23 January 2025, 08:07
Nga B.Z
Zjarri Turqi
TURQI - Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se 70 vetë, po shtohen akuzat për neglizhime të masave të sigurisë ndaj zjarrit. Sipas mediave turke dëshmitarët okularë kanë thënë se alarmi i zjarrit nuk kishte funksionuar dhe se nuk kishte pasur bombola për fikjen e zjarrit. Klientëve të hotelit dymbëdhjetëkatësh u ishte dashur të kërkonin rrugët e shpëtimit në errësirë të plotë duke kaluar përmes korridoreve të mbushura me tym.
Sipas raportimeve kanë ndodhur skena dramatike. Disa vetë u hodhën në panik nga dritaret, të tjerë u përpoqën të zbrisnin nga dritaret duke përdorur çarçafë. Brigadës së zjarrfikësve iu desh të vinte nga qyteti Bolu që gjendet rreth 40 kilometra larg hotelit, i cili ndodhet në malet e mbuluara me borë.
Kritika ndaj zbutjes së rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit
Partia më e madhe opozitare, CHP, e akuzoi qeverinë islamike-konservatore në Ankara për zbutjen e rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit në vitin 2012. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit hoteli nuk kishte as sistem spërkatës me ujë për raste zjarri, edhe pse një pajisje e tillë është e detyrueshme. Kjo bëri që zjarri të përhapej më shpejt duke shkaktuar një numër më të madh viktimash.
Ministria e Turizmit gjithashtu ia hedh fajin Drejtorisë Rajonale të Zjarrfikësve, e cila nuk ka inspektuar si duhet.
Akuza dhe arrestime
Prej zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e së martës në hotelin, ku po qëndronin më shumë se 230 turistë, humbën jetën 76 vetë dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se përgjegjësit do të përballen me organet e drejtësisë. Deri tani janë arrestuar nëntë vetë, përfshirë edhe pronarin e hotelit.
Ndërkohë ekipet Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit e kanë kontrolluar sërish hotelin në kërkim të viktimave apo të plagosurve. Për shkak se ndërtesa është kryesisht prej druri, ekziston rreziku i shembjes. Çatia e hotelit dymbëdhjetëkatësh është dëmtuar rëndë dhe palestra në katin e poshtëm është djegur plotësisht./DW
zjarre turqi
Bota
23 January 2025, 07:57
B.Z
Donald Trump
SHBA - Politikat e emigracionit të Donald Trump ka të ngjarë të ndikojnë në debatin e politikave të migraci...
Bota
23 January 2025, 07:54
M.B
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndikim të madh mbi fazën e ...
Bota
23 January 2025, 07:47
B.Z
Zjarri
KALIFORNI - Zjarret e vazhdueshme në Kaliforni ka të ngjarë të jenë fatkeqësia më e kushtueshme në historin&...
Bota
23 January 2025, 07:44
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump shpalli të mërkurën lëvizjen Houthi të Jemenit, të njohur zyrtarisht si Ansar A...
Bota
23 January 2025, 07:40
M.B
Kongesmenët
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalim...
Bota
23 January 2025, 07:31
M.B
Donald Trump dhe Andrew Puzder
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si dr...
Bota
23 January 2025, 07:25
B.Z
Donald Trump
SHBA - Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të...
Bota
22 January 2025, 22:57
N.F
Mauricio Fune
NIKARAGUA- Ish-presidenti i El Salvadorit, Mauricio Funes, ka vdekur në moshën 65-vjeçare. Lajmin e njoftoi Ministria e...
Bota
22 January 2025, 22:53
r.ll
Nizem Ozama Elmasri Habis
ITALI- Lirimi dhe kthimi në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, i Nizem Ozama Elmasri Habis, kreut të policis...
Bota
22 January 2025, 22:47
r.ll
pamje nga forumi
SIRI- Ministri i Jashtëm i qeverisë aktuale të Sirisë tha sot se heqja e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj...