25 December 2022, 12:26
Nga A.B

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë përballë sulmeve ruse, ndërsa vendi feston Krishtlindjen. Ai tha se “liria ka çmim të lartë, por skllavëria ka çmim edhe më të lartë".
Sulmet ruse me raketa dhe dronë kanë lënë miliona ukrainas pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm.
Të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë dhjetë persona në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, thanë zyrtarët, duke shtuar se 68 persona të tjerë u plagosën.
Ukraina ka rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar.
Shumica e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe festojnë natën e Krishtlindjes më 6 janar. Megjithatë, një numër në rritje i besimtarëve festojnë më 24 dhjetor, si shumica e të krishterëve në mbarë botën.
Në një fjalim me video drejtuar kombit të shtunën vonë, Zelensky tha: "Ne duruam në fillim të luftës, suruam sulmet, kërcënimet, shantazhet bërthamore, terrorin, sulmet me raketa. Le të durojmë këtë edhe dimër sepse ne e dimë se kundër kujt po luftojmë. Do t’i festojmë festat tona. Do do të jemi të lumtur. Dallimi është në një gjë: ne nuk duhet të presim mrekulli, duhet ta krijojmë atë vetë", tha ai, shkruan BBC.
Zelensky ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave dhe u ka bërë thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt - lufta ka hyrë në muajin e saj të njëmbëdhjetë - dhe që nga tetori Rusia po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë./REL
Bota
25 December 2022, 12:09
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin ka dhënë sinjalin e parë të paqes pas më shumë se dhjetë muajsh nga pusht...
Bota
25 December 2022, 11:59
a.l
Joe Biden and Jill Biden
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden i është bashkuar atmosferës së Krishtlinjdeve dhe gjithë besi...
Bota
25 December 2022, 10:27
a.l
Ukrainasit duke festuar Krishtlindjet në errësirë
UKRAINË - Sot shënohet dita e 305-të e pushtimit rus në Ukrainë. ...
Bota
25 December 2022, 10:40
A.B
Pema e krishtlindjeve
TIRANË- Stina e festave ka ardhur, me këmbanat që bien dhe bora që shkëlqen në rrugë. Mes byrekut,...
Bota
25 December 2022, 10:18
a.l
Shaip Kamberi
KOSOVË- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për situatën aktuale të tension...
Bota
25 December 2022, 10:06
a.l
Barrikadat
KOSOVË- Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar. Sot është dita e 16 që nga vendosja e barrikadave në...
Bota
25 December 2022, 09:55
A.B
Moti
SHBA- Stuhi e egër dimri vazhdon të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke...
Bota
25 December 2022, 09:26
A.B
Do të jetë sikur të kem lindur sërish. Me këto fjalë nis bisedën për Radion Evropa e Lirë (REL) Nihada Gegiq nga ...
Bota
25 December 2022, 08:59
A.B
Qyteti
Kriza energjetike i ka nxitur qytetet në të gjithë Gjermaninë që të fikin dritat e natës në monumente dhe nd...
Bota
25 December 2022, 08:43
A.B
Mesha
ITALI- Papa Françesku gjatë predikimit të tij në meshën e Krishtlindjeve ka ftuar besimtarët të mos i harrojn&eu...