19 July 2026, 12:48
Nga G.M
Pamje
SPANJË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën në veri të Madridit, duke djegur më shumë se 280 mijë hektarë tokë dhe duke detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Flakët, që janë përhapur në rajonin e Guadalajarës dhe në parkun natyror Sierra Norte, vijojnë të jenë të vështira për t’u kontrolluar nga autoritetet.
Zjarri pyjor deri tani nuk ka shkaktuar viktima, por situata mbetet shqetësuese sipas autoriteteve lokale dhe presidentit të rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page, të cilët kanë bërë të ditur se ekipet e emergjencës po punojnë për frenimin e përhapjes së flakëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 350 zjarrfikës dhe ushtarë nga UME (njësia ushtarake e emergjencës) janë vendosur në zonë, të mbështetur nga 25 avionë, në një përpjekje për të kontrolluar zjarrin, tha stacioni i kontrollit për shtypin.
Ky zjarr është ende larg stabilizimit, njesoj si zjarri i cili shpërtheu të mërkurën pranë Zaragozës, në verilindje, dhe dogji pothuajse 160,000 hektarë sipas vlerësimit të fundit të njoftuar dje, të shtunën, në mbrëmje nga Roberto Bermudez de Castro, përgjegjës për çështjet e sigurisë në qeverinë rajonale të Aragonës.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima nga ky zjarr.
Spanja sapo ka përjetuar një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e saj të kohëve të fundit, me një zjarr pyjor që shpërtheu në Andaluzi më 9 korrik, duke vrarë 13 persona dhe duke djegur 70,000 hektarë. Në ballë të ngrohjes klimatike, vendi ka përjetuar valë të nxehti gjithnjë e më të gjata dhe të shpeshta vitet e fundit, me temperatura që shpesh tejkalojnë 40 gradë Celsius, duke krijuar kushte të favorshme për zjarre shkatërruese.
Në vitin 2025, më shumë se 3,930,000 hektarë u bënë hi nga zjarret, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, i cili është rekordi më i keq në historinë e kohëve të fundit në Spanjë. Pothuajse 820,000 hektarë janë bërë hi që nga fillimi i vitit në vend./Dosja.al
zjarre spanja vala e te nxehtit ne evrope
Bota
19 July 2026, 12:50
E.d
Tubacionet gaz dhe nafëtjellëse
Eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik po përballen me ndërprerje të reja teksa pë...
Bota
19 July 2026, 12:37
G.M
Pamje
JORDANI- Aeroporti ndërkombëtar dhe porti i Aqabas në jug të Jordanisë janë evakuuar pas një kërcënimi s...
Bota
19 July 2026, 12:05
G.M
Tamás Sulyok
Hungari- Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, ka firmosur amendamentin kushtetues që i jep fund mandatit të...
Bota
19 July 2026, 11:37
G.M
Foto ilustruese
HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që synon shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok,...
Bota
19 July 2026, 11:28
G.M
Pamje
INDONEZI- Pesë persona, mes tyre edhe një vajzë 7-vjeçare, janë shpëtuar pasi kaluan më shumë se 24 orë...
Bota
19 July 2026, 11:12
G.M
Foto ilustruese
IRAN- Kompania e menaxhimit të riskut detar EOS Risk ka ngritur në nivelin 'e kuq' paralajmërimin për sigurinë e p...
Bota
19 July 2026, 11:03
E.d
Foto ilustruse
MEKSIKA- Autoritetet meksikane kanë gjetur dhjetë trupa të pajetë në shtetin e Zacatecas, i cili u përfsh...
Bota
19 July 2026, 10:41
G.M
Pamje
SPANJË- Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha pyjore të këtij viti, pasi flakët që shp...
Bota
19 July 2026, 10:25
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Mijëra përdorues në të gjithë botën kanë raportuar këtë të dielë për nd&eu...
Bota
19 July 2026, 09:59
G.M
Pamje
UKRAINË- Rusia ka ndërmarrë sulmin më të madh raketor kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në viti...