9 September 2026, 21:20
Nga G.M
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe bashkëshortja e tij, Olena pas arritjes në Oslo më 8 shtator.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe bashkëshortja e tij, Olena pas arritjes në Oslo më 8 shtator.
Aeroplani me të cilin po udhëtonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për në Oslo, ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të mbretit të Norvegjisë, “për pak sa nuk u godit” nga një dron gjatë nisjes nga Moldavia të martën, tha të mërkurën kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, për transmetuesin publik NRK.
“Aeroplani i tij për pak sa nuk u godit nga një dron teksa po nisej nga Moldavia. Ky është realiteti me të cilin përballet ai”, tha Store.
Store nuk dha detaje të tjera për këtë incident. Të mërkurën, Zelensky mori pjesë në ceremoninë mortore të mbretit Harald V të Norvegjisë, duke marshuar pas arkivolit të tij së bashku me krerë të tjerë shtetesh në qendër të Oslos. Ndërkaq, pas ceremonisë së varrimit të mbretit të Norvegjisë, Zelensky u largua nga ky shtet dhe u nis drejt Kanadasë për bisedime me udhëheqësit atje, tha Store për NRK.
Gjatë qëndrimit në Oslo, Zelensky u takua me kryeministrin Store, me ministrin norvegjez të Financave, Jens Stoltenberg dhe atë të Jashtëm, Espen Barth Eide me të cilët bisedoi për ndihmën ushtarake të Norvegjisë, përfshirë ndihmën për mbrojtjen ajrore dhe mbështetjen për civilët. Zelensky, vendi i të cilit përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia më 2022, vazhdimisht u kërkon shteteve aleate të Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore për t’iu kundërvënë sulmeve ruse./REL
volodymyr zelensky ukraine
Bota
9 September 2026, 21:14
G.M
Selia e IAEA-së në Vjenë. Fotografi nga arkivi.
Bordi i Guvernatorëve i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të B...
Bota
9 September 2026, 19:15
E.d
Israel Katz
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite do të mbajë praninë e saj ushtarak...
Bota
9 September 2026, 19:09
G.M
Emigrantët në Ceuta
SPANJA- Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë emergjente prej 114.7 milionë eurosh për Spanjën, m...
Bota
9 September 2026, 18:30
E.d
Marco Rubio dhe Abelardo de la Espriella
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua në Barranquilla me presidentin e ri të Kolumbis...
Bota
9 September 2026, 18:15
E.d
Miguel Diaz-Canel
KUBA- Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel ka deklaruar se vendi i tij nuk do të bëhet më kurrë koloni apo neokoloni ...
Bota
9 September 2026, 18:10
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se regjimi iranian ndodhet pranë kolapsit, ndërsa përplasjet me...
Bota
9 September 2026, 18:00
E.d
Foto ilustruse
Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë përshkallëzuar ndjeshëm përplasjen mes tyre, pasi Uashingtoni shkatërroi ...
Bota
9 September 2026, 17:20
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur ndalime importi dhe ka rritur tarifat mbi produktet kanadeze, duke përshkallëzua...
Bota
9 September 2026, 17:14
G.M
Dmitry Peskov
RUSI- Rusia e konsideron Abu Dhabin si vendin e preferuar për zhvillimin e bisedimeve të ardhshme për përfundimin e luft&...
Bota
9 September 2026, 16:23
G.M
Pamje nga aksidenti
POLONI- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Poloni, ku nj&eum...