LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Berlin mes radikalizimit të politikës

Mbështetja relativisht më e ulët për AfD-në në Berlin bën që situata të mos jetë aq dramatike sa ishte në Saksoni-Anhalt më 6 shtator, ku përmasat e suksesit të së djathtës ekstreme e bëjnë praktikisht të pamundur përjashtimin e saj nga qeverisja.

14 September 2026, 07:53 Nga E.d
Zgjedhjet në Berlin mes radikalizimit të politikës
Foto ilustruse

Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë , njihet për larminë e tij, por është edhe mjaft i copëzuar nga ana sociale. Në shumë aspekte, ai ngjan me një mozaik lagjesh të veçuara, ku njerëzit rrallë lëvizin përtej zonës së tyre.

Ky copëzim shtrihet edhe në peizazhin politik të qytetit. Ndërsa lagjet qendrore të Berlinit kanë votuar së fundmi për të Gjelbrit ose për Partinë E Majta, periferitë, ku jeton shumica e berlinezëve, dominohen nga Bashkimi Kristian-Demokratik (CDU) i qendrës së djathtë dhe, në disa zona, nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) ultra e djathtë. Kjo e bën veçanërisht të vështirë parashikimin e rezultateve zgjedhore në Berlin, sidomos vitet e fundit, kur posterët e partive po shfaqen gjithnjë e më dendur në shtyllat e qytetit gjatë fushatave elektorale.

Përpara zgjedhjeve për Dhomën e Deputetëve të Berlinit më 20 shtator, kur berlinezët do të zgjedhin parlamentin e landit që vendos se kush do të jetë Kryebashkiaku Qeverisës i ardhshëm, tri parti ndodhen praktikisht në një garë të barabartë. Partia E Majta, CDU-ja dhe AfD-ja mund të mbështeten secila në 18 deri në 20 për qind të votave, në varësi të sondazhit. Jo shumë larg tyre renditen Të Gjelbrit me 16 për qind, ndërsa Socialdemokratët (SPD), që për dekada kanë qenë forcë qeverisëse në Berlin, kanë rënë në vetëm 13 për qind. 

Mbështetja relativisht më e ulët për AfD-në në Berlin bën që situata të mos jetë aq dramatike sa ishte në Saksoni-Anhalt më 6 shtator, ku përmasat e suksesit të së djathtës ekstreme e bëjnë praktikisht të pamundur përjashtimin e saj nga qeverisja. Megjithatë, një fitore e Partisë E Majta dhe një tjetër humbje për CDU-në e Friedrich Merz-it do të ndryshonin rrënjësisht peizazhin politik të Berlinit dhe do të rrisnin presionin mbi kancelarin.

Si të zhvillohet një fushatë në një qytet të polarizuar

Kjo situatë politike e larmishme e bën veçanërisht të ndërlikuar zhvillimin e një fushate zgjedhore në Berlin, sidomos për një parti të kujdesshme dhe konservatore si CDU-ja.

"Berlini është vërtet një sfidë e veçantë”, tha për DW Lukas Krieger, sekretari i përgjithshëm i CDU-së në Berlin. Krieger ndodhet në një pozitë unike për të kuptuar ndikimin kombëtar të zgjedhjeve rajonale, pasi është njëkohësisht deputet në Bundestag dhe sapo ka përjetuar rezultatin e dhimbshëm të CDU-së në Saksoni-Anhalt. Sipas tij, megjithatë, "Berlini  nuk mund të krahasohet as me Gjermaninë  në tërësi dhe as me Saksoni-Anhaltin”.

I veshur me një kostum elegant dhe në prag të hyrjes në një mbledhje për analizimin e rezultateve zgjedhore me deputetët e CDU-së, Krieger u shpreh me besim të plotë për garën në Berlin dhe nuk kishte dyshime se kush ishte kundërshtari kryesor.

"Po bëhet gjithnjë e më e qartë se kjo garë po merr formën e një dueli mes CDU-së dhe Partisë E Majta”, tha ai. "AfD-ja në Berlin nuk ka asnjë mundësi për të negociuar pjesëmarrjen në një qeveri. Nuk ka askënd që dëshiron të bashkëpunojë me të. Ne kemi një Parti E Majta shumë radikale në Berlin, prandaj themi: Berlini do të mbetet i qëndrueshëm dhe CDU-ja është e vetmja parti që garanton se qyteti do të mbetet në qendrën e spektrit politik.”

Një tjetër sfidë për CDU-në e Berlinit është largimi i kryebashkiakut aktual, Kai Wegner, i cili ende mban postin, por nuk kandidon më pas një skandali që lidhej me një ndeshje tenisi gjatë ndërprerjes më të madhe të energjisë elektrike në Berlin që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si pasojë, partia u detyrua të prezantojë me nxitim një kandidat të ri, ministrin e Financave Stefan Evers, i cili tani duhet të gjejë një rrugë politike mes dy sfidave shumë të ndryshme: AfD-së së tejmbushur me vetëbesim dhe Partisë E Majta që po fiton vrull, të dyja të favorizuara për të përmirësuar ndjeshëm rezultatet e vitit 2023.

Kundërshtarja kryesore e Evers-it është gjithashtu një emër i ri: Elif Eralp, një juriste e lindur në Mynih në vitin 1980, vetëm pak javë pasi prindërit e saj ishin larguar nga Turqia pas një grushti shteti ushtarak.

