5 January 2024, 16:37
Nga h.k
Vladimir Putin
RUSI–Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve i Rusisë regjistroi të premten dy kandidatët e parë që do të konkurrojnë me presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet e marsit. Komisioni miratoi kandidaturën e Leonid Slutsky të Partisë Liberale Demokratike nacionaliste dhe Vladislav Davankov të Partisë së Popullit të Ri për zgjedhjet e 15-17 marsit, shkruan AP.
Thuhet se asnjëra nga kandidaturat nuk përbën sfidë të rëndësishme për Putinin, i cili ka dominuar politikën ruse që kur u bë president në vitin 2000. Partitë e të dy kandidatëve janë kryesisht mbështetëse në parlament për partinë “Rusia e Bashkuar” e Putinit.
Slutsky, si kreu i komitetit të punëve të jashtme të dhomës së ulët të parlamentit, ka qenë mbështetës i politikës së jashtme të Kremlinit që është gjithnjë e më shumë opozitare ndaj Perëndimit. Në zgjedhjet e fundit presidenciale më 2018, kandidati i partisë mori më pak se 6% të votave.
Davankov është nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit, Duma. Partia e tij u krijua në vitin 2020 dhe mban 15 vende në Dumën prej 450-anëtarësh.
Partia Komuniste ka paraqitur si kandidat Nikolai Kharitonov, por komisioni zgjedhor nuk e ka regjistruar zyrtarisht. Kharitonov ishte kandidati i partisë në vitin 2004.
Komisioni Zgjedhor refuzoi kandidaturën e Yekaterina Duntsovan nga një grup mbështetësish, duke përmendur gabime në dokumente, përfshirë drejtshkrimin. Gjykata e Lartë më pas hodhi poshtë ankesën e Duntsovas kundër vendimit të komisionit.
Putin kandidon si i pavarur. Partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” dhe një koalicion politik i quajtur Fronti Popullor, kanë mbledhur nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së tij. Sipas ligjit rus, kandidatët e pavarur duhet të emërohen nga të paktën 500 mbështetës dhe gjithashtu duhet të mbledhin të paktën 300 mijë nënshkrime nga 40 rajone ose më shumë.
vladimir putin zgjedhjet ne rusi
Bota
5 January 2024, 16:25
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë, ish-punonjës policie, një kampion i Lojërave...
Bota
5 January 2024, 15:52
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Një modele e njohur ruso-kazake është hedhur nga apartamenti i saj dy vite pasi u detyrua të shkonte në ishu...
Bota
5 January 2024, 15:54
r.ll
cedomir stojkoviç
TIRANË- Cedomir Stojkoviç, avokati i politikanit serb, ka treguar se në fillim ndaj Sanduloviç u sulm...
Bota
5 January 2024, 15:50
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Qeveria libaneze është ankuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke akuzuar Izraelin ...
Bota
5 January 2024, 15:37
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e rëndë të dhunës ba...
Bota
5 January 2024, 15:42
h.k
Oscar Pistorius
SHBA-Atleti i lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius, është liruar me kusht pasi mbajti gati nëntë vjet burg p&eum...
Bota
5 January 2024, 15:15
r.ll
foto ilustruese
KINË- Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se detyra më urgjente në marrëdhëniet mes...
Bota
5 January 2024, 14:40
a.l
Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë së Ko...
Bota
5 January 2024, 13:55
a.l
ISIS
IRAN- ISIS ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet që ndodhën pranë vendit ku është varrosur ...
Bota
5 January 2024, 13:37
Krzysztof Mularczyk
Gjykata Supreme
Nga Krzysztof Mularczyk “Brussels Signal”
Përpjekjet për të hequr emrin e Donald Trump nga fleta e votimit p&eu...