Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Braktisën reformën zgjedhore pas prishjes së Teatrit, Gjiknuri kërkesë opozitës jashtëparlamentare për t’u kthyer në
20 May 2020, 11:05Nga DOSJA
TIRANË –Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i ka dërguar kërkesë opozitës jashtëparlamentarë të rikthehet në tryezë. Kërkesa i është dërguar përfaqësuesit të LSI, Petrit Vasili dhe atij të PD, Oerd Bylykbbashi.
Këta të fundit braktisën tryezën e Reformës Zgjedhore menjëherë pas aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, i cili pasi mblodhi të dielën kryesinë e PD, njoftoi braktisjen e bisedimeve.
Dy ditë më parë pritej të zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Politik, por Reforma Zgjedhore u ndërpre, si pasojë e mungesës së përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare. Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje opozitës që të mos braktisë treyzën e reformës, pasi i është zotuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që do të reformojë sistemin.
Deri më tani palët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari. Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare. Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se nuk do të heqin dorë nga qeveria tranzitore, ndërsa akuzojnë Ramën, se kërkon të kapë administratën zgjedhore me militantë.
Afati për mbylljen e reformës zgjedhore është 30 qershori, por palët janë zotuar se do ta përfundojnë brenda këtij muaji.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT-Demokratët e Beratit janë nisur ditën e sotme drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila pritet ...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur sot për dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës të zhvilluar të diel...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur sot për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për media...
Tiranë- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një postim në Twitter ka deklaruar se Amerika i ka ofruar Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë për luf...
TIRANE–Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar aksionin anti-kanabis të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kukës. Përmes disa postimeve në Tëitter, Llesha...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish për protestën e zhvilluar dy ditë më parë dhe akuzon policinë për dhunë. Në një intervistë p...
Tiranë- Pak orë para protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Edi Rama nuk ka problem të vrasë njerëz. Aj...
TIRANË –Unioni Ndërkombëtar i Partive të Djathta ka shprehur shqetësim të thellë, në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke dënuar shembjen e godi...
TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me një debat që ka bërë Edi Rama me aktivistin nga Kosova Rron Gjinovci. Në një p...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për arrestimin e protestuesve pas tubimit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar të dielën. Në një reagim në media...