14 April 2023, 14:47
Nga a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaron se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve të 23 prillit në 4 komunat në veri të Kosovës. Pas mbledhjes me Kryesinë e Kuvendit, Konjufca tha se zgjedhjet u shtynë njëherë në marrëveshje me ndërkombëtarët dhe tashmë nuk do të ketë njëherë të dytë. Sa i takon deklaratave të bëra ditën e djeshme nga ana e liderit serb, Aleksandër Vuçiç në takimin në Rashkë me përfaqësuesit serbë të Kosovës, se Asosacioni duhej të formohej para zgjedhjeve, Konjufca deklaron se pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhje Asosacioni nuk do të formohet.
“Mendoj që ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i QUNT-it edhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës serbe, jo Listës serbe por thjesht pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar të mbahen më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Ky ka qenë qëndrim i QUINT-it. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrjen e…mendoj që Kosova nuk ka nevojë fare të lëviz nëse nuk ka zhvillime në këtë drejtim. Pra, nuk mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, Beogradi, Serbisë që ata të vendosin që kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar, një kompromis i mëhershëm ka ndodh…Zgjedhjet janë shty njëherë dhe ato janë shtyrë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtarëve dhe kemi marrë garanci që nuk do të shtyhen më dhe kjo ka përfunduar si tregim. Serbia e mendon që kjo marrëveshje e ka vetëm një kapitull, e ka vetëm Asociacionin. E unë mendoj që Asociacioni është kapitulli i fundit i kësaj marrëveshje dhe kështu është në të vërtetë. Aty nuk ka as referencë eksplicite…”, ka thënë Konjufca.
Zgjedhjet në Veri të Kosovës
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës. Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.
glauk konjufca
Bota
14 April 2023, 14:49
I.A
Protesta
KOSOVË- Në Ditën për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë...
Bota
14 April 2023, 14:42
a.l
Valon Syla
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur 1 muaj paraburgim për 3 të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon...
Bota
14 April 2023, 14:36
a.l
Valon Syla
KOSOVË- Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 3 autorëve të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon ...
Bota
14 April 2023, 14:21
f.i
foto ilustruese
RUSI- Ambasada finlandeze në Moskë ka marrë një letër që përmbante pluhur të panjohur. Me...
Bota
14 April 2023, 14:26
I.A
Shoji Morimoto
JAPONI- Ky njeri ofron një shërbim shumë të pazakontë me qira për klientët e tij në Tokio. Ai pun&eu...
Bota
14 April 2023, 14:27
a.l
Patrick Ryder
SHBA- Zëdhënësi i Pentagonit, Brig. Gjenerali Patrick Ryder tha se rrjedhja e informacioneve të klasifikuara n&...
Bota
14 April 2023, 13:34
f.i
Ferma e përfshirë nga flakët
SHBA- Rreth 18 mijë lopë u vranë nga shpërthimi i madh në fermën e qumështit...
Bota
14 April 2023, 14:00
I.A
Vuçiç dhe Dodik
SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar sot në Beograd presi...
Bota
14 April 2023, 13:53
I.A
Anatoly Antonov
SHBA- Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni ka kërcënuar se do të hakmerret pasi gazetari i Wall Str...
Bota
14 April 2023, 13:22
f.i
Foto ilustruese
JAPONI- Zyrtarët japonezë kanë miratuar planet e diskutueshme për të ndërtuar resortin e parë t&eum...