LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari ukrainas për sanksionet mbërrin në Uashington teksa ligji për Rusinë përballet me pengesa

Vladyslav Vlasiuk, komisioneri i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për sanksionet, pritet të takohet me ligjvënës amerikanë, ndërsa Kievi po bën përpjekje që Kongresi të çojë përpara projektligjin për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit, që mban emrin e senatorit të ndjerë, Lindsey O.Graham.

1 September 2026, 11:26 Nga G.M
Zyrtari ukrainas për sanksionet mbërrin në Uashington teksa ligji
Flamujt e Ukrainës dhe SHBA-së valëviten pranë Kongresit amerikan, në Uashington. Foto arkivi.

SHBA- Zyrtari kryesor i Ukrainës për sanksionet ka mbërritur në Uashington, në përpjekje për të mbajtur gjallë një projektligj gjithëpërfshirës për sanksionet, i cili u miratua në Senatin amerikan me mbështetje të gjerë dypartiake, por tani përballet me një test më të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Vladyslav Vlasiuk, komisioneri i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për sanksionet, pritet të takohet me ligjvënës amerikanë, ndërsa Kievi po bën përpjekje që Kongresi të çojë përpara projektligjin për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit, që mban emrin e senatorit të ndjerë, Lindsey O.Graham. Legjislacioni u miratua në Senat më 7 gusht, me 86 vota pro dhe 11 kundër, duke reflektuar një pajtim të rrallë dypartiak.

Por, projektligji ende nuk është hedhur në votim në Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët kanë ngritur shqetësime për dispozitat që do t’i jepnin presidentit Donald Trump autoritetin për të vendosur tarifa deri në 100 për qind ndaj vendeve që blejnë naftë dhe gaz rus, ose ndihmojnë Moskën t’u shmanget sanksioneve.

Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, tha më 31 gusht se grupi i tij parlamentar nuk kishte mbajtur qëndrim për projektligjin. Demokratët janë të shqetësuar se legjislacioni mund t’i japë Trumpit kompetenca shtesë për tarifa dhe sanksione, të cilat administrata e tij mund t’i përdorë në mënyrë tepër të gjerë.

Nga fitorja dërrmuese në Senat te pasiguria në Dhomën e Përfaqësuesve

Legjislacioni është rezultat i më shumë se një viti negociatash mes Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve ukrainas. Ai u mbështet fuqishëm nga senatori i ndjerë republikan, Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, i cili arriti një marrëveshje me administratën Trump para vdekjes së tij në korrik. Një grup dypartiak senatorësh e çoi më pas përpara këtë masë.

Versioni i Senatit parashikon sanksione ndaj zyrtarëve rusë, oligarkëve dhe familjarëve të tyre, si dhe ndaj institucioneve financiare dhe subjekteve të huaja që mbështesin përpjekjet e Moskës në luftë. Ai synon gjithashtu të ashtuquajturën flotë në hije të Rusisë, anije që përdoren për transportin e naftës dhe për t’iu shmangur kufizimeve perëndimore.

Paketa zgjat Ligjin në fuqi për Sanksione ndaj Iranit, dhe përfshin masa që synojnë sektorët energjetikë dhe të armëve të Iranit. Shtëpia e Bardhë e ka mbështetur legjislacionin, duke e paraqitur atë si një tjetër mjet që Trump mund ta përdorë për të rritur presionin ndaj Moskës dhe për ta shtyrë Rusinë drejt negociatave.

Dispozita më e debatueshme lidhet me tarifat. Versionet e mëparshme të projektligjit parashikonin tarifa deri në 500 për qind. Versioni i miratuar nga Senati e uli maksimumin në 100 për qind dhe e kufizoi masën ndaj blerësve të mëdhenj të naftës ose gazit rus dhe vendeve të përfshira në shmangien e sanksioneve. Kina dhe India mund të përballen me pasojat më të mëdha për shkak të blerjeve të tyre të energjisë ruse.

Mbështetësit argumentojnë se kjo dispozitë synon t’i japë Shtëpisë së Bardhë levë presioni ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë energji nga Rusia, në vend që të shkaktojë automatikisht një luftë të gjerë tregtare. Kritikët vënë në pikëpyetje shkallën e diskrecionit që do t’i jepej Trumpit për të vendosur se kur tarifat duhet të vendosen ose të hiqen.

Republikani Don Bacon nga Nebraska është ndër ata që i bëjnë thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të veprojë, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

“Projektligji për sanksionet ndaj Rusisë u miratua me 86-11. Dhoma duhet ta votojë sa më shpejt”, tha Bacon më 31 gusht. “Disa po lejojnë që perfeksioni të bëhet armik i së mirës në Dhomë. Kongresi duhet të ndërmarrë veprime të qarta në mbështetje të Ukrainës dhe kundër [presidentit rus, Vladimir] Putinit, dhe duhet ta bëjë këtë tani”.

