23 April 2025, 11:14
Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Mijëra hektarë janë djegur dhe 3000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri të madh që shpërtheu mëngjesin e së martës në Ocean County në New Jersey. Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve zjarri u përhap me shpejtësi dhe që nga mëngjesi i sotëm vetëm 10% është vënë nën kontroll. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten nën hetim.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por më shumë se 1300 ndërtesa janë të kërcënuara nga flakët. Shefi i policisë së qarkut Ocean, John Lombardi tha se disa biznese në një park industrial në qytetin e Lacey tashmë kanë pësuar dëme.
Tymi ka mbuluar zonën dhe autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për banorët e qarkut për përkeqësimin e cilësisë së ajrit. Pamjet ajrore të publikuara nga mediat lokale tregojnë ndërtesa që tashmë janë djegur, ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të mbrojtur strukturat e mbetura.
Më shumë se 26,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Ocean County, sipas PowerOutage.US. Autoritetet mbyllën gjithashtu një pjesë të Garden State Parkway, një nga autostradat kryesore të shtetit dhe u vendos një devijim trafiku. Në orët e mëparshme erërat e forta kanë penguar përpjekjet për shuarjen e zjarrit, por parashikimet e motit tregojnë rënie të intensitetit të tyre, ndërsa moti do të mbetet i thatë edhe në ditët në vijim.
zjarr i fuqishëm në new jersey
Bota
23 April 2025, 09:54
N.F
Trump
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të martën planet e saj për të hequr gradualisht ngjyrosj...
Bota
23 April 2025, 09:20
N.F
Xi Jinping
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ditën e sotme është shprehur se tarifat doganore dhe luftërat tregtare minojnë t...
Bota
23 April 2025, 09:27
r.ll
pamje nga vatikani
VATIKAN- Arkëmorti i Papa Françeskut ka kaluar nën kullën e madhe të kambanave, me procesionin që tani ...
Bota
23 April 2025, 09:00
N.F
Foto
HAITI- Një spital në Haitin qendror është detyruar të mbyllet për shkak të përkeqësimit të...
Bota
23 April 2025, 08:50
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
BANGKOK- Pamje shokuese janë publikuar në rrjet ku duket një grua që sjell në jetë një fë...
Bota
23 April 2025, 08:44
N.F
Foto ilustustruese
RUSI- Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një baz...
Bota
23 April 2025, 08:33
r.ll
musk dhe trump
SHBA- Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se do të zvogëlojë rolin e tij në administratën e Donald Trump pasi ...
Bota
23 April 2025, 08:30
N.F
Binjaket
AUSTRALI- Dy motra binjake identike nga Australia po pushtojnë internetin, jo vetëm për historinë e tyre të një...
Bota
23 April 2025, 08:19
N.F
Foto
ANGLI- Imazhet e inteligjencës artificiale të abuzimit seksual të fëmijëve po bëhen dukshëm më realiste. Rapo...
Bota
23 April 2025, 08:24
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të&nb...