29 August 2022, 07:10
Nga s.s
Jair Bolsonaro dhe Luiz Inácio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti i krahut të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro dhe lideri i majtë Luiz Inacio Lula da Silva kanë marrë pjesë në debatin e tyre të parë televiziv përpara zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit. Bolsonaro akuzoi ish-presidentin se kishte udhëhequr qeverinë më të korruptuar në historinë e Brazilit. Lula, nga ana tjetër, tha se Bolsonaro kishte shkatërruar Brazilin.
Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Lula, i cili shërbeu si president nga viti 2003 deri në vitin 2010 është përpara në garën zgjedhore. Por, hendeku mes dy kandidatëve duket se po ngushtohet. Të dielën, dy kandidatët kryesorë u shfaqën në TV në Soo Paulo së bashku me katër kandidatë të tjerë presidencialë. Bolsonaro, 67 vjeç, nuk humbi kohë duke vënë në shënjestër Lulën, 76 vjeç. "Qeveria juaj ishte më e korruptuara në historinë braziliane", tha ai, raporton BBC.
Fyerja ishte një referencë që Lula u dënua për korrupsion dhe u burgos në vitin 2018. Skandali i korrupsionit u bë i njohur si Operacioni Car Wash dhe përfshiu gjigantin shtetëror të naftës Petrobas. Më pas vendimi ndaj Lulës u rrëzua.
"Për çfarë doni të ktheheni në pushtet? Për t'i bërë sërish të njëjtën gjë Petrobras?", pyeti Bolsonaro.
Lula mori hak duke akuzuar Bolsonaro për përhapjen e gënjeshtrave dhe për shkatërrimin e trashëgimisë së tij presidenciale. Ai tha se qeveria e tij duhet të mbahet mend për ndihmën për të nxjerrë dhjetëra miliona njerëz nga varfëria dhe akuzoi Bolsonaro për "shkatërrim" të vendit. Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 tetor, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 30 tetor nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 50% të votave.
zgjedhje luiz inacio lula da silva jair bolsonaro brazil zgjedhjet ne brazil
Bota
29 August 2022, 07:07
A.B
Vendi i ngjarjes
SHBA- Sulm me armë zjarri brenda qendrës tregtare në Bend, Oregon. Tre persona, duke përfshirë edhe autorin e dys...
Bota
28 August 2022, 23:27
F.M
Rada Trajkoviç
SERBI- Politikania serbe, Rada Trajkoviç është shprehur se Kosova e ka fituar duelin diplomatik për dokumentet....
Bota
28 August 2022, 23:23
F.M
Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik ka paralajmëruar se R...
Bota
28 August 2022, 23:16
F.M
Dell
RUSI- Firma amerikane “Dell Technologies” thotë se u ka dhënë fund të gjitha operacioneve në Rusi, pasi mbylli zy...
Bota
28 August 2022, 23:11
Foto Ilustruese
Ministrat e Bashkimit Evropian pritet që të mbështesin pezullimin e një marrëveshjeje të vitit 2007 me Mosk&e...
Bota
28 August 2022, 23:10
ITALI- Një mendim i shkëlqyer. Për Kremlinin krijimi në Itali i një qeverie më pak të ashpër ndaj Rusisë, ës...
Bota
28 August 2022, 23:01
F.M
Sulmi
NJU JORK- Të paktën 20 raste janë evidentuar deri tani nga policia të “lojës” së tmerrshme të nokautit...
Bota
28 August 2022, 21:45
F.M
Një grup migrantësh ecin në breg në Dungeness, Kent, pasi kaluan Kanalin
ANGLI- Debati rreth azilkërkuesve që mbërrijn&e...
Bota
28 August 2022, 21:22
F.M
NASA
WASHINGTON- NASA rikthehet me misionet e saj në Hapësirë. Këtë herë, NASA do të dërgojë austronautë ...
Bota
28 August 2022, 21:09
F.M
Hilary Clinton
SHBA- Ish-sekretarja e shtetit, Hilary Clinton, i ka dalë në mbrojtje kryeministres finlandeze Sanna Marin, e cila është...