Senatorja Jeanne Shaheen nga Nju Hempshër, një demokrate që mbështet masa më të ashpra ndaj Moskës, bëri thirrje për veprim të Kongresit më 31 gusht, ndërsa kritikoi administratën Trump për trajtimin ndaj një zyrtari të lartë rus.

“Ndërsa Rusia vret civilë në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë pret në territorin amerikan ministrin e Financave të Putinit, ndaj të cilit janë vendosur sanksione”, tha Shaheen, duke iu referuar pjesëmarrjes së ministrit rus të Financave, Anton Siluanov, në një takim të G20-s në Karolinën e Veriut më 31 gusht. “Administrata Trump duhet të ushtrojë presion ndaj Putinit dhe njerëzve të tij të afërt, jo t’u ofrojë atyre një platformë. Tani që Dhoma është kthyer në Uashington, është koha të miratojmë sanksionet ndaj Rusisë.”

Ukraina paraqet argumentet e saj

Vizita e Vlasiukut vjen në një kohë kur Ukraina po përpiqet t’i mbajë ligjvënësit të fokusuar te aftësia e Rusisë për të financuar dhe vazhduar luftën. Kievi ka argumentuar prej kohësh se përpjekjet e luftës të Rusisë varen në masë të madhe nga të ardhurat prej eksporteve energjetike dhe nga rrjetet e kompanive, institucioneve financiare dhe ndërmjetësve që ndihmojnë Moskën t’u shmanget sanksioneve.

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë gjithnjë e më shumë thirrje qeverive perëndimore që të ndëshkojnë këto rrjete, në vend që thjesht të shtojnë individë rusë në listat e sanksioneve. Vlasiuk ka punuar gjithashtu me qeveritë evropiane për të koordinuar sanksionet ndaj prodhuesve rusë të armëve dhe furnizuesve të huaj që mbështesin industrinë ruse të mbrojtjes.

Në gusht, ai i tha Radios Evropa e Lirë se votimi në Senat dërgoi “një sinjal të fortë nga populli amerikan” se Rusia duhet të paguajë një çmim më të lartë për agresionin e saj dhe se mbështetja për Ukrainën mbetet e fortë.

“Tani presim miratimin e projektligjit nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe miratimin përfundimtar nga Kongresi”, tha Vlasiuk.

Roli i Zelenskyt

Gjatë vizitës së tij në Uashington në korrik, Zelensky u takua me senatorë dhe u bëri thirrje atyre të çonin përpara paketën e sanksioneve, pas muajsh pasigurie në Kongres. Ndërhyrja e tij ndihmoi në sigurimin e votimit 86-11 dhe tregoi se mbështetja për presion shtesë ndaj Moskës mund të kapërcejë ende ndarjet partiake.

Senatori Richard Blumenthal, një nga demokratët që mbështesin legjislacionin, ka argumentuar se masa mund të rrisë koston ekonomike të luftës së Rusisë dhe të forcojë ndikimin e Uashingtonit në negociata.

Senati hodhi poshtë një amendament që do të hiqte dispozitën për tarifat ndaj vendeve që blejnë naftë bruto ose gaz natyror me origjinë ruse, ose që lehtësojnë shmangien e sanksioneve. Amendamenti dështoi me 32 vota pro dhe 64 kundër, përpara se projektligji përfundimtar të miratohej me 86-11. Ky votim nënvizoi rëndësinë që mbështetësit i kushtojnë mekanizmit të tarifave si mënyrë për t’i bërë sanksionet më efektive.

Blumenthal ka thënë se i ka ofruar Zelenskyt që të kthehet në Uashington për t’iu drejtuar personalisht anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, siç bëri me senatorët. Megjithatë, deri më 31 gusht, mbetej e paqartë nëse një vizitë e tillë mund të realizohej në javët e ardhshme.

Politika e vonesës

Pyetja e menjëhershme është nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve mund të ruajnë një pjesë të mjaftueshme të koalicionit të Senatit për ta sjellë projektligjin në votim. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, nuk është zotuar për një votim, ndërsa legjislacioni po konkurron për vëmendje me masat për financimin e qeverisë dhe prioritete të tjera, ndërsa ligjvënësit kthehen nga pushimi veror.

Shumica e ngushtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve e bën veçanërisht të rëndësishëm kompromisin dypartiak. Për Ukrainën, vonesa mbart rreziqe. Kievi dëshiron që fokusi të mbetet te ekonomia e luftës e Rusisë: të ardhurat nga nafta, rrjetet e shmangies së sanksioneve dhe aftësia për të vazhduar prodhimin e armëve.

Votimi në Senat i dha Kievit dëshmi se mbështetja dypartiake për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë mbetet e fortë. Por. një përplasje e zgjatur në Dhomën e Përfaqësuesve mund ta shndërrojë këtë konsensus në një debat më të gjerë mbi kompetencat e Trumpit për tarifat tregtare./REL

shba ukraine rusi

Sondazh

Bota 31 August 2026, 22:57 E. D

Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin

Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat amerikane do ta godasin “ashpër” Iranin , pasi Korpusi i Gardës R...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin