23 October 2022, 12:08
Nga d.a.
Zelenskyy
URKAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u shpreh se perëndimi duhet të paralajmërojë Moskën se nëse fillon një sulm bërthamor në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev, atëherë qendra vendimmarrëse ruse, Kremlini, do të goditet.
Sipas Protothemës, në një intervistë për një televizion kanadez, Zelenskyy u shpreh se nuk ka rëndësi nëse Ukraina i përket NATO-s apo jo nëse Rusia sulmon asaj i duhet kundërpërgjigjur në të njëjtën monedhë.
“Sa i përket përdorimit të armëve bërthamore do të jap një shembull. Tani ulemi dhe dëgjojmë thirrjet e vazhdueshme që Rusia të godasë qendrën e vendimmarrjes në Ukrainë. Si duhet të reagojë planeti? Nuk ka rëndësi nëse Ukraina i përket NATO-s apo jo. Kjo po ndodh në Evropë. Askush nuk ka të drejtë të zhvasë si një terrorist”, shpjegon presidenti ukrainas.
Zelensky shtoi se nëse mesazhi është se qendra e vendimmarrjes do të goditet,atëherë do të ketë një kundërgoditje aty ku është nisur sulmi.
"Nëse e bën këtë, atëherë në një sekondë, pavarësisht nga rezultati i goditjes, qendra jote vendimmarrëse, në vendin tënd, do të goditet."-shtoi ai.
Prej disa ditësh, pas një deklarate të presidentit rus Vladimir Putin se nuk do të kursejë asnjë lloj arme për të sulmuar Ukrainën, po qarkullon fjala se kjo nuk përjashton as përdorimin e armëve bërthamore.
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
23 October 2022, 11:54
d.a.
Sunak
BRITANI- Rishi Sunak ka njoftuar ofertën e tij për t'u bërë udhëheqësi dhe kryeministri i ardhshëm konservator, gj...
Bota
23 October 2022, 11:38
d.a.
Autorja dhe i lenduari
GREQI- 38-vjeçarja greke, e cila i hodhi acid partnerit teksa flinte gjumë, ka dhënë versionin e saj p&eu...
Bota
23 October 2022, 11:24
d.a.
Shaip Kamberi
SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka bërë thirrje shqiptarëve të ...
Bota
23 October 2022, 11:07
d.a.
Anetaret e SNS
SERBI-Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandër Vuçiç sot do të mbajë seancën e Bordit Kryeso...
Bota
23 October 2022, 10:36
d.a.
Protestat ne Gjermani
IRAN- Rreth 80,000 iranianë dhe mbështetësit e tyre kanë marshuar në Berlin, thotë policia gjermane, n&...
Bota
23 October 2022, 10:21
d.a.
Vella dhe Osmani
KOSOVË- Presidenti i Maltës, George Vella, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në në Kosovë k...
Bota
23 October 2022, 10:06
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka marrë pjesë në dasmën e një të njohuri ...
Bota
23 October 2022, 09:12
A.B
Policia
SHBA- Të paktën 11 persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë në një festë në sht&eu...
Bota
23 October 2022, 08:53
A.B
Miliarderi gjerman Rainer Schaller
KARAIBE- Rrëzohet avioni privat me 6 persona në Karaibe. 'NYPOST' shkruan se dy fëmijë dyshohet se j...
Bota
23 October 2022, 08:44
A.B
Lideri dhe stafi i tij
KINË- Xi Jinping do të jetë presidenti i Kinës në mandatin e tretë radhazi duke thyer një precede...