LIVE UPDATES
Bota

Zëri i Amerikës: Shqetësime për rrjedhjet misterioze në dy gazsjellësit rusë

Rusia, që e ka ndërtuar rrjetin e tubacioneve, tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e sabotimit, por Komisioni Evropian tha të martën se është e parakohshme të spekulohet mbi shkakun.

27 September 2022, 16:29 Nga k.m.
Zëri i Amerikës: Shqetësime për rrjedhjet misterioze në
Foto ilustruese

Vendet evropiane po përpiqen të identifikojnë shkakun e rrjedhjeve të pashpjegueshme në dy gazsjellës rusë që kalojnë nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës.

Rusia, që e ka ndërtuar rrjetin e tubacioneve, tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e sabotimit, por Komisioni Evropian tha të martën se është e parakohshme të spekulohet mbi shkakun.

“Natyrisht, çdo akt sabotimi në çdo infrastrukturë është diçka që ne do ta dënonim,” tha Eric Mamer, zëdhënësi i shefit të Komisionit të BE-së në një konferencë për shtyp.

Autoriteti Detar i Suedisë lëshoi një paralajmërim për dy rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream 1, pak pasi u zbulua një rrjedhje në Nord Stream 2 gjë që e bëri Danimarkën të kufizonte transportin në një rreze prej pesë miljesh detare.

Të dy gazjellësit kanë qenë në qendër të një luftë të përshkallëzuar energjetike midis kryeqyteteve evropiane dhe Moskës, e cila ka dëmtuar ekonomitë kryesore perëndimore, ka rritur çmimet e gazit dhe ka nxitur përpjekjet për gjetjen e burimeve alternative të energjisë.

“Ka disa shenja se mund të bëhet fjalë për dëmtim të qëllimshëm,” tha një burim evropian i sigurisë, ndërsa shtoi se ishte ende herët për të nxjerrë përfundime.

“Duhet të shtroni pyetjen se kush do të përfitonte nga kjo?”

Edhe Rusia tha se rrjedhja në rrjetin rus ishte shqetësuese dhe sabotimi ishte një shkak i mundshëm.

“Asnjë alternativë nuk mund të përjashtohet në këtë moment,”- u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Asnjë nga gazsjellësit nuk po dërgonte gaz në Evropë në kohën kur u zbuluan rrjedhjet, por incidentet fashisin plotësisht shpresën se Evropa mund të marrë gaz nëpërmjet Nord Stream 1 përpara dimrit.

“Dëmi që ndodhi në të njëjtën ditë në tre segmente të tubacioneve Nord Stream është i paprecedentë dhe tani për tani është e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhet për të riparuar infrastrukturën e transportit të gazit,”- tha operatori i rrjetit Nord Stream.

Megjithëse asnjë prej tubacioneve nuk po transportonte gas, ato përmbanin gaz nën presion. Ministri i Energjisë i Danimarkës, Dan Jorgensen tha të hënën ishte zbuluar rrjedhje gazi në tubacionin Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Danimarkës. Gazpromi, kompania e kontrolluar nga Kremlini me monopol mbi eksportet e gazit rus, nuk pranoi të komentojë.

Rusia pakësoi furnizimet me gaz në Evropë përpara se t’i pezullonte plotësisht ato, duke thënë se sanksionet perëndimore kishin shkaktuar vështirësi teknike. Politikanët evropianë thonë se ky ishte një pretekst për të ndaluar furnizimin me gaz. Nord Stream 2 nuk u vu asnjëherë në punë. Gjermania e bllokoi projektin disa ditë para se Rusia të fillonte agresionin ndaj Ukrainës./VOA

sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin