LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Turqi, DW: Si voton diaspora në Gjermani?

Pse votuesit me origjinë turke në Gjermani janë më konservatorë ndërsa emigrantët amerikanë janë më të majtë? Prej nga vijnë dallimet në votimin e diasporës?

10 June 2023, 09:17 Nga I.A
Zgjedhjet në Turqi, DW: Si voton diaspora në Gjermani?
Diaspora turke

TURQI- Pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi, rezultatet e votimit të votuesve me origjinë turke në Gjermani kanë ndezur shumë debate. Ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mundi me një epërsi të vogël kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e zgjedhjeve të 28 majit me rreth 52 % të votave, dy të tretat e atyre që kanë të drejtë vote në Gjermani kanë votuar për kreun autokratik të shtetit. Dhe kjo pavarësisht se votuesit e tij në Gjermani gëzojnë një liri që vetëm mund ta ëndërrojnë në Turqi. Votimi në zgjedhjet e vitit 2018 ishte i ngjashëm.

Nga vjen mospërputhja midis sjelljes së votimit në Gjermani dhe në vendin e tyre të origjinës? Një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në faktin se turqit e parë që erdhën në Gjermani në vitet 1960 erdhën nga Anadollia rurale, konservatore. Yunus Ulusoy nga Qendra për Studime Turke në Universitetin e Duisburg-Essen tha së fundi për DW se vlerat konservatore fetare të këtyre njerëzve "u ruajtën veçanërisht në diasporë”.

Por Ulusoy sheh arsye edhe tek pala gjermane: "Pas 60 vitesh, politikanët e kanë ende të vështirë të identifikohen qartë me këta njerëz”. Nga ana tjetër, Erdogani është përkushtuar ndaj tyre, pavarësisht se jetojnë në një vend tjetër dhe kanë ndoshta nënshtetësi të një vendi tjetër.

Vështirë se ka ndonjë fans të Trumpit tek emigrantët amerikanë

Situata është shumë e ndryshme për amerikanët që jetojnë në Gjermani. Revista në gjuhën angleze "Exberliner" pati vështirësi të mëdha për të gjetur mbështetës të hapur të Donald Trumpit, që jetojnë në Gjermani në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe 2020. Kërkimi për "speciet jashtëzakonisht të rralla të Berlinit, përkatësisht republikanët amerikanë" është një "punë e kotë", shkruante revista. Nuk ka shifra zyrtare për sjelljen votuese të emigrantëve nga SHBA, por shumica e tyre mund të ketë votuar për demokratët.

Organizata Demokratët jashtë vendit (DA) është pikë referimi për mbështetësit e demokratëve të Presidentit Joe Biden jashtë vendit. Zëdhënës i shtypit i DA në Berlin është Pegi Jones. Animin drejt pozicioneve të majta dhe demokratëve, ajo e shpjegon pjesërisht me nivelin e arsimimit: "Shumë emigrantë amerikanë kanë diplomë universitare ose janë duke studiuar”, shkruan ajo për DW. Kjo përkon me statistikat nga zgjedhjet më të fundit presidenciale në SHBA. Sipas kësaj, votuesit kryesisht të rinj dhe të arsimuar votuan për demokratin Joe Biden.

Jones sheh edhe një arsye tjetër të mundshme: "Shumica e amerikanëve jashtë vendit janë më shumë të majtë për shkak të asaj që shohin në vendin pritës (të paktën në Evropë): sigurim shëndetësor universal, ligje të rrepta për armët, të drejta të forta për LGBTQ+, etj." Zgjedhja e Donald Trump do të thoshte "që edhe më shumë njerëz e kuptuan se çfarë ishte në rrezik".

Përgjigje nga DW është kërkuar edhe nga organizata përkatëse e republikanëve jashtë vendit, republikanët jashtë shtetit, por ata nuk janë përgjigjur.

Pjesëmarrja në votime më e ulët në diasporë

Studimi ndërkombëtar "External Voting” trajtoi edhe pyetjen se pse sjellja e votuesve të grupeve të emigrantëve me të drejtë vote mund të ndryshojë nga ajo në vendet e tyre. Por kjo ka të bëjë ekskluzivisht me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si Bullgaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Republika Çeke, si dhe komunitetet e tyre përkatëse të emigrantëve në vendet perëndimore të BE-së si Gjermania.

Sipas këtij studimi, grupet përkatëse të emigrantëve "në përgjithësi votojnë për parti më të orientuara nga tregu dhe janë më pak të prirur ndaj forcave joliberale, anti-imigruese, populiste dhe autoritare-nacionaliste sesa elektorati në vendin e tyre", përmbledh Kacper Szulecki nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare, një nga autorët e studimit.

Por ai paralajmëron kundër konstatimeve të nxituara: Pjesëmarrja e votuesve të huaj është shpesh shumë më e ulët se në vendin e tyre, ndonjëherë me 30 për qind ose më shumë. "Kjo do të thotë se sjellja votuese e komuniteteve të diasporës nuk është domosdoshmërisht edhe përshkrim i saktë i votimit të këtyre komuniteteve.

Mërgimtarët janë shpesh të rinj dhe të suksesshëm ekonomikisht

Por çfarë e përcakton saktësisht këtë sjellje të ndryshme në votim? Studimi arrin në përfundimin "se përcaktuesi më i rëndësishëm...është socio-demografik dhe jo ideologjik”. Votuesit e diasporës nga këto shtete, për shembull, janë mesatarisht më të rinj dhe shpesh më të suksesshëm ekonomikisht se mesatarja.

Kacper Szulecki përmend arsyet e mundshme për devijimin e sjelljes së votimit: Emigrantët jashtë vendit, "pasi kanë jetuar në një shtet social funksional për vite të tëra", mund të votojnë për partitë në vendin e tyre që i mbështesin ata - ose ata përjetojnë të kundërtën dhe nxjerrin pasoja nga kjo në zgjedhje. Ose ata mund të "radikalizohen sepse ndihen të lënë pas dore në vendin pritës" - një shpjegim i mundshëm për popullaritetin e Erdoganit midis disa turqve gjermanë, siç dyshon edhe Sulecki.

Mospërputhje e fortë në Poloni

Nga vendet e Evropës Lindore-Qendrore, veçanërisht në Poloni, sjellja e votimit në vendin e origjinës ndryshon nga ajo e komuniteteve të emigrantëve në vendet e vjetra të BE-së si Gjermania. Studimi e ka vëzhguar këtë veçanërisht që kur partia konservatore kombëtare Ligj dhe Drejtësi, PiS, mori detyrën në 2015.

Sipas Kacper Sulecki, vetë PiS mori pothuajse 44 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 2019 në Poloni, por vetëm 24 për qind nga polakët në Gjermani. Aleanca e partisë liberale Koalicioni Qytetar bëri pikërisht të kundërtën: në Poloni me rreth 27 për qind, ndërsa tek polakët në Gjermani 43 për qind. Edhe këtu, Szulecki e sheh arsyen në përbërjen e komunitetit të emigrantëve polakë: Këta njerëz janë "shpesh shumë të kualifikuar, e përcaktimin e tyre e determinon jo vetëm mundësia më e mira e punës, por edhe mundësia më tërheqëse për stilin e jetës".

Por a po zvogëlohen me kalimin e kohës dallimet midis sjelljes së votimit në diasporë dhe në vendin e origjinës apo po rriten? "Në përgjithësi, dallimet po rriten”, thotë Kacper Szulecki.

Marrë nga DW 

zgjedhjet ne turqi 2023 kacper szulecki

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin