut. Dialogu ka zgjatur shumë gjatë, marrëveshjet teknike të arritura deri më tani nuk janë zbatuar mirë, dhe tani është e rëndësishme që nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, këtë mesazh e përçova edhe tek institucionet që vizitova këtu, të realizohet një marrëveshje, e cila e njeh Kosovën si shtet, por njëkohësisht është përfundimtare dhe ligjërisht e obligueshme.

Zëri i Amerikës: A ndjeni ju se ka një frymë të tillë, që të shkohet sa më shpejt që të jetë e mundur drejt kësaj?

Besnik Tahiri: Janë disa elemente që na bëjnë optimist lidhur me këtë temë. Siç e dini, Departamenti i Shtetit e ka emëruar përfaqësuesin special, zotin Escobar. Edhe vendet si Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, kanë bërë një angazhim në lehtësimin e dialogut. Këto janë disa porosi. Por, kjo nuk mjafton. Një angazhim shumë më i madh, porosi shumë më të qarta për Beogradin zyrtar duhet të vijnë edhe nga ata që sot e udhëheqin dialogun, e lehtësojnë dialogun e BE-së, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia na tregon, edhe në marrëveshjen e Ahtisarit, që po të mos ishte ambasadori Frank Wisner, i cili e shtyu përpara procesin, nuk do të kishte një marrëveshje. Dhe dua ta them këtë, se pa udhëheqjen e fortë amerikane një marrëveshje, fatkeqësisht, nuk mund dhe nuk është në horizont.

Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri, këto ditë më Kosovë po qarkullon një njoftim për një të ashtuquajtur dokument për marrëveshje me Serbinë, të cilën Kryeministri Kurti nuk pranoi që ta komentonte, por nuk e hodhi poshtë ekzistencën e tij. A jeni ju në dijeni të ekzistencës së një dokumenti të tillë?

Besnik Tahiri: Ne nuk jemi në dijeni, por ne e kemi për detyrë parësore komentimin e dokumenteve të tilla dhe këtë duhet ta bëjmë duke thënë shumë saktë, shumë qartë pozicionin e Kosovës. Eksperimentet që lidhen me modele të caktuara nuk do të funksionojnë në krijimin e stabilitetit dhe paqes. Kosova, tani e 20 vjet, është duke ndërtuar institucionet e veta demokratike. Kosovë tashmë është e lirë falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjes së trupave të NATO-s. Është një realitet i ri, Kosova është një shtet i pavarur, i cili mbi këtë formë mund të njoh çfarëdo marrëdhënie tjetër midis Kosovës dhe Serbisë. Çfarëdo synimi tjetër për të ardhur në një marrëveshje hibride është gabim dhe në funksion edhe të politikës ruse në Ballkanin Perëndimor, e cila siç po shihet në të gjithë Ballkanin Perëndimor ka axhendë të destabilizimit. Derisa kjo nuk shihet qartë nga vendim-marrësit, si në Bashkimin Evropian, e në veçanti në SHBA, kemi një problem për shkak se realisht kemi dy dekada që ne diskutojmë, dialogojmë, bëjmë marrëveshje, por ato nuk zbatohen. Tani duhet të jetë një marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, të cilën Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Shtëpia e Bardhë duhet ta ketë udhëheqjen.

Zëri i Amerikës: E pranuat edhe ju që ka një intensifikim të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje dhe marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por a kanë filluar dhe a po zhvillohen konsultimet mes partive politike në Kosovë për një zgjidhje të mundshme në këtë çështje?

Besnik Tahiri: Kryeministri Haradinaj, edhe në kohën kur ka qenë kryeministër dhe tani isha në Pentagon dhe e thashë që ishte kënaqësi të ishim me Sekretarin Mattis në atë kohë kur e formuam ushtrinë, e sheh çështjen e dialogut jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe nuk lidhet me politikën ditore. Ne i kemi synimet, qëndrimet dhe paknaqësitë tona për menaxhimin ditor, por në raport me dialogun Kosovë – Serbi, ne jemi në mbështetje të plotë të konceptit që e thashë më parë, pra të një marrëveshjeje finale, ligjërisht të obligueshme. Mbi këtë temë, ne do të bëjmë punën tonë, por puna kryesore dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është tek qeveria dhe për këtë arsye saktësia në deklarime sikur kjo sot për eksperimente të caktuara të modeleve të ndryshme duhet të jetë shumë, shumë më e saktë nga qeveria. Për ne, një marrëveshje sa më të shpejtë finale e shohim si të rëndësishme dhe si një një zgjidhje të një nyje e cila tani e shumë vite po na rri mbi supe.

Zëri i Amerikës: Po kështu edhe çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ka marrë vëmendje. Beogradi kërkon që ajo të ketë më shumë pushtet sesa Prishtina është e gatshme të ofrojë. Cila duhet të ishte zgjidhja në këtë rast?

Besnik Tahiri: Beogradi synon ta trajtojë dialogun me Kosovën si një mundësi për të marrë marrëveshje pas marrëveshjeje. Kjo duhet të ndalojë. Kjo nuk është qasje e qëndrueshme dhe nuk është në funksion të asaj që e thashë më herët. Asociacioni si një marrëveshje e vetme në Kosovë mendoj që është gabim. Trajtimi i Asociacionit duhet të jetë shumë i saktë. Kosova është me sistem politik një shkallësh, ka një sistem qeverisës që i njeh komunat si entitete të veçanta me autonomi. 80 për qind e serbëve të Kosovës jetojnë në territor që e vet-administrojnë jetën e tyre me 24 përgjegjësi të deleguara nga shteti dhe mbi këtë aspekt unë mendoj që autonomia ekziston. Tek asociacioni, tek çështjet do të thoja triviale apo edhe çështje të tjera, të gjitha këto duhet të diskutohen me një marrëveshje. Për këtë arsye është e rëndësishme që ta kuptojmë që strategjia e Beogradit zyrtar është që të trajtojë Kosovën në tema, në çështje të cilat nuk janë thelbësore dhe mbi këtë ta vendosë premisën që Kosova është “bad guy” (personazhi negativ) dhe janë ata që duan dialog. Këtë nuk duhet ta lejojmë dhe për këtë duhet të kemi saktësi. Përgjigja e vetme është: marrëveshja finale dhe në të njëjtën kohë të bëhet qartësimi i pozicioneve tona politike në raport me integrimin evropian. Është tepër me rëndësi të thuhet se njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi ynë në NATO dhe partneriteti i përjetshëm me SHBA-në janë tema që nuk diskutohen dhe janë tema primare për ne.

Zëri i Amerikës: Ka qenë e qartë Kosova, udhëheqësia e Kosovës në gjithë këto zhvillime, në funksion të marrëveshjes?

Besnik Tahiri: Unë mund të them që sa kemi qenë ne në qeveri, ne kemi qenë shumë të qartë. Ju e dini çfarë reagimi kemi pasur në axhendën e shkëmbimit të territoreve në atë kohë. Ka qenë një axhendë jashtëzakonisht e dëmshme. Mendoj që zoti Kurti duhet të jetë shumë më i qartë, më i saktë dhe në të njëjtën kohë edhe më transparent për shkak se këto janë përgjegjësi të larta shtetërore dhe kombëtare që kanë efekte edhe më të gjera se në Kosovë. Andaj këto porosi janë të rëndësishme.

Marrë nga VOA

besnik tahiri

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...