28 October 2026, 19:36
Nga E.M

BRITANI- Aktivisti britanik Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është shpallur fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve, pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër.
43-vjeçari u përball me dy akuza për kërcënimin që shkaktoi frikë nga dhuna ndaj gazetarit investigativ Andrew Young dhe Jacob Dirnhuber, redaktor në Daily Mail dhe MailOnline. Sipas BBC-së, vendimi u mor nga juria me 10 vota pro dhe dy kundër.
Akuzat lidhen me një seri postimesh dhe mesazhesh të publikuara në platformën X, si dhe me një telefonatë të dyshuar, gjatë periudhës 5–7 gusht 2024. Sipas aktakuzës, Robinson dyshohet se u kishte dërguar gazetarëve mesazhe kërcënuese, duke përmendur edhe mundësinë e paraqitjes në banesat e tyre.
Në disa prej mesazheve të përfshira në çështje, ai dyshohet se u kishte thënë gazetarëve se do të shkonte në shtëpitë e tyre. Robinson i kishte mohuar akuzat në një seancë gjyqësore në vitin 2025.
Robinson është një figurë e njohur e së djathtës ekstreme në Britani dhe bashkëthemelues i English Defence League (EDL), grup që kundërshton Islamin dhe emigracionin. Ai ka pasur edhe më parë përballje me drejtësinë, me dënime për vepra të ndryshme penale./Dosja.al
Stephen Yaxley-Lennon
Bota
28 October 2026, 19:28
E.M
FRANCË- Senati francez ka miratuar një projektligj i cili parashikon detyrimin e protestuesve për të paguar deri në 10 mijë ...
Bota
28 October 2026, 19:24
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do të përballet me vështirësi në rrug&e...
Bota
28 October 2026, 18:27
E.M
ITALI- Studiuesi italian 30‑vjeçar Youssef Siher, me origjinë marokene, është liruar nga arresti me burg të shtunën në mbr...
Bota
28 October 2026, 17:56
E.M
KORE E JUGUT- Rregullatori i medias dhe telekomunikacionit në Korenë e Jugut ka urdhëruar kompanitë amerikane Google dhe Apple të pagu...
Bota
28 October 2026, 17:41
E.M
SELANIK- Trazira dhe përplasje të shumta u shkaktuan ditën e mërkurë në qendër të Selanikut mes protestuesve dhe polici...
Bota
28 October 2026, 17:23
E. D
pamjet
SPANJË- Përplasja tragjike e trenave, e ndodhur pranë Toledos në Spanjë, dyshohet se është shkaktuar nga gabimi...
Bota
28 October 2026, 16:49
E.M
SPANJË- Kryeministri Pedro Sánchez ka shpallur tri ditë zie zyrtare pas përplasjes së dy trenave ku humbën jetën të p...
Bota
28 October 2026, 16:41
E.M
BRAZIL- Kandidati presidencial brazilian, Flávio Bolsonaro, së bashku me familjen e tij, ka mbërritur në Miami të mërkurën...
Bota
28 October 2026, 16:32
E.M
SPANJË- 68 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, më 28 t...
Bota
28 October 2026, 16:27
E. D
Benjamin Netanyahu, Gandhi Eisenkot
IZRAEL- Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë prodhuar një rezultat të paqartë, duke e futur...