27 July 2026, 18:43
Nga G.M
foto
EVROPË- Franca dhe Spanja po përballen me një nga valët më të rënda të zjarreve të viteve të fundit, teksa flakët kanë detyruar qindra mijëra banorë dhe turistë të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Francën jugperëndimore, zjarri pranë Bordosë ka djegur dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe ka detyruar evakuimin e mbi 220 mijë personave, ndërsa vatra të tjera aktive kanë shkaktuar evakuime shtesë në rajone të ndryshme të vendit. Në Spanjë, situata mbetet kritike, me zjarre të mëdha që vijojnë të digjen pranë Madridit, Valencias dhe Castellónit.
Mediat e huaja raportojnë se mbi 100 mijë persona janë evakuuar gjatë javës së fundit, ndërsa kushtet e motit dhe temperaturat e larta po e bëjnë të vështirë punën e zjarrfikësve. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e ka lidhur situatën me efektet e krizës klimatike.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një mbledhje emergjente me qeverinë dhe ka mobilizuar forca shtesë për përballimin e krizës. Ndërkohë, autoritetet në të dy vendet paralajmërojnë se vala e re e të nxehtit pritet të rrisë rrezikun e përhapjes së mëtejshme të flakëve, duke mbajtur në gatishmëri mijëra efektivë dhe mjete ajrore për shuarjen e zjarreve./Dosja.al
franca spanja zjarret vala e te nxehtit
Bota
27 July 2026, 18:32
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Çmimet e naftës ranë gati 10 përqind të hënën pas një ndërprerjeje të përlesh...
Bota
27 July 2026, 18:00
E.d
Volodymyr Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet më 27 korrik në Londër me kryeministrin e ri britanik,...
Bota
27 July 2026, 17:56
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni është i përgatitur të nd&eum...
Bota
27 July 2026, 17:16
G.M
Pamje
FRANCË- Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi u regjistrua gjatë etapës së 20-të t&...
Bota
27 July 2026, 17:18
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina do të humbasë territoret e saj perëndimore. Duke folur n&eu...
Bota
27 July 2026, 17:00
E.d
Foto ilustruse
Partneriteti i thellë i Rusisë me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut – duke krijuar një “bosht të t...
Bota
27 July 2026, 14:46
I.A
Narendra Modi
INDI- Ndërsa flakët përfshinë pjesë të Francës dhe Spanjës këtë fundjavë, në Indi...
Bota
27 July 2026, 15:01
E.d
Kuvendi i Serbisë, 27 korrik 2026.
Deputetët e Kuvendit të Serbisë nisën seancën për shqyrtimin e mocionit të mosbe...
Bota
27 July 2026, 08:22
E. D
pamjet
SHBA- Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Qendrën e Seattle-it...
Bota
27 July 2026, 08:13
E. D
Sébastien Lecornu
FRANCË- Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, kishte njoftuar disa javë më parë se do të z...