Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ekspertët ushtarakë paralajmërojnë se ky dislokim nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si një kërcënim ndaj Rusisë apo si shenjë e një zhvillimi të menjëhershëm të rrezikshëm.

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka shfaqur në thellësi të oqeaneve tre nga katër nëndetëset që përbëjnë forcën e saj parandaluese bërthamore. Burime nga Marina Mbretërore e cilësojnë lëvizjen si të pazakontë.
Britania mban dy nëndetëse në lundrim: një të armatosur me koka bërthamore dhe një tjetër në mision stërvitor. Megjithatë, tre prej katër nëndetëseve bërthamore Vanguard ndodhen në det. Të paktën njëra prej tyre është e pajisur me raketa bërthamore Trident.
Ekspertët ushtarakë paralajmërojnë se ky dislokim nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si një kërcënim ndaj Rusisë apo si shenjë e një zhvillimi të menjëhershëm të rrezikshëm.
Megjithatë, lëvizja vjen në një periudhë kur autoritetet britanike kanë shtuar deklaratat për gatishmërinë ndaj skenarëve të mundshëm të krizave dhe konflikteve.
Javën e kaluar, ministri britanik i Mbrojtjes, ëes Streeting, u bëri thirrje qytetarëve të përgatiten për situata emergjente, përfshirë sulme kibernetike dhe akte terroriste të nxitura nga fuqi armiqësore. Ndërkohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm u kërkoi ushtarëve të jenë të gatshëm për një luftë të mundshme.
Po gjatë javës së kaluar, forcat ajrore britanike dhe franceze zhvilluan një stërvitje që simulonte një sulm bërthamor ndaj një vendi kundërshtar.
Strategjia bërthamore e Britanisë
Britania e Madhe ndjek politikën e mbajtjes së të paktën një nëndetëseje bërthamore në patrullim të vazhdueshëm. Qëllimi është të garantohet aftësia për të kundërpërgjigjur me armë bërthamore edhe në rast se vendi do të pësonte një sulm shkatërrues.
Ky sistem përbën thelbin e strategjisë britanike të parandalimit bërthamor: nëndetëset mund të qëndrojnë të fshehura nën ujë dhe të ruajnë mundësinë e një kundërgoditjeje.
Ndryshe nga Rusia, e cila disponon edhe armë bërthamore taktike, arsenali britanik mbështetet te një forcë parandaluese e bazuar në det, pa një kategori të veçantë armësh bërthamore taktike apo të fushëbetejës.
Flota britanike përbëhet nga nëntë nëndetëse: pesë të klasës Astute, të projektuara për misione sulmuese konvencionale, dhe katër të klasës Vanguard, të pajisura me raketa balistike Trident dhe të ngarkuara me detyrën e parandalimit bërthamor.
Dislokimi i tre prej katër nëndetëseve Vanguard në të njëjtën kohë mbetet një zhvillim i pazakontë, por pa informacione të mëtejshme zyrtare nuk mund të përcaktohet nëse lidhet me një kërcënim të caktuar apo me rrethana operative të flotës./Dosja.al
SHBA- Tre vëllezërit Alexander, mes tyre dy manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili n&eum...
AFRIKË- Një incident ka ndodhur në brigjet e Gabonit ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë t...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte përgatitur të mbante pushtetin me forcë, por h...
IZRAEL- Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve parlamentare në Izrae...
IZRAEL- Izraeli duket se është në një bllokim politik. Me 85% të votave të numëruara pas zgjedhjeve të së mar...
BRITANI- Aktivisti britanik Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është shpallur fajtor p&e...
FRANCË- Senati francez ka miratuar një projektligj i cili parashikon detyrimin e protestuesve për të paguar deri në 10 mijë ...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do të përballet me vështirësi në rrug&e...
ITALI- Studiuesi italian 30‑vjeçar Youssef Siher, me origjinë marokene, është liruar nga arresti me burg të shtunën në mbr...
KORE E JUGUT- Rregullatori i medias dhe telekomunikacionit në Korenë e Jugut ka urdhëruar kompanitë amerikane Google dhe Apple të pagu...