23 April 2023, 15:01
Nga a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar qytetarët me të drejtë vote, që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje që po mbahen në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Konjufca shkruan se procesi zgjedhor në 4 komunat veriore, po organizohet në atmosferë të qetë dhe demokratike. Më tej, Konjufca ka thënë se vota e qytetarëve do të ketë ndikim të madh në vendimmarrje lokale dhe ndryshime të përgjithshme pozitive.
"Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara. Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale. Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj", shkruan ai.
Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.
glauk konjufca zgjedhjet ne veri te kosoves
Bota
23 April 2023, 14:46
a.l
Maria Zakharova
RUSI- Qeveria ruse po dëbon disa diplomatë gjermanë nga vendi. Lajmin e ka bërë të ditur zëd...
Bota
23 April 2023, 14:41
a.l
eskploziv në Belgorod
RUSI- Më shumë se 3,000 njerëz u evakuuan të shtunën nga ndërtesat e banimit në qytetin...
Bota
23 April 2023, 14:25
a.l
Mimoza Kusari-Lila
KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres ...
Bota
23 April 2023, 14:18
a.l
Ana Brnabiç
SERBI- Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë...
Bota
23 April 2023, 14:12
a.l
Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Ndërsa procesi i votimit në 4 komunat në veri të Kosovës vijon, presidenti i Ser...
Bota
23 April 2023, 14:03
a.l
Kontejner
KOSOVË- Vijon procesi i votimit në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zve&cced...
Bota
23 April 2023, 14:00
a.l
Izmir Zeqiri
KOSOVË- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Zubin Potokun, Izmir Zeqiri u ka bërë thirrje ...
Bota
23 April 2023, 13:49
a.l
AFRIKË- Të paktën 21 trupa në Kenia që mendohet se janë anëtarë të një kulti të vdekjes nga uria j...
Bota
23 April 2023, 13:42
a.l
Andriy Melnyk
UKRAINË- Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Melnyk, falënderoi aleatët për ndihmën us...
Bota
23 April 2023, 13:21
a.l
Rritet çmimi i makaronave në Itali
ITALI- Çmimet e makaronave në rritje në të gjithë Ital...