Megjithatë, berlinezët janë mësuar me kandidatët për kryebashkiak që nuk janë nga qyteti. Eversi ka lindur në Nordrhein-Westfalen, ndërsa Krieger vjen gjithashtu nga Mynihu. Në fakt, sondazhet tregojnë se asnjëri prej kandidatëve kryesorë nuk është veçanërisht i njohur. Në një sondazh të fundit, rreth gjysma e banorëve të Berlinit thanë se nuk kishin ndonjë mendim të fortë për asnjërin prej tyre.

Të jesh i besueshëm dhe të ofrosh alternativa

Problemi i CDU-së është se politika gjermane po bëhet gjithnjë e më radikale, siç treguan zgjedhjet në Saksoni-Anhalt. Sipas vëzhguesve, kjo lidhet pjesërisht me dështimin e perceptuar të partive tradicionale të qendrës për të ofruar zgjidhje të reja për elektoratin. "Pyetja është: A keni propozimet tuajat politike? A po përpiqeni të fitoni dhe mobilizoni grupe të reja votuesish?”, tha Julia Reuschenbach, politologe në Universitetin e Hamburgut.

Sipas saj, Partia E Majta është konsoliduar në Berlin si kundërshtarja më e besueshme e AfD-së. Kjo, pjesërisht, sepse është e vetmja forcë e rëndësishme e qendrës së majtë që nuk është e gatshme të mbështesë CDU-në, ashtu siç edhe CDU-ja nuk dëshiron të bashkëpunojë me Të Majtën.

Megjithatë, edhe Partia E Majta ka problemet e saj. Ajo vazhdon të ndiqet nga akuzat për antisemitizëm, pasi një reper që performoi në një aktivitet zgjedhor në lagjen Neukölln, ku jeton një pjesë e madhe e komunitetit palestinez të Berlinit, brohoriti "Vdekje IDF-së”, duke iu referuar ushtrisë izraelite. Eralp i dënoi deklaratat dhe premtoi hetim, por çështja e Gazës është bërë qendrore për shumë mbështetës të partisë. Në qershor, Partia E Majta miratoi zyrtarisht një rezolutë që e konsideron veprimin ushtarak të Izraelit në Gaza si gjenocid.

Megjithatë, Reuschenbach mendon se forca e Partisë E Majta qëndron te aftësia e saj për të propozuar alternativa konkrete politike. "Sigurisht, ato janë populiste”, tha ajo. "Ata paraqesin kërkesa maksimaliste: ‘Duam që pronat e mëdha private të kalojnë në pronësi publike. Duam shpronësime.' Por flasin qartë dhe drejtpërdrejt. Për shumë njerëz, E Majta paraqet më shumë qartësi dhe më shumë ide të veta.”

Ajo i referohej veçanërisht kërkesës më radikale të partisë, një ide që ndodhet në qendër të debatit politik në Berlin prej të paktën pesë vitesh. Partia E Majta është e vetmja nga partitë e mëdha që premton të zbatojë rezultatin e referendumit të vitit 2021, kur 59 për qind e berlinezëve votuan për shpronësimin e kompanive të pasurive të paluajtshme që zotërojnë më shumë se 3.000 banesa në qytet dhe kalimin e tyre në pronësi publike.

Që atëherë, qeveritë e Berlinit, fillimisht nën drejtimin e SPD-së dhe më pas të CDU-së, kanë vonuar vazhdimisht zbatimin e këtij rezultati.

Problemi janë qiratë

Për Wolter-in, ekziston një arsye kryesore pse popullsia e Berlinit është radikalizuar dhe pse partia e saj është forcuar kaq shumë.

"Në të gjitha sondazhet, anketat dhe bisedat që kemi me votuesit, del gjithmonë e njëjta gjë: kriza e qirave është katastrofike”, tha ajo për DW. "Njerëzit nuk gjejnë dot banesa, kanë frikë nga rritja e qirave dhe po humbasin apartamentet e tyre, sepse pronarët po i rimarrin ato duke iu referuar nevojave te tyre personale për banim.”

Sipas një sondazhi të fundit të Berlin Trend, strehimi është tema më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve. Rreth 32 për qind e berlinezëve e konsiderojnë problemin më të madh të qytetit, shumë më tepër se 10 për qind që përmendin emigracionin dhe azilin ose 9 për qind që përmendin sigurinë, kriminalitetin dhe terrorizmin.

Kësaj prirjeje në rritje për ide më revolucionare mund t'i kontribuojë edhe fakti se këto janë zgjedhjet e para në historinë e Berlinit, ku mosha e votimit është ulur në 16 vjeç. Të rinjtë po politizohen gjithnjë e më shumë. "Mendoj se shumë të rinj, shumë më tepër se kur isha unë e re, shqetësohen për çështje si ndryshimet klimatike apo nëse do të kenë ende një vend pune në të ardhmen”, tha Wolter. "Madje edhe për pensionet. Në një stendë informuese më erdhi një vajzë që dukej rreth 14 vjeçe dhe më pyeti për politikën tonë të pensioneve.”

Sipas Wolter-it, Berlini, i cili gjithmonë ka qenë një përzierje e veçantë e konservatorizmit dhe radikalizmit, po bëhet gjithashtu gjithnjë e më i larmishëm nga pikëpamja ekonomike: "Kemi një numër në rritje milionerësh në Berlin, por edhe një numër në rritje njerëzish që jetojnë në varfëri.” Pikërisht kjo e bën Berlinin një sfidë politike unike./DW

berlini politikë zgjedhjet